Connect with us

Sociale

Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në arsim dhe kulturë/ Ndihmëssekretarja e Shtetit Marie Royce viziton Shqipërinë

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore (ECA) Marie Royce viziton Shqipërinë, nga 14-17 tetori, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Në Shqipëri, Ndihmëssekretarja Royce do të takohet me anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh SHBA-Shqipëri në fushat e arsimit dhe kulturës”, thekson DASH.

“Përveç kësaj, ajo do të diskutojë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me Shqipërinë në trashëgiminë kulturore dhe do të vizitojë një projekt të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen Kulturore”, thekson DASH.

“Për nder të 80-vjetorit të Programit Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve (IVLP), Ndihmëssekretarja Royce do të paraqesë Çmimin IVLP për Shqipërinë”, shton DASH.

“Në fund, ajo do të takohet me disa studentë dhe pjesëmarrës të programeve të qeverisë amerikane në Shqipëri”, përfundon DASH.

Me Nën/Sekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce, në vazhdën e vizitave të nivelit të lartë të qeverisë amerikane në Shqipëri
Nënsekretarja e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën Marie Royce: Të nderuar të pranishëm! Faleminderit zoti Kryeministër Rama për mikpritjen!
Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe që tani jam mahnitur nga bukuria natyrore e vendit tuaj dhe mikpritja e ngrohtë e shqiptarëve.
Ne, SHBA kemi qenë me ju që në fillim. Lidhja mes SHBA dhe Shqipërisë, mes dy popujve tanë nuk ka qenë kurrë më e fortë se tani dhe jam shumë e lumtur që jam këtu në Shqipëri tani, si Zëvendës Sekretare Shteti për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës.
Dua të theksoj dhe përforcoj disa nga mënyrat tona të bashkëpunimit me Shqipërinë në arsim dhe kulturë. Më shumë se 2340 shqiptarë kanë marrë pjesë në programet e zyrës sime, për Arsimin dhe Kulturën. Siç vë re Presidenti Trump në strategjinë kombëtare të sigurisë, shkëmbimet mes popujve krijojnë rrjetet për liderët e të tashmes dhe të ardhmes politike, të shoqërisë civile dhe të arsimit që do të krijojnë një botë të lirë dhe të begatë.
Programet e shkëmbimit janë një nga mënyrat më të mira për shqiptarët dhe amerikanët dhe njerëz nga vende të tjera për të mësuar kulturat e tjera, të krijojnë miqësi dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre. Para pak kohësh, kolegu im, nënsekretari Keith Krach ishte këtu dhe unë jam këtu për të vazhduar rrugën e tij. Do shihni shumë amerikanë këtu, në Shqipëri, për këtë ju garantoj. Faleminderit, Zoti Kryeministër!
Faleminderit që më pritët sot dhe që theksuat vetëm disa nga programet shumë të rëndësishme që ne kemi bashkë. Mezi pres të ndjek mbledhjen tonë dhe të vazhdoj udhëtimin tim dhe e di që marrëdhënia mes SHBA dhe Shqipërisë do forcohet edhe më shumë në të ardhmen.
Shumë faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit dhe jeni shumë e mirëpritur si gjithmonë, kur dikush vjen nga ajo pjesë e botës, nuk më kujtohen në tërë përvojën time ndonjë vizitë në fushën e arsimit dhe të kulturës që të ishte e këtij niveli, prandaj kjo është një ngjarje e rëndësishme për ne, pasi kam shumë besim tek forca e arsimit, kulturës dhe megjithëse ju kemi parë gjithmonë si superfuqi, ka qenë gjithmonë në lidhje me fusha të ndryshme nga arsimi apo kultura.
Sigurisht, megjithëse kemi pasur që ditën e parë programe bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe arsimit, siç thatë edhe ju, një numër mbresëlënës shqiptarësh përfitojnë nga programet tuaja në SHBA, ka edhe më shumë shqiptarë që përfitojnë nga programet tuaja në Shqipëri, por prapë mendoj që ka shumë gjëra të tjera për të bërë dhe shpresoj shumë që vizita juaj të ndihmojë në këtë aspekt, për të bërë më shumë në të ardhmen e afërt dhe të largët dhe pa dyshim që ka shumë gjëra fantastike për të mësuar nga SHBA-të  edhe në fushat e arsimit dhe kulturës. Por më besoni që nuk janë pak gjëra që ju mund të mësoni nga kultura jonë. Në fund të ditës, kultura është një sferë ku SHBA ka akoma për të mësuar nga shumë vende të tjera që kanë një histori më të gjatë dhe shumë më komplekse të rrënjosur prej mijëra vitesh.
Faleminderit sërish për praninë dhe më lejoni të falënderoj edhe Ambasadoren tuaj këtu që ka sjellë shumë energji dhe vullnet për të sjellë më shumë mbështetje edhe në fushën e kulturës dhe arsimit dhe falënderoj Ambasadorin tonë në SHBA që ka qenë shumë i rëndësishëm në zgjerimin e horizontit të bashkëpunimeve tona.
Ja kalofshi bukur në Shqipëri!
Mezi e kthyem diellin dhe tani e kemi këtu për ju.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vjen oferta e parë për futbollistin e Milanit, ai është…

Sharl De Ketelare ishte padyshim një nga blerjet më të dështuara sezonin e kaluar, me mesfushorin belg që erdhi te Milani për 35 milionë euro, ku në 40 ndeshje nuk shënoi asnjë gol dhe dha vetëm një asist.“Djalli” duket se nuk ka më besim te 22-vjeçari dhe është në pritje të ofertave për të.Duket se e para ka ardhur nga Seria A, me Atalantën që ka shfaqur interes për belgun.Siç bëjnë me dije mediat italiane, bergamaskët janë të gatshëm që ta huzazojnë me të drejtë blerje De Ketelaren, teksa Milani ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Continue Reading

Sociale

Shqetësimi qytetar/ Rrugët e Dibrës si Kandahari (VIDEO)

Peshkopi/ Dibëra si Kandahari. Në redaksinë e NTV.AL vjen shqetësimi qytetar.

Jo vetëm rrugët e shkatërruara por edhe trotuaret po i veshtiresojne jeten njerezve. Femijeve po iu rrezikohet jeta cdo dite kur shkojnë në shkolle, pasi te dy krahet e trotuareve jane te bllokuara nga makinat qe tregtojne ushqime dhe tezgat e ambulanteve qe shesin. Bulevardi i qytetit te sjell ndermend kandaharin e famshem ne Afganistan. Edhe pse ankesat iu jane bere te ditura autoriteteve, prej policise bashkiake te Dibrës, nuk po merret asnje mase

Video e derguar nga nje qytetar

 

 

 

Continue Reading

Sociale

Protestë në Bërxullë, banorët përplasje me FNSH

Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiranë duke protestuar për rrugën që po ndërtohet në tokën e tyre. Protesta ka agravuar dhe në ndihmë të forcave të rendit kanë mbërritur edhe grupet e FNSH-s duke bërë të mundur edhe lirim e rrugës.

Banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.  Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

Continue Reading

Sociale

Bllokohet Rruga e Kombit, banorë ngrihen në protestë

Banorët e qytetit të Rubikut janë ngritur në protestë në shenjë kundërshtie për bllokimin e hyrjes së rrugës në anën lindore.

Banorët e zonës janë mbledhur të gjithë para Rrugës së Kombit, ndërsa pohojnë se penalizohen nga ky vendim.

Sipas tyre me bllokimin e hyrjes së rrugës, ata ngelen të izoluar. Pjese e protestës është bërë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli.

Continue Reading

Sociale

Vendimet e qeverisë/ Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike.

‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike. Dua të ndalem në këtë mbështetje që qeveria po jep për skemën e ndihmës ekonomike për përfituesit e saj janë mbi 64 mijë familje.

Do mbështeten për energjinë elektrike personat të cilët kanë status me aftësi të kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetje shkon nga 2000 mijë lekë në 3000 mijë lekë. Nga kjo mbështetje përfitojnë 12 mijë persona.’- u shpreh Manastirliu.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING