Connect with us

Politike

Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota

Analisti Ergys Mërtiri dhe anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti janë përplasur me njëri-tjetrin në emision mbi demokracinë e brendshme në Partinë Demokratike.

Mërtiri i është drejtuar Alimehmetit se përse PD nuk  respekton rregullat dhe statutin e saj, ndërsa Alimehmeti i është përgjigjur se duhet të jesh anëtar i kësaj force politike që të adresosh problematikat e brendshme.

Nga ana e tij, Mërtiri ka replikuar se “partitë politike nuk janë private sepse Partia Demokratike ka ligje, ka rregulla dhe shkon në gjykatë, pra është subjekt publik.  Po ju i kërkoni publikut votën.  Pra shtëpia nuk është aq e mbyllur, është e hapur për të gjithë. Kur i kërkoni publikut votën, atëherë shtëpia është e hapur”.

Debati në studio

Mërtiri: Ju thoni me të drejtë kur thua që partia duhet Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plotatë ndahet nga shteti. Problemi është që po e njëjta mentalitet ekziston edhe tek ju dhe unë besoj që kjo është një nga arsyet pse PD nuk vjen në pushtet. Sepse brenda Partisë Demokratike individi nuk është i ndarë nga partia. Pra kemi parti-shtet dhe është i njëjti mentalitet.

Alimehmeti: Është shumë e thjeshtë brenda shtëpisë sonë, ne kështu i bëjmë punët.

Mërtiri: Jo, shiko, nuk është shtëpia jote. Partitë politike nuk janë private. Ti thua “ne e bëjmë vetë”, jo. Sepse Partia Demokratike ka ligje, ka rregulla dhe shkon në gjykatë, pra është subjekt publik.  Po ju i kërkoni publikut votën. Pra shtëpia nuk është aq e mbyllur, është e hapur për të gjithë. Kur i kërkoni publikut votën, atëherë shtëpia është e hapur.

Alimehmeti: Po, por kur flasim për kërkesën e votës së publikut brenda zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.. Unë të dhashë tre shembuj nga vende të mëdha europiane ku parti të mëdha u përmbysën dhe erdhën parti të tjera në fuqi. Shumë mirë, le ta bëjnë.

Mërtiri: Pse nuk kemi të drejtë, ti thua, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë që kjo parti të respektojë rregullat e brendshme, të respektojë statutin.

Alimehmeti: Po, duhet të jesh anëtar

Mërtiri: Pse duhet të jesh anëtar për ta kërkuar këtë?

Alimehmeti: Nëse je anëtar ke të drejta të plota.

Mërtiri: Ky koncept i brenda dhe jashtë nuk është territorial.

Alimehmeti: Është si një OJQ, ke të drejtë ta thuash.

Mërtiri: Çfarë do të thuash ti, ti thua që pasi këta njerëzit e mi këtu i mbajnë gojën mbyllur dhe ne nga jashtë nuk kemi të drejtë të kërkojmë që ajo parti të ketë…

Alimehmeti: Ti nuk mund ta kërkosh. Jo, ti e di shumë mirë sepse po përpiqesh të bësh rregulla në shtëpinë e komshiut.

Mërtiri: Dëgjo, dëgjo, unë nuk po bëj rregullat. Ju i bëtë rregullat. Rregullat dhe statutet janë sanksionuar dhe regjistrohen në gjykatë. Pra rregullat janë publike dhe ne kemi të drejtë të gjykojmë demokracinë e brendshme të asaj partie.

Advertisement