Politike
‘Armik i egër’, Berisha: Sorosin dhe të birin do e shpallim non-grata
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/11/berisha-2.jpg)
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një mbledhje me qytetarë të Tiranës ditën e sotme ka folur për ndërtimet në kryeqytet, teksa tha se “kullat e ndërtuara në Tiranë janë si kërpudha pas shiut, kur duhet të ndërtoheshin në komplekse”.
Më tej Berisha foli për Xhorxh Sorosin, të cilin e konsideroi si një armik të egër të Shqipërisë, ndërsa tha se një nga aktet e para që do ndërmarrë me pushtetin do jetë shpallja non-grata e tij dhe të birit dhe dyllosja e asaj që e quajti ‘shoqatë e kapur’, ndërsa shtoi se u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve në SHBA të mos votojnë politikanë të financuar nga ai.
“Në Tiranë ka dendësi popullate nga më të mëdhatë në botë me këto kullat e drogës, ka të varrosura 125 monumente të dëshmisë së trashëgimisë së saj. Jo për tu mbrojtur po ju them se në 8 vite sa isha asnjë kullë nuk u firmos. Po të donte të ndërtonte kulla, se dhe ato kanë por ndërtohen në kompleks e jo si kërpudha për të prishur qytetin. Projekt tjetër u firmos vazhdimi i bulevardit, kishim një koncept tjetër për Tiranën. Përsëri ka djem dhe vajza të shkolluar që kanë përgatitur projekte për shpëtmin e Tiranës dhe ju garantoj se kryebashkiaku i ardhshëm do i përfillë maksimalisht.
Ka një problem për Sorosin, ka një polemikë në SHBA. Guvernatori i Floridas i ka shpallur luftë se po shkatërron Amerikën, ai nuk po e shkatërron por po e dëmton ndaj dhe u kam bërë thirrje shiqptarëve të mos votojnë për kandidatët e financuar nga Sorosi në SHBA. Një nga aktet e para do jetë dyllosja e shoqatës së kapur dhe shpallja non-grata e Sorosit dhe të birit. Ne u qendrojmë vlerave që u besojmë, konservatorizmit dhe traditës. Ai është një armik i egër i Shqipërisë. Programi për rninë do jetë në qendër, nuk ka mëdyshje këtu, beteja jonë është të bindim rininë se Shqipëria është vend i bekuar ku mund të ndërtojnë të ardhmen”, u shpreh Berisha.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)
-
Sport6 hours ago
VIDEO/ Goli i shpejtë i Nedim Bajramit “fikson” Europën, komentatori grek nuk përmbahet
-
Bota11 hours ago
Stoltenberg: NATO do të përballet me diçka që nuk e ka menduar kurrë
-
Sport7 hours ago
Në Gjermani me kombëtaren kuqezi për Euro 2024, bashkëshortja e surprizon në fushë Silvinjon
-
Pinknews2 hours ago
Tifozat e “masakruan” në rrjet Elseid Hysajn, Jul Deda bën reagimin e fortë (FOTO)
-
Pinknews7 hours ago
U aludua se po hetohet nga SPAK dhe kërcënoi zyrtarët e IKMT, reagon Luiz Ejlli
-
Kosova2 hours ago
Tragjike/ Vetëvritet me armë zjarri në banesë 45-vjeçarja nga…
-
Aktualitet16 hours ago
Spahiu: Ja pse ju dha vula e PD Berishës
-
Bota2 hours ago
Miliarderi britanik i naftës vret gruan e tij prezantuese dhe më pas bën vetëvrasje