Connect with us

Bota

Bill Gates: Katër – pesë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë

Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, pret që situata në Shtetet e Bashkuara nuk do të normalizohet deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Katër ose pesë muajt e ardhshëm do të jenë mjaft të vështirë, nëse nuk dyfishojmë përpjekjet tona dhe bëhemi seriozë,” tha Gates për NBC News

Ai theksoi se vetëm sjellja e përgjegjshme mund të kontribuojë në shtypjen e pandemisë dhe shtoi se për këtë arsye është e nevojshme të zvogëlohet më tej numri i kontakteve fizike dhe të vendoset një maskë mbrojtëse kudo që ekziston rreziku i infeksionit.

Ai beson se përmirësimi i situatës epidemiologjike do të vijë me ndihmën e trajtimeve të përparuara mjekësore dhe, siç tha ai, të vaksinave “të pabesueshme”.

Gates shpreson që njerëzit që kanë dilemma rreth vaksinës, do të inkurajohen më shumë mbi përvojat pozitive dhe mbi sigurinë që do të sjell ajo.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *