Connect with us

Politike

Asgjë, hiç/ Abilekaj: Rama bën show me diplomacinë, s’i sjell asnjë të mirë vendit

Bashkëpunimi i shumëdiskutuar mes Shqipërisë dhe Italisë duket se ka ngecur në vend, duke mos sjellë rezultate konkrete.

Enton Abilekaj risolli në vëmendjen një takim të nëntorit të shkuar, si dhe afatin gjashtëmujor të vendosur në një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive për organizimin e një takimi të nivelit të lartë mes biznesmenëve nga të dy vendet.

Por siç theksoi Abilekaj, ky takim i nivelit të lartë nuk ka prodhuar asnjë lëvizje konkrete, duke vënë në diskutim sipas tij, edhe efektivitetin e diplomacisë shqiptare.

Ky takim, u shpreh ndër të tjera Abilekaj, do të shërbente si një platformë për të forcuar lidhjet tregtare, duke pasur parasysh se Italia është cilësuar si partneri i parë tregtar i Shqipërisë.

Jo vetëm që takimi me biznesmenët nuk u realizua, por edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë që ishin pjesë e marrëveshjes fillestare munguan në takimet pasuese.

Kjo mungesë rezultatesh shihet nga ana e Abilekajt, si një “diplomaci show”, që synon më shumë të krijojë një imazh pozitiv mediatik sesa të sjellë përfitime reale për vendin.

Ju referova dokumentit të 13 nëntorit se mbaja mend që kishim vendosur diçka në takimin ku bënë mbledhjet e dy qeverive. 10 ministra shqiptarë, 10 ministra italianë. Ju kujtohet? Dhe lanë një afat atë, gjashtë mujor. i cili do ishte, këtu e kam këtu që në këtë afat gjashtë mujor këta do merrnin biznesmenë nga Italia dhe nga Shqipëria dhe do flisnin vetëm për fushat, do bënin një takim me biznesmenët pas gjashtë muajsh, që jemi sot domethënë, dhe do flitej për fushat konkrete të bashkëpunimit, ku s’do bënin më fjalë. Se Italia ishte partneri i parë tregtar i Shqipërisë sipas tyre. Ke këtu është dokumenti zyrtar këtu. Kalojnë gjashtë muaj dhe jo vetëm që nuk janë ata, por nuk janë as ministrat që ishin.

Se atje ishte Belinda Balluku e para. Sot s’kishte as as Enea Karakaçi që e zëvendësoi Belindën, nuk ishte sot. Ishin vetëm ministrja e Ekonomisë, ministri i Pushtetit Lokal, që s’kanë asnjë lidhje me takimin që u la në atë. Dhe asnjë biznesmen nuk pamë. Pra, e kupton çfarë është kjo? Kjo është futja kot, nuk është diplomaci, kjo është dil edhe, këta duhet të kenë vetëm një drejtori se nuk ia vlen të kesh as politikë të jashtme as… Kjo është futja, bëjmë një xhiro deri tani dhe flasim kot dhe u tregojmë njerëzve që po kemi marrëdhënie me Italinë.

Çfarë marrëdhëniesh ka? Cilat janë marrëdhëniet tona? Të krahasojmë ne tani investimet në Shqipëri të Italisë që e ka mikeshë zoti Rama, me investimet në Serbi për shembull. Të Italisë. Që kalojnë 5 miliardë euro. Hajde krahasojmë, pse? Të gjejmë dhe arsyen. Kështu që kjo është diplomacia e futjes kot e këtij. Nuk është diplomaci kjo. Kjo është të dalë ky, ta tregojë datën, të fusë ato televizionet dhe të thonë u takuan, u ulën, u shtriu gjunjët, u bë gati, po s’ia vari. Pra, kemi të bëjmë me një njeri që vetëm show ka, nuk ka asnjë të mirë për vendin në asnjë aktivitet diplomatik që bën. Zero.

Advertisement