Connect with us

Politike

Baton Haxhiu: Gara pa rivalë në PD është fundi i saj, Berisha po e çon drejt shkatërrimit

Analisti Baton Haxhiu, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partia Demokratike, ku zgjedhjet në degë po shoqërohen me tensione dhe përplasje të forta. Sipas Haxhiut, situata lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si po menaxhohet gara e brendshme dhe mungesën e alternativave reale për drejtimin e partisë.

“E para, lideri i saj pretendon se mund ta udhëheqë PD-në nën misionin e tij, duke krijuar idenë se pa të partia shkatërrohet. Duke mos lënë asnjë alternativë tjetër dhe duke eliminuar kandidatët pretendues, PD është në ethe, pasi hyn në një garë jo për të fituar, por thjesht për të marrë pjesë, si ajo parulla në komunizëm ‘me rëndësi është të marrim pjesë në garë’”.

Në lidhje me garën për kreun e partisë, ku Sali Berisha kandidon i vetëm, analisti thekson se mungesa e rivalitetit real e dëmton procesin demokratik brenda PD-së.

“Gara pa rivalë nuk është garë, por imponim i një koncepti dhe i frikës, duke e mbajtur partinë për t’i dhënë fundin përfundimtar. Mendoj se sapo Berisha të zgjidhet kryetar, ai do të humbasë zgjedhjet në vijim dhe PD do të shkatërrohet. E keqja është se fundin po ia jep themeluesi i saj.”

Haxhiu shtoi se fokusi i Berishës nuk është fitorja elektorale, por përballja personale me kundërshtarët politikë, veçanërisht me kryeministrin Edi Rama.

“Berisha ka si qëllim jo të fitojë zgjedhjet dhe të forcojë PD-në, por merret vetëm me Ramën si person. Duke bërë këtë, po shkatërron vetveten dhe partinë. Njeriu duhet ta kuptojë pafuqinë dhe mungesën e ideve, përndryshe kjo çon në shkatërrim.”

Advertisement