Politike
Buzhala: Disa politikanë e kanë frikë anëtarësimin në BE sepse mund të ndëshkohen
Gazetari Berat Buzhala deklaroi se disa politikanë e shohin me frikë procesin e integrimit në Bashkimi Evropian, pasi sipas tij, kjo mund të sjellë pasoja ligjore për zyrtarë të caktuar. Buzhala u shpreh se ekziston një nervozizëm i dukshëm në radhët e klasës politike, që lidhet drejtpërdrejt me frikën nga ndëshkimi penal.
Ai theksoi se kjo pasiguri buron nga mundësia e përfundimit në burg për disa prej zyrtarëve, ndërsa shtoi se institucionet e drejtësisë, veçanërisht SPAK, po tregojnë nivel më të lartë profesionalizmi krahasuar me një pjesë të institucioneve të tjera publike.
Ai argumentoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: ose të avancojë drejt integrimit evropian duke respektuar standardet e drejtësisë, ose të rrezikojë izolimin. Në këtë kuadër, çdo qëndrim që relativizon rëndësinë e anëtarësimit në BE, sipas tij, tregon përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore.
Buzhala nënvizoi se disa politikanë do ta mbështesnin integrimin vetëm nëse do të kishin garanci personale për të shmangur ndëshkimin, duke e lidhur kështu drejtpërdrejt qëndrimin ndaj BE-së me interesat individuale.
‘Për sa kohë, se unë si pikë e parë, unë nuk di sa lekë i ka vjedhur ose a kanë vjedhur këta që janë të arrestuar, nën hetim, po unë po dua me besu në një trup, unë e mendoj, disa prej prokurorëve të SPAK-ut janë më, shumë më lartë sesa qëndron një numër i madh i institucioneve publike të Shqipërisë, në kuptimin e profesionalizmit. Pra unë mendoj që më mirë e bën punën kryeprokurori i SPAK-ut Klod Braho, më mirë se Edi Rama, më mirë se kryetari i Kuvendit, më mirë se shumica e njerëzve që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë.
Jemi duke e parë, domethënë, jemi duke e parë nervozitetin, jemi duke e parë sepse kjo nervozë edhe kjo pasiguri e klasës politike e ka gjenezën aty e ka. Domethënë gjeneza është te përfundimi në burg, ose frika nga përfundimi në burg.
Tani çështja është tjetër, Shqipëria dhe Edi Rama dhe Balluku dhe kushdo e kanë mundësinë edhe mos me shku në burg, besoj në afat, në afat mesëm. Mirëpo këta frikën e kanë prej Bashkimit Evropian, domethënë janë disa gjëra që nuk mundeni me u akomoduar asnjësi me njëra tjetrën.
Pra ose ke me ngel jashtë Bashkimit Evropian, e pastaj e shndërron Shqipërinë me një geto, ku me të vërtetë atëherë e marr karrigen edhe dal ulna te tjetri dhe e quaj Shqipërinë vend diktatorial, ku nuk ka asnjë gjë, sepse unë jam pak, nuk jam bashkë tek ti me qëndrime.
Domethënë për sa kohë kjo qeveri edhe Edi Rama domethënë vazhdon, e tash logjika, rrjedh logjike e këtyre njerëzve është kur fillojnë tash, si me thënë, me imagjinuar planin B. Pra, ç’na duhet ne Bashkimi Evropian ose rroçkulla të tilla, atëherë ne e shohim sa larg kemi shkuar.
Po të jetë bashkë me lëkurën e tyre, edhe futen. Pa lëkurën e tyre nuk duan, domethënë, me, duke qenë vetë viktima nuk duan me futur. Pikërisht pra. Po nëse dikush i garanton thotë shiko vetëm ty ka me të shpëtuar lëkura, atëherë thonë po’, tha Berat Buzhala