Aktualitet
Çfarë raporti kishte Vlora Hyseni me Ergys Agasin? Gazetari: Nuk duhet lexuar si histori dashurie, ka shumë pyetje pa përgjigje
Gazetari Spartak Koka ka komentuar çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi natyrën e komunikimeve dhe raportit të saj me Ergys Agasin.
Koka tha se komunikimet e bëra publike nuk duhet të interpretohen thjesht si pjesë e një historie dashurie. Sipas tij, çështja duhet parë në raport me pozicionin që Hyseni mbante dhe informacionet që ajo mund të kishte për Agasin.
Gazetari u ndal veçanërisht te pretendimi i SPAK se Hyseni kishte dijeni për vendndodhjen e Agasit, ndërsa ish-drejtoresha e SHISH, sipas deklarimeve të raportuara, ka thënë se nuk e dinte se ku ndodhej ai.
Koka ngriti gjithashtu pyetjen nëse mes Hysenit dhe Agasit kishte një marrëdhënie operative, duke iu referuar pretendimit të saj se Agasi ishte bashkëpunëtor i shërbimit. Sipas gazetarit, kjo është një pikë që duhet të sqarohet nga SPAK në kuadër të hetimeve.
“Se nuk mund të themi këtu është një lidhje dashurie dhe s’ka asgjë të keqe. Se zonja Hyseni flet aty, ata duhet të paguajnë. Është një lloj raporti? Po çfarë lloj raporti? Është lidhje influencuese se nuk po aludojmë për pjesën tjetër. Mund të jetë e vërtetë? Absolutisht.
Po zonja të paktën nga deklarimi që ka dalë nga SPAK nuk ka folur për këtë gjë, që të ishte një person me të cilin kishte marrëdhënie. Prandaj kjo histori nuk duhet lexuar mendimin tim si një histori dashurie. Dhe tani ka disa pyetje të cilat ende ne nuk i kemi përgjigje. A ishte marrëdhënie reale dhe e vazhdueshme dhe këtu duhet provuar komunikimet, dëshmitë dhe të dhënat e tjera se vetëm komunikimet nuk na mjaftojnë për ta provuar.
A e dinte Hyseni statusin juridik të zotit Agasi? E dinte. A e dinte ku ndodhej ai? Ajo thotë nuk e dinte. SPAK thotë se e dinte. A i tregoi autoriteteve, të gjitha, nën varësi të kujt është? Në varësi të kryeministrit. A ka ndjekur ajo një procedurë për këtë? Ne nuk e kemi këtë përgjigje sepse zonja Hyseni ka thënë që ai ishte një bashkëpunëtor i shërbimit dhe nëse ishte një marrëdhënie operative pra e zonjës Hyseni me zotin Agasi atëherë duhet të na sqarojë SPAK-u i cili po e heton këtë gjë”, tha gazetari.