Connect with us

Aktualitet

Beleri intervistë për gazetën greke: Rama filloi sulm kundër meje

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në qeli, ka dhënë intervistë me gazetën greke “Kathimerini”. Beleri përshkruan kushtet e paraburgimit të tij, pesëdhjetë ditë pas arrestimit dhe shpjegon se si u krijua komploti kundër tij.

Ai tregon momentin e arrestimit, duke e përshkruar si ndalim të një personi që konsiderohet ‘terrorist’. Beleri u kërkon qytetarëve që të kenë durim dhe të mos humbasin besimin tek demokracia dhe në shtetin e së drejtës.

INTERVISTA nga Jani Soulioti

Pyetje- Zoti Beleri, së pari si jeni, jeni i paraburgosur 50 ditë, cilat janë kushtet me të cilat jeni të përballur brenda në burg?

Fredi Beleri: Mik, jam 50 vjeç. Jo vetëm bashkëmoshatarët e mi por edhe ata më të mëdhenj, pjesëtarë të minoritetit etnik grek të Shqipërisë, u lindem dhe u rritem në sistemin diktatorial Hoxha. Për ne liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë të vetëkuptueshme, siç ndodh me ju. Janë një betejë e pandërprerë për ti arritur. Dhe kur i kemi, jetojmë me agoninë qe të mos i humbasim.

Për mua, pas zgjedhjes time, nuk ka më asnjë rendësi ku jam, por ku nuk jam. Duhet të isha në pozicionin tim si Kryetar i bashkisë së Himarës, duke mbrojtur të drejtën e bashkëqytetarëve të mi, shqiptarë apo grekë. Në të gjithë fushatën elektorale fola si nënshtetas shqiptar qe pretendon përparimin dhe mirëqenien e vendit të tij, rrugën e tij integruese në BE.

Një qytetar shqiptar i përkatësisë greke qe sheh në marrëdhëniet e Minoritetit Etnik Grek dhe të Qeverisë Shqiptare precedentin qe të bindë shteti Shqiptar komunitetin ndërkombëtar për shtetin e së drejtës dhe për demokracinë liberale qe funksionon në të gjithë territorin e tij.

Pyetje– Çfarë ndodhi në prag të zgjedhjeve administrative lokale kur ju dhe bashkëpunëtori juaj u arrestuat me procedurën e arrestimit në flagrancë dhe me akuzën e tentativës për blerje votash. Na përshkruani ngjarjet.

Fredi Beleri Asgjë. Thjesht po përmbyllej afati kohor qe regjimi i kishte përcaktuar shtetit të krimit për të më eliminuar. Goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë. Për ata që nuk e njohin, Himara nuk konsiderohet si krahinë minoritare nga autoritetet shqiptare. Të enjten në darkë, dy ditë para zgjedhjeve, pas një ditë rraskapitëse, po qëndroja në një kafe bashkë me avokatin tim dhe me një kushëri timin, duke diskutuar dhe duke u relaksuar.

Aty me arrestuan me një mënyrë kinematografike të ngjashme me arrestimin e terroristëve ndërkombëtarë. Donin të ndërprisnin valën e bashkëqytetarëve nga Athina qe vinin për të votuar, dhe të terrorizonin qytetarët shqiptarë qe më mbështesnin. Qe atëherë më mbajnë të paraburgosur dhe pengojnë marrjen e detyrave të mia. Qëllimi i tyre është qe, pas plotësimit të mungesës time 3-mujore nga konstituimi i Këshillit Bashkiak qe u realizua me 27 qershor, të humbash postin dhe të rishpallen zgjedhjet, si e parashikon ligji elektoral shqiptar.

PYETJE– Ju dhe bashkëpunëtori juaj ratë pre e ndonjë gabimi që u dha pretekst autoriteteve shqiptare që tju akuzojnë?

Fredi Beleri: ​Asnjë. Pothuajse 15 ditë përpara zgjedhjeve u duk qartë nga klima elektorale se fitoja. Në sondazhet, me shumë se 3 në 10 votuesit e Ramës dhe 4 në 10 votues të përkatësisë shqiptare votonin për mua dhe jo të preferuarin e tij, kryebashkiakun në ikje pas një mandat 12-vjeçar. Në 7 ditët e fundit vetë Rama filloi një sulm denigrues kundër meje, me sharje dhe karakterizime të padëgjuara për ligjërimin publik, ndërkohë që medjat miqësore të regjimit yshtnin për raprezalje ndaj minoritetit grek. Unë e ftoja të qëndronte në lartësinë e rolit të Kryeministrit dhe e siguroja se ditën e nesërme të zgjedhjes time do të kisha kundërshtar vetëm problemet dhe do të nxitoja të bashkëpunoja me të për aq vite sa do të ishte kryeministër.

Regjimi dëshiron që Bashkia e Himarës të mbetet patjetër në duart e tij. Në qoftë se do të ushtroj detyrat e mia do të vijnë në dijeninë time dëshmi që sot nuk janë të aksesueshme publikisht. Bëhet fjalë për dëshmi rrëmbimi të pronave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek  dhe kalimi i tyre në duart e «investitorëve». Behët fjalë për dëshmi dhunimi me kërcënimin e mosdhënies të titujve të pronësisë dhe detyrimin të nënshkruash projekt-marrëveshje për të shitur pronën tënde tek ai që të kanë rekomanduar.

PYETJE– Si të janë sjellë gjatë hetimit?

Fredi Beleri: ​Nuk më kanë thirrur deri më tani për ndonjë seancë hetimore. Më mbajnë kaq kohë dhe nuk më kanë pyetur as për emrin tim!

PYETJE– Jeni njohur me dosjen gjyqësore? Ekzistojnë elementë që mund të na i tregoni që dëshmojnë se ndjeka penale ndaj jush nuk dëshmohet nga ngjarje konkrete, por ka motive politike?

Fredi Beleri: Shkeljet procedurale ligjore janë të shumta në numër. Dosja gjyqësore qe na u dha ishte praktikisht boshe,  pa asnjë dëshmi elementare. Akuza është e mbushur me paligjshmëri dhe me falsifikime.

Është karakteristike se dëshmia ime e penalitetit, që përfshihet në dosje, është e falsifikuar. Është e ndryshme nga ajo që u lëshua 2 muaj para zgjedhjeve dhe që paraqitëm në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit ishte e pastër, pasi më mundësoi në regjistrimin dhe në shpalljen time si kandidat.

Jam i vetmi qytetar shqiptar, midis 31 çështjeve të tjera penale që u referohen shkeljeve zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe i vetmi në të 32 vitet që zhvillohen zgjedhje, në dëm të të cilit është zbatuar kushti kufizues “paraburgim” me akuzën se një mbështetës i imi mundet që të këtë blerë vota, domethënë me akuzën e bashkëpunimit në korrupsion zgjedhor.

Pavarësisht këtyre, besoj se ekzistojnë gjyqtarë në Shqipëri. Shumë shpejt ndonjë gjyqtar do të ngrejë personalitetin e vet ndaj regjimit, duke mbrojtur, jo mua, por trupën e gjyqtarëve, institucionin, por edhe rrugën integruese të Shqipërisë në BE, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

Pyetje– Cilat janë shkaqet më të thella të ndjekjes penale? Përse regjimi i Edi Ramës dëshiron qe, më çdo çmim, të kontrollojë Bashkinë e Himarës? Cili është qëllimi. Synon Minoritetin Grek apo motivet janë ekonomike?

Fredi Beleri: Janë qe të dyja, komplementare me njëra tjetrën. Mbështesin miqtë e tyre investitorë dhe ndërpresin kërthizën lidhëse të minoritetit etnik grek me krahinën, ku kanë pasurinë e tyre atërore. Duke çrrënjosur minoritetin etnik grek garantojnë interesat e bashkëortakëve të tyre.

Ne duam qe të shohim vendin tonë të zhvillohet dhe pjesëtarët e minoritetit etnik grek të gëzojnë mirëqenie në vendin e vet. Kurse regjimi do të përfitojë nga unikaliteti i vendit dhe të shohë pjesëtarët e minoritetit etnik grek të çrrenjosen, definitivisht dhe pakthyeshmërisht, pasi të kënë humbur pasurinë atërore. Mendoni se sa prej jush e kanë harruar fshatin e tyre, pasi nuk kanë ruajtur aty pasurinë patrogonike.

Përpos kësaj, me përndjekjen dhe me paraburgimin tim, regjimi dërgon një mesazh për të sotmen dhe për të ardhmen, një mesazh për vendosmërinë e tij. Burgu dhe mohimi de fakto i së drejtës për tu zgjedhur, është një mesazh i qartë demonstrimi force dhe terrorizimi. Do të mbretërojë frika se kush reagon ndaj regjimit do të këtë të njëjtin fund.

Pyetje– Besoni se ndjekja dhe paraburgimi juaj merr karakterin e një problemi etnik qe ndikon marrëdhëniet Greqi – Shqipëri?

Fredi Beleri: Së pari, më jepni rastin të falënderoj më gjithë shpirt Kryeministrin e Greqisë, por edhe të gjithë klasën politike të vendit dhe shoqërinë greke, duke përfshirë edhe europarlamentarët Grekë, për mbështetjen e tyre vendimtare, esenciale dhe korrekte të derisotme.

Greqia, si atdheu i demokracisë e kupton rëndësinë e shkeljes të së drejtës së zgjedhjes. Nuk dua të ndikojë marrëdhëniet Shqiptaro-Greke sjellja e regjimit ndaj meje. Por pretendoj dhe shpresoj që të vlejë si rast që Shqipëria të ndryshojë sjelljen e saj ndaj Minoritetit Grek dhe të shndërrohet në një shtet të së drejtës, në një demokraci liberale.

Pres nga bashkësia ndërkombëtare të shohë seriozisht paraburgimin dhe akuzën ndaj Kryebashkiakut të Zgjedhur të Himarës qe i takon një minoriteti. Mbrojta e të drejtave të njeriut dhe e parimeve të demokracisë është një ushtrim kolektiv dhe jo një përpjekje e njëanshme. Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara edhe Presidenti i Bashkimit Evropian dhe kryesuesit e organizmave ndërkombëtare, dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës ose Kryebashkiaku në çdo skaj të botës perëndimore, të njëjtën demokraci, të njëjtat të drejta njerëzore, të njëjtin shtet të së drejtës mbrojnë.

Pyetje– Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Himarës dhe si vlerësoni vazhdimin e çështjes suaj?

Fredi Beleri: U kërkoj të tregojnë durim, të mos e humbasin besimin e tyre të demokracia dhe në shtetin e së drejtës, të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën. Sepse, më 15 maj, në Himarë fitoi demokracia. U jam mirënjohës gjithë atyre që treguan trimëri, por edhe të gjithë ata që ju nënshtruan terrorit.

Për mua nuk ekzistojnë fitimtarët dhe humbësit. Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si Kryetar Bashkie i pari dhe i barabartë midis tyre, shumë shpejt do të marshojmë, të bashkuar, për të qenë akoma më të fortë. Personalisht, marrë forcë nga forca e tyre dhe duroj si një qytetar qe është mësuar të mbrojë idetë e tij për  lirinë dhe për demokracinë. Mirë u takofshim!

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING