Bota
Bilanci Covid në Itali – Mbi 18 mijë të infektuar dhe 683 të vdekur gjatë orëve të fundit
ITALI-Shifra e të infektuarve me Covid-19 në Itali është rritur. Gjatë orëve të fundit nga 185,320 teste të kryera janë shënuar pozitiv 18,236 persona dhe numri në total ka shkuar 1,906,377.
Ndërkohë, që kanë ndërruar jetë 683 pacientë dhe numri në total i viktimave është 67,220.
Ndërsa, janë shëruar 27913 persona dhe numri në total i të shëruarve është 1,203,814.
Në 24 orët e fundit pati rënie të pacientëve të shtruar në spital.
Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve ishte Veneto me 4402 raste të reja e ndjekur nga Lombardia me 2730 dhe Lazio me 1597.