Connect with us

Politike

‘Berisha duhet…’/ Sula ‘shpërthen’ në akuza: Aibeaj na mbajti me gënjeshtra

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka folur për mbledhjen e mbajtur pak ditë më parë mes 43 deputetëve të opozitës, të thirrur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ai tha se nëse faktori opozitar nuk bashkohet, kjo do të çojë në drejt eliminimit.

“Kam parë atë ditë, sjellje dhe qëndrimi e Berishës dhe deputetëve të tjerë, me një çiltërsi, dhe i thash Korreshit ‘e shikon sa e lehtë ka qenë për të qenë bashkë të gjithë’. Edhe Berisha njeri është dhe u lëndua nga ai vendim, që Basha e mori personalisht. Por Berisha duhet të kishte gjetur forcën dhe të mos e niste atë lëvizje. Duhet t’i lëmë pas shpine çfarë kanë ndodhur…”, tha Sula në News24.

Më tej Sula tha se ndjen keqardhje për Enkelejd Alibeajn, që sipas tij i ka mbajtur për një vit me gënjeshtra.

“Shpreh keqardhje për Alibeajn, që të ketë sjellje meskine, që për një vit na mbajti me gënjeshtra, doli koka kur do dilnin kandidaturat e 14 majit… është turpshme që një opozitar të punojë pro pushtetit. Kjo e ndau Bardhin nga Basha. Bardhi me tha se ‘Enkelejdi më thotë që nuk komunikon me Bashën”.  14 maji dëshmoi që përçarja na çon në eliminim total. Unë kam patur takim edhe me disa ndërkombëtar dhe pyetja  që kamë bërë ka qenë: dakord Berisha non grata duhet të largohet, por a ka moral që komuniteti ndërkombëtar ta shikojë të keqen vetëm nga pushteti? Përgjigje, deri diku heshtje”, pohoi ai.

“Unë jam i qartë në rrugën time, mendoj se non grata e Berishës nuk e pengon, sepse dëmi që i është bërë vendit është nga mazhoranca. Gjithë faktori opozitar duhet të përmblidhemi rreth një emër konkret në hije për kryeministër. Që në 2025 ta kemi gati”, tha Sula ndërsa shtoi se në mbledhjen e radhës ai do të prezantojë edhe një platformë.

Sipas tij platforma do të jetë për ngritjen e një grupi deputetësh dhe ekspertësh për të monitoruar çdo ministri.

“Mbledhjen tjetër do propozoj një platformë për monitorimin e Ministrive. Të ketë një grup deputetësh të opozitës që të monitorojnë çdo ministri. Pra jo të dalim në një deklaratë për mediat, por me një analizë”, deklaroi Sula.

“A mund të bashkohemi të gjithë bashkë? Unë them po! Nëse kjo pakicë do ketë bashkëpunim me maxhorancën për reformën zgjedhore, do ishte krim… Mendoj se këta duan ta kthejnë dhe republikë presidenciale, po hamendësoj”, tha ai.

Politike

Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit falënderoi përzemërisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftërave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

 

 

Presidenti Begaj i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan

Continue Reading

Politike

Gjendet vajza tjetër/ Balla me lot në sy: Kemi të dhëna që edhe trupat e nënës dhe djalit janë në Bunë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Ura e Bunës, deklaroi se edhe trupi i nënës dhe djalit të vogël ndodhen të pajetë në këtë vend.

Balla me lot në sy teksa bëri të ditur gjetjen e vajzës tjetër, bëri edhe një herë apel për të gjitha gratë që të denoncojnë dhunën dhe të mos kenë turp nga paragjykimet

Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur një nënë dhe fëmijët e saj. Siç kemi bërë edhe dje me dije. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online”, tha Balla.

Ministri, i pyetur nga gazetarët, deklaroi se nga ana e Alma Arrazit nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi në policinë e Shkodrës.

Continue Reading

Politike

Nesër në protestë para bashkisë/ Balliu dhe Këlliçi në aksion, ngjisin posterat “Jep Dorëheqjen”

Opozita ka nisur aksionin lidhur me protestën e ditës së nesërme para bashkisë së Tiranës.

Ka qenë Koordinatori Rajonal i selisë blu për Tiranën, Klevis Balliu dhe ish-kandidati për Tiranës Belind Këlliçi ata që kanë ngjitur postera “Jep Dorëheqjen” me foton e kryebashkiakut Veliaj.

Me herët koordinatori Rajonal i selisë blu për Tiranën, Klevis Balliu vijoi denoncimin e fakteve sipas tij, që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në vjedhjen qindra miliona eurove përmes incineratorit të Tiranës.

Duke iu referuar protestës së radhës të thirrur para Bashkisë së Tiranës, Balliu bëri thirrje për pjesëmarrje masive në shesh, që siç tha ai, nesër t’u kthehet qytetarëve bashkia dhe të rrëzohet banda e hajdutëve.

Continue Reading

Politike

“Asnjë justifikim ndaj dhunës”/ Balla reagon ashpër për ngjarjen tragjike në Shkodër

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish për ngjarjen tepër të rëndë në Shkodër, ku një nënë dyshohet se është hedhur në lumin Bunë bashkë me fëmijët e saj, teksa deri tashmë është gjendur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare.

Balla shprehet se dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por na intereson të gjithëve. Ai shprehet se asnjë lloj dhune nuk është e tolerueshme, teksa shprehet se peshkatarët po vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe dy fëmijëve.

Postimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur një nënë dhe fëmijët e saj. Siç kemi bërë edhe dje me dije, Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

 

 

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!

🙏Kërko ndihmë në ☎️116117

🙏Raporto në📱129

Continue Reading

Politike

Reportazhi i RAI 3/ Ranucci i fut frikën Ramës: Puntata e dytë për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt

Drejtuesi i programit Report, Sigfrido Ranucci, ka zhvilluar sot një konferencë shtypi me gazetarët e huaj e i shoqëruar nga Drejtuesi i sindikatës së gazetarëve Daniele Macheda e nga drejtuesi i Fenderatës Kombëtare të Medias italiane Vittorio Di Trapani në lidhje me grevën e gazetarëve të RAI. I pyetur nga gazetarja e Syri Tv, Alba Kepi, Ranucci i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta që publiku shqiptar ka shprehur gjatë ditëve të fundit, mbi vijimin e reportazhit investigues mbi Shqipërisë. Ranucci theksoi se brenda këtij muaji do të transmetohet puntata e dytë e këtij reportazhi në lidhje me Shqipërinë.

Pjesë nga pyetjet:

A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?

Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam përpiqur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.

Pse nuk u transmetuar vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë Shqipërinë?

Ranucci: Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. kemi respektuar disa invefstigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve europiane e duhet të respketojmë dhe par condition politik. Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë Kryeminsitrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë “një lincim ndaj popullit shqiptar”.

Dua ta rikthesoj, asnjë lincim madje sic e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij repotazhi janë të vërteta. Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian. Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë

Ranucci: Kam mesazhuar me të.

A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?

Intervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeerie e sic respektohet cdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të rfespektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu sic e shprhe, në mënyrë të integrale e nujk do të bëjmë prerje të , i shkruan ai, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.

Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals.mbi sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë janë jo të vërteta?

Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agacit, janë të certifikuara sic na i ka përcjellë, Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithckaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.

Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?

Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu sic kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin.

Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING