Kronike
DARKA E FUNDIT/ EMRAT DHE FOTO E VIKTIMAVE
Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari ka bërë publik emrat e 4 anëtarëve të familjes shqiptare, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit
Sipas tij, viktimat janë Arti Kola, Jonida dhe dy fëmijët Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeç.
“Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992. Komuniteti ynë, qëndron i bashkuar rreth të afërmve dhe miqve në një përqafim ideal për këtë zi të rëndë që ka prekur Porcarin. U prehshin në paqe”, shkruan Fornaciari.
Katër anëtarë të një familje që dyshohet të jetë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.

Katër anëtarët e familjes shqiptare që shihni në foto janë personat që humbën jetën nga rrjedhja e gazit në shtëpi në zonën e Luccës në Itali.
Ata ishin të njohur dhe të dashur nga e gjithë komuniteti i Porcarit, aty ku familja jettonte, dhe ishin quajtur një familje e integruar dhe e vlerësuar nga të gjithë ata që i njihnin.
Viktimat ishin të njohur për angazhimin e tyre dhe jetën e përditshme. Arti Kola ishte punëtor në një kompanie lyerjeje, ndërsa Jonida Kola, gruaja e tij, ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektricist në një kompani lokale, ndërsa Xhesika, vajza, ishte nxënëse.