✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Gati ndryshimi i madh/ Veliaj premton çerdhet dhe kopshte falas në 2027

Ndryshon drejtimi i Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë. Arjola Byzyka do të marrë drejtimin e këtij institucioni, duke zëvendësuar Zhaneta Beqirin, e cila e ka mbajtur këtë detyrë prej vitesh.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka falënderuar Beqirin për 13 vitet e bashkëpunimit dhe kontributin në drejtimin e institucionit.

Në të njëjtin njoftim, Veliaj ka bërë të ditur edhe një vendim që prek familjet e kryeqytetit. Sipas tij, duke nisur nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet në Tiranë do të ofrohen falas.

Kryebashkiaku e ka cilësuar këtë si një hap në mbështetje të prindërve dhe lehtësimin e barrës financiare për familjet. Mbetet për t’u parë se si do të zbatohet kjo nismë dhe cilat do të jenë modalitetet konkrete të përfitimit.

Reagimi i plotë: 

Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite.

Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet. Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas!  Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë.

Advertisement