Connect with us

Aktualitet

Çfarë fshehin Rama dhe Berisha për Ervis Martinaj

Lajmi më i bujshëm i kronikës së zezë ka kaluar në tavolinën e politikës dhe zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt është kthyer tashmë në një hedhje akuzash e kundërakuzash mes kryeministrit Edi Rama e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Ky i fndit akuzon Ramën se qëndron pas zhdukjes së Martinajt, pasi sipas tij, qëllimi është kalimi i lojërave të fatit në duart e të të vëllait, Olsi Rama, biznes që deri në ‘Fundin e Marrëzisë’ drejtohej nga personi për të cilin nuk ka asnjë gjurmë nga 9 gushti.

Por, përtej akuzave, të dy kanë një të përbashkët: mënyra se si i referohen Martinajt është e dyshimtë, herë me foljen ‘ishte’ dhe herë me ‘është’, duke e lënë të hapur mundësinë për të menduar se në këtë histori që po kthehet në serial, dy nga figurat më të rëndëisshme të politikës në Shqipëri, kanë dijeni për fatin e Martinajt. Kreu i qeverisë shqiptare theu heshtjen më 8 shtator, një muaj pas zhdukjes së të shumëkërkuarit nga ‘harta’. Ajo që kërkoi Rama ishte zbardhja e misterit që ka pushtuar çdo media, por mënyra se si e shtroi kërkesën para drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ishte duke e trajtuar Martinajn si një person që tashmë është eliminuar dhe ajo ç’ka mungon për ta plotësuar, është vetëm deklarata zyrtare për vrasjen e tij.

“Por gushti që na solli dhe këtu ku jemi sot së bashku, ishte një befasi alarmuese, një situatë e rënduar jo vetëm me vrasje, sepse nuk janë vetëm vrasjet, por me disa shenja të tjera shqetësuese. Pavarësisht se në krahasim me vitet e mëparshme, në aspektin statistikor, me gjithë vrasjet e gushtit, ky vazhdon të jetë viti me numrin më të ulët, kjo nuk e ndryshon faktin që ky gusht dhe gjithçka që ka ndodhur në këtë gusht, duhet të shërbejë si shuplakë për tu ngritur në këmbë dhe për të vrapuar drejt objektivave shumë më ambiciozë për Policinë e Shtetit, a është e mundur dhe si është e mundur që Policia e Shtetit akoma sot, tani që flasim, nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. Unë s’e kam dëgjuar. Është e papranueshme, që me javë të tëra, mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve, ekran më ekran dhe faqe më faqe, janë bërë si Big Brother i kronikës së zezë. Jo u vra, jo s’u vra, ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj lloj legjendash, me luanë, me bamirësa, me oligarkë, shto ujë e shto miell, si një serial absurd, për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar. Dhe Policia e Shtetit sot nuk di ta thotë akoma ore u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë? Drejtori i Policisë së Shtetit, që merr sot detyrën si një nga oficerët me eksperiencën më të gjatë në shkallët e karrierës policore, duhet të sigurohet dhe të sigurojë që kjo dilemë të marrë fund sa më parë. Nëse i kërkuari është vrarë, t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë, të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë,”- tha Rama.

“Jo u vra, jo s’u vra, ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj lloj legjendash, me luanë, me bamirësa, me oligarkë,”- shprehet kryeministri duke ngritur pyetjen, a nuk është më i shumëkërkuar Martinaj?

Kërkesës së kreut të qeverisë i mungojnë dhe disa pjesë, pasi zbardhja e një dosjeje nuk mbyllet me gjetjen e kufomës apo të personit të eliminuar. A nuk ka të njëjtin interes për Policinë e Shtetit dhe gjetja e personave që mund ta kenë eliminuar, nëse kjo gjë ka ndodhur?

Deklarata të njëpasnjëshme ka bërë edhe Berisha. Kreu i PD-së, duke dashur të vendosë Ramën pas fatit të Martinajt, i është referuar këtij të fundit si ‘njëshi i lojërave të fatit’. ‘Bomba’ ishte kur Berisha me tone të larta iu drejtua Ramës.

“Sot Edi Rama porosiste Met Rrumbullakun. I jepte porosi të veçanta për Vis Martinin. Po ja tregoj unë ku është Vis Martini. Ai është te lojërat e fatit. Shko e pyet Olsin, të thotë Olsi. Pyet kë të duash ti, por njerëzit e kanë të qartë si drita e diellit. Ai ishte biznesmeni njësh i lojërave të fatit. I vëllai i tij është hieja e tyre. Sa ishte ai, ishin ilegale. Iku ai, se ç’ndodhi me të, të pyesë lojërat e fatit, seç ndodhi me të askush se di, por dimë që lojërat u bënë të ligjshme tani. Pra gjithçka lëviz në një trajektore që vjen nga kupola dhe zbret poshtë,”- tha Berisha, sërish duke përdorur kohën e shkuar në folje, ‘ishte biznesmeni njësh i lojërave të fatit’ dhe ‘Sa ishte ai, ishin ilegale. Iku ai, se ç’ndodhi me të’.

“Dy persona kanë qenë të njohura në industrinë e basteve, Ervis Martini. Ai, askush nuk merr vesh të vërtetën, por e vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama. Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama legalisht. Masivisht thuhet se vëllai i tij është mbrapa,”- vijonte Berisha në deklaratën e bërë më 2 shtator, sërish me të njëjtin referim e duke e përforcuar me rikthimin e basteve online, nismë tashmë e ndërmarrë nga Rama.

Të njëjtave akuza ndaj familjes Rama, Berisha iu mëshoi edhe më 7 shtator.

“Tre ditë më parë, pasi hoqi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë. Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund duke i pyetur, pas 1 muaji që është zhdukur, të më gjendet, sqarohet çështja e Vis Martinit. Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin. Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu,”-tha Berisha duke u shprehet me siguri se Martinaj është zhdukur e eliminuar, e se pas kësaj ngjarjeje fshihet vetë kryeministri.

Rama i kërkon llogari Policisë së Shtetit e drejtësisë për Martinajt, ndërsa Berisha kërkon që drejtësia të hedhë grepin tek vetë Rama…çfarë dinë ata për fatin e të shumëkërkuarit? Kemi të bëjmë me një lapsus frojdian e një gabim të pavullnetshëm?

Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë pasi u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj. Ky i fundit rrëfeu se Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen dhe si paradhënie i kishte dhënë 100, por që Dumani nuk e kishte kryer ‘porosinë’. Dokle, kreu i fraksionit të ish-Bandës së Durrësit, rezultoi një pre e ‘vështirë’, por rrëfimi i Dumanit shpalli në kërkim Martinajn.

E vetmja gjë që dihet për të është se ditët e fundit të shfaqjes në public ka qenë nën shoqëinë e një efektivi të Forcave Operacionale, Jeton Lami, i cili u vu në pranga dhe vijon të ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet se ka dekonspiruar operacionet për kapjen e të shumëkërkuarit. Ishte xhaxhai, Faik Martinaj, ai që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin, pak orë pasi kishte shkëmbyer mesazhin e fundit me 39-vjeçarin. Pistat që po hetohen janë inskenimi dhe eliminimi i mundshëm, por nuk ka ende një konkluzion mbi hetimet e bëra nga Policia e Shtetit.

Aktualitet

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Dy italianë nga Canavese, një gomone e bërë nga materiale të ricikluara dhe sfida ambicioze për të lundruar 173 kilometra përgjatë lumit Vjosa që kalon nga Greqia dhe Shqipëria. Është një aventurë që do të nisë. “Ulysses Project” , ky është emri ikonë i zgjedhur për këtë lundrim, me iniciatorë Carlo Fasciano dhe Gabriele Melchiorre, 43 dhe 38 vjeç, të dy nga Rivarolo Canavese, të apasionuar pas mjedisit dhe udhëtimeve.

Këtë të premte, 10 maj, trapi i tyre, i ndërtuar vetëm me materiale të ricikluara do të lundrojë në ujërat e lumit Vjosa. Dy eksploruesit do të lundrojnë 173 kilometra në shtatë etapa, nga Konica në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë deri në grykëderdhjen e detit Adriatik. Carlo Fasciano dhe Gabriele Melchiorre do të kthehen më pas në Itali përmes detit, nga Vlora në Brindisi me trapin të cilit do t’i shtohen vela për të përballuar lundrimin.

Nisma financohet nga uBroker Spa dhe Reset Energia si sponsorët kryesorë, së bashku me kompanitë Acid Rain, South Face Paradise, Pellissier Sport dhe OutBe, Piemonte dhe Aosta Valley të bashkuara për të mbështetur këtë nismë të dy italianëve me qëllim përkrahjen e nismave si kursimi i energjisë apo reduktimi i ndotjes së mjedisit./TorinoCronaca

Continue Reading

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj agjenturat sekrete të Rusisë në Shqipëri

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi agjenturat ruse që kërkojnë të veprojnë në Shqipëri. Juristi shpjegon sesi agjenturat ruse, që sipas tij janë oligarkë dhe biznesmenë përmes Athinës po tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Himarës për të investuar dhe rekrutuar njerëz me ndikim në vend. Prandaj thotë Spahiu, Himara është çelësi i gjithë këtij konflikti në Shqipëri-Greqi.

“Himara është më e rrezikshme se Manastiri për të minuar stabilitetin e Shqipërisë për shkak të pozitës gjeografike. Himara është perla, zemra, truri, bukuria, çdo gjë që lidhet me vlerat. Edhe po ta marrim si vlerë toke, në para është vlera më e lartë e bregdetit në Shqipëri. Dorëzimi i Himarës është më i rëndë se 6 miljet e marrëveshjes së detit që bëri Berisha me Athinën 13 vjet më parë.

Të dyja arrestimet, qoftë i Fredi Belerit, qoftë i Goros kanë mbështetjen e shërbimeve perëndimore, të projekteve që mbështesin drejtësinë shqiptare, që nuk kanë mundur të tundohen dhe mos hanë presionin e fortë dhe diplomatik të Athinës, as të opozitës, as të qeverisë Rama. Është Rama, është opozita, është Greqia kundër arrestimit të Fredi Belerit dhe Goros. Dhe vetëm SHBA-ja dhe Perëndimi do që ata të jenë të arrestuar se janë të korruptuar dhe rrezikojnë stabilitetin në Shqipëri. Mos ju duket rastësi.

Në drejtësi dhe politikë nuk ka rastësi. Për ata që nuk arrijnë ta kuptojnë nuk bëhet fjalë për leje ndërtimi të thjeshta. Këtu bëhet fjalë për faktin nëse Himarën do ta kontrollojë Perëndimi apo Lindja, do ta kontrollojë Tirana, apo Athina, Moska apo Uashingtoni. Atyre shqiptarëve që nuk e dinë se si veprojnë agjenturat do t’u thosha që nuk ka të bëjnë me fizionominë e filmave, apo telenovelave. Agjenturat e huaja, në shekullin që jetojmë janë biznesmenë barkmëdhenj, oligarkë që Rusia në 90% të spiunazhit të vet në Mesdhe, në Ballkan dhe Evropë ka operuar nëpërmjet oligarkëve, ata që blejnë ekipe futbolli, që blejnë biznese të mëdha, nëpërmjet atyre që blejnë porte, hekurudha, aeroporte, hyjnë në çdo tender, privatizojnë bregdetin, ndërtojnë hotele luksoze me 5 yje. Ata janë shërbimet sekrete të Rusisë.

Continue Reading

Aktualitet

Çfarë do të ndodh me temperaturat gjatë fundjavës

Dita e shtunë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore.

Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut

Ditën e diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

Dita e Drejtësisë/ Sokol Sadushi: S’kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet ‘stivë’! S’duam lëmosh

Në Ditën e Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka evidentuar problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. Në një takim me gjyqtarë, Sadushi vuri theksin te mungesa e burimeve njerëzore në sistemin gjyqësor, si edhe financiare, ndonëse thotë se ka një përmirësim të ndjeshëm. Sadushi thotë se kjo situatë është kritike në të gjitha gjykatat e vendit.

“Megjithëse Gjykata e Lartë ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës post-reformë, falë punës dhe angazhimit maksimal të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, por edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që ka plotësuar numrin e gjyqtarëve, ajo vijon të ketë pamjaftueshmëri të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. Në fakt, kjo është situata në të gjitha gjykatat e Republikës, që do ta konsideroja problematike, në mos edhe kritike”, tha Sadushi.

Përgjegjësinë për këtë situatë Sadushi nuk ia ‘faturon’ vetëm ekzekutivit dhe legjislativit, por sipas tij rëndon edhe mbi pushtetin gjyqësor të cilët duhet të kërkojnë prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore.

“Përgjegjësia rëndon mbi të gjithë Ne gjyqtarët e Republikës, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë, por kërkon prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”, u shpreh Sadushi.

Kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se gjyqtarët po përballen dosjet që po rriten në mënyrë drastike.

Kjo e bën të domosdoshme nevojën e gjykatave për mirëmenaxhim, që nuk mund t’ia japin gjyqtarët e mbingarkuar me një vëllim çështjesh në rritje drastike. Ne kemi nevojë për një trupë administratorësh të aftë për të menaxhuar dhe drejtuar, në mënyrë që gjyqtarët të përqendrohen në detyrën parësore, të gjykuarit. Gjykatat nuk mund të kryejnë siç duhet misionin e tyre, nëse struktura, qeverisja, vizioni strategjik, programet dhe veprimet që ndërmerren, nuk krijojnë një perceptim të merituar në publik se gjyqësor është i përgjegjshëm.

Continue Reading

Aktualitet

“Kryeministri s’do gjejë mbështetje tek diaspora”/ Burimi: Nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë

Analisti Genc Burimi deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do të gjejë mbështetje tek diaspora.

Burimi tha se Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Sipas tij, nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik.

“Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët Brukselit sesa Greqisë. Pasi Serbia prsh e bën këtë, duke qenë afër Rusisë dhe Kinës, mund t’ja tregojë dhëmbët Brukselit”, tha Burimi.

Më tej, Burimi vlerësoi se mazhoranca ka nisur që të lëkundet, që kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës.

 

 

“Mazhoranca ka nisur të lëkundet kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës. Kjo sepse me këtë lëvizje bie narrativa e mazhorancës ndaj Berishës. Gazment Bardhi është një politikan që thotë se kam besim tek SPAK-u. Mjafton kaq, sepse mbrapa janë ndërkombëtarët. Karta e ndërkombëtarëve ndaj opozitës ka ndryshuar. Shqipëria sot ka një korrupsion të paparë. Opozita ka fituar pikë me ardhjen e Bardhit. Dumani i jep përgjigje Bardhit e nuk i jepte Kryemadhit, Këlliçit. Bardhi nuk trembet sepse nuk ka dosje. Bardhi i kap shah mat SPAK-un dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Burimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING