Connect with us

Bota

Ankaraja refuzon ngushëllimet e SHBA-së

Ministri i Brendshëm turk: Nuk e pranojmë ngushëllimin

1668421994_Soylu.PNGTurqia hodhi poshtë të hënën ngushëllimet e SHBA-së për vdekjen e gjashtë personave në një sulm me bombë në Stamboll që u krye nga grupi terrorist.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizimin me armë të degës siriane të grupit terrorist PKK , YPG në Sirinë veriore.

“Ne nuk e pranojmë mesazhin e ngushëllimit të ambasadës së SHBA . Ne e refuzojmë atë”, tha Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në komentet televizive.

Kush është gruaja siriane që hodhi bombën në Stamboll, u trajnua si oficere nga kurdët! Hyri ilegalisht në Turqi

1668417126_we.JPGAhlam Albashir është gruaja që u arrestua pasi dyshohet se është autorja e sulmit kamikaz që shkaktoi 6 viktima në Stamboll. Gjatë marrjes në pyetje ka zbuluar lidhjen me kurdët.

Me origjinë nga Siria, Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk.

 

Bota

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Von der Leyen dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Diplomatja europiane përmes një postimi në “X” e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në “X”.

 

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni

 

Continue Reading

Bota

Kryeministria sllovake: Fico është qëlluar disa herë, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

Në një mesazh të postuar më vonë në faqen e Robert Ficos në Facebook, stafi i tij tha se ai u qëllua disa herë dhe ishte “aktualisht në një gjendje të rrezikshme për jetën”.

Ata thanë se ai po transportohej në Banksa Bystrica pasi kishte nevojë për një operacion urgjent. Orët e ardhshme do të jenë kritike, thuhet në mesazh.

Continue Reading

Bota

Iu bë atenta sot, kusht eshte Kryeministri sllovak që mbeti i plagosur?

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni.

Kush është Robert Fico?

Kryeministri sllovak Robert Fico u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Ai drejton partinë populiste të krahut të majtë Smer-SSD dhe fitoi votimin tetorin e kaluar me premtimet për të ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën, por mohoi të ishte pro-rus. Fico u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak në 2018.

“Nëse Smer hyn në qeveri, ne nuk do të dërgojmë asnjë raund të vetëm municioni në Ukrainë,” u tha Fico mbështetësve gjatë fushatës së tij.

Kjo, si dhe premtimi i tij për t’i rezistuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, bëri që disa shikues ta krahasojnë Fico me kryeministrin e djathtë populist të Hungarisë, Viktor Orban.

Continue Reading

Bota

Momenti i atentatit ndaj kryeministrit sllovak/ Truprojat ndërhyjnë për ta mbrojtur, nuk dihet gjendja e tij

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe autori është ndaluar nga policia.

Ndërsa në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi brutal dhe i pamëshirshëm ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për tu rikuperuar. Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

 

Continue Reading

Bota

VIDEO/ Atentat kryeministrit të Sllovakisë, dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes, kapet autori

Dalin pamjet e para nga atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Ai u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, raportojnë mediat vendase.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Fico është dërguar në spital dhe autori i sulmit është ndaluar nga policia.

Qyteti ku u qëllua Robert Fico, Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

 

 

Një video e publikuar në rrjetet sociale pak sekonda pas ngjarjes tregon disa persona, mes tyre edhe truprojat që nxitojnë për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova.

Në reagimin e saj fillestar për ngjarjen e rëndë, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij shërim të shpejtë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING