Aktualitet
Ambasadori amerikan Wendt në SPAK, SHBA jep sinjalin e fortë për luftën ndaj krimit
Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku në fokus kanë qenë çështjet që lidhen me luftën kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.
Gjatë takimit është diskutuar edhe roli i institucioneve të pavarura në adresimin e këtyre problematikave, si dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Në një reagim lidhur me takimin, ambasadori Wendt theksoi se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm përbën një nga prioritetet e administratës së Presidentit Donald Trump.
Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit SHBA-Shqipëri për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe përballimin e sfidave që lidhen me krimin e organizuar dhe sigurinë.