Deputeti i Berishës: Jemi për zgjedhje të parakohshme
“Është në interesin e qytetarëve që opozita të ushtrojë funksionin e saj në parlament, të kontrollojë mazhorancën. Ne po përpiqemi për interesat e qytetarëve. Ata duan të dinë sesi harxhohen taksat e tyre. Nëse ne pretendojmë se Rama ka harxhuar miliona me fluturime, kjo është në interes direkt të qytetarëve”.
Kështu u shpreh deputeti demokrat Edmond Spaho i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN teksa foli për zhvillimet më të fundit në Parlament, ku seancat e fundit janë karakterizuar nga tymuese e flakadanë.
Më tej, ai u pyet edhe për idenë e zgjedhjeve të parakohshme. Spaho theksoi se sigurisht që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, por sipas tij duhet të bëhet një reformë e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që mundësia për vjedhje të zvogëlohet sa më shumë.
“Ne jemi të interesuar për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme gjithmonë janë në favor të opozitës. Një mazhorancë që detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, do të thotë se është në vështirësi. Por ne nuk mund të lejojmë… këtu nuk është çështje që ne do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme apo jo.
Ne duam garanci që zgjedhjet të mos vidhen, të mos grabiten. Ne po kërkojmë të reformojmë kodin zgjedhor që të zvogëlojmë hapësirat për manipulime. Do t’i gjejmë të gjitha zgjedhjet. Ne kemi thënë se do të vijmë në pushtet me zgjedhje, por ne nuk mund të futemi në zgjedhje si derr në thes dhe t’i lejojmë Ramës që të bëjë ato që na ka bërë edhe herë të tjera”, tha Spaho.
‘Belinda Balluku fshehu aksidentin me vdekje’/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Ministrja e Infrastrukturës
Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, akuzon zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku se ka fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi. Nëpërmjet një mesazhi nga një qytet, thuhet se aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë dhe automjeti i ministres drejtohej nga një 18-vjeçar, djali i këshilltarit të Ballukut.
Postimi i plotë:
Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë ndërhyrje kriminale të Ballukut për të fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.
Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e plotë të qytetarit digjital
Makina e ministrise se infrastruktures tipit tuareg, ne drejtimin e djalit 18 vjecar te keshilltarit te Ballukut, Florion Serjanit, ne shkelje te plote ka drejtuar mjetin dhe ka aksidentuar nje person ne aksin Fier Vlore duke shkaktuar vdekjen.
Ngjarja eshte mbajtur e fshehte dhe me nderhyrjen e ministres Balluku kjo ngjarje eshte mbyllur dhe fajtori eshte liruar.
Une kam disa pyetje ketu per Ballukun:
Cdonte makina e ministrise qe drejtohej nga djali i keshilltarit tuaj?
Me cfare te drejte keni fshehur ngjarjen ?
Cilat jane masat e marra nga ana juaj lidhur me ngjarjen?
A keni nderhyre drejtperdrejt apo terthorazi per te mbuluar skandalin e ministrise tuaj?
A keni nderhyre tek autoritetet per mbylljen e ngjarjes me pasoje vdekjen e nje personi ?
A keni konsumuar vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ?
Inceneratorët/ Këlliçi publikon dokumentet: I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për “kolegun” e tyre
Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka kritikuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut që të regjistrojë menjëherë kallëzim ndaj tij. “I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për kolegun e tyre dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, shtetasin Erion Veliaj”, tha ai në një deklaratë për mediat.
Gjithashtu Këlliçi u shpreh se “Veliaj bashkë me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale”.
DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD-së, BELIND KËLLIÇI:
Të nderuar qytetarë,
Ditën e djeshme kam depozituar zyrtarisht në SPAK kallëzimin e radhës për shtetasin Erion Veliaj. Janë 174 faqe dokumente të analizuara dhe nënvizuara që faktojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, lidhjet e Erion Veliajt me biznesin e trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve në Tiranë.
Ky biznes siç faktohet në Vendimin e Asamblesë së AMIA Verona në prill të vitit 2016, ka nisur sapo Veliaj është emëruar Ministër në qeverinë Rama 1. Sipas dokumentit në ekran, shtetasi Vladimir Fezga është paguar nga shoqëria AMIA Verona për negociatat e suksesshme me autoritetet shqiptare për periudhën Nëntor 2013 – Nëntor 2016.
Por ky dokument përmban një të dhënë edhe më komprometuese. Deri më Qershor të vitit 2015, negociatat mes palëve, citohen në dokument si informale. Pas zgjedhjeve lokale, më Qershor 2015, kur Erion Veliaj u zgjodh Kryetar i Bashkisë Tiranë, këto negociata, sipas këtij dokumenti, me vendim të Asamblesë së Ortakëve FORMALIZOHEN, për tu mbyllur me sukses të plotë më Qershor të vitit 2016, atëherë kur themelohet kompania ECO Tirana, me aksioner 51% Bashkia Tiranë dhe 49% AMIA Verona.
Pas këtij veprimi, në Gusht të vitit 2016 ndodh tragjedia. Në Landfillin e Sharrës gjendet i pajetë trupi i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Deri në këtë ditë, po me firmën e Erion Veliajt, biznesi i riciklimit i ishtë dhënë drejtorëve 5D të Bashkisë.
Pas tragjedisë së Ardit Gjoklajt, menjëherë Erion Veliaj vendos të shpërblejë sekserin Vladimir Fezga, duke ndërmarrë 2 veprime. E para i jep të drejtën këtij shtetasi për të zhvilluar biznesin e riciklimit në Landfillin e Sharrës dhe le të ndalemi pak tëk ky moment:
Sipas dokumentacionit që kam depozituar në SPAK, Vladimir Fezga kur paraqitet për të marrë lejen mjedisore në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, depoziton sipas përcaktimeve ligjore kontratën dhe miratimin që i ka dhënë Bashkia Tiranë për përdorimin e tokës dhe të impiantit në landfill.
Asokohe i pyetur nga gazetarët, Erion Veliaj shprehej se nuk ka asnjë marrëveshje me kompaninë e Vladimir Fezgës, pasi do duhej të merrte fillimisht miratimin e Këshillit Bashkiak, në zbatim të Ligjit ‘Për vetëqeverisjen vendore’.
Ndërkohë edhe pse u vu në dijeni nga gazetarët, ai zgjodhi të mashtrojë publikisht dhe i ka konfirmuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, vërtetësinë e letrave të dorëzuara nga Fezga e për pasojë, pa u pyetur fare Këshilli Bashkiak Tiranë, Agjencia vendos të miratojë lejen mjedisore.
Shpërblimi i dytë është themelimi i ECO Recycling. 51% rezulton aksionere ECO Tirana e Bashkisë Tiranë dhe 49% rezulton aksioner Vladimir Fezgaj. Deri këtu duket e qartë se si Erion Veliaj ngriti biznesin e riciklimit të mbetjeve. Më pas firmoset kontrata koncensionare për Inceneratorin Tiranë. Vladimir Fezga në këtë moment bëhet i panevojshëm dhe detyrohet ti shesë aksionet e tij tek kompania e Inceneratorit të Tiranës.
Sot po bëj publik një dokument ekskluziv, ku faktohet më së miri se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, ka negociuar të gjitha marrëdhëniet financiare të këtij biznesi. Sipas Vendimit nr.5 të Asamblesë së ECO Tirana, nën drejtimin dhe presidencën e Erion Veliajt, ky i fundit merr përsipër rolin e negociatorit mes Vladimir Fezgës dhe Inceneratorit Tiranë.
Fezga shet aksionet, por çuditërisht nuk merr asnjë lekë. Më pas Veliaj nëpërmjet një kontrate të mbajtur të fshehtë, vendos që dhe aksionet e ECO Tiranës t’ia kalojnë Inceneratorit Tiranë. Edhe për këtë kontratë, biznesi i Erionit, Inceneratori i Tiranës nuk paguan asnjë qindarkë. E gjithë kjo skemë, është ngritur në dyshimet tona për pastrim parash dhe humbje gjurmësh, pasi kompania ECO Recycling, në momentin që firmoset kontrata konçensionare për 30 vite, nuk duhej të ekzistonte më, pasi procesi i riciklimit ishte eskluzivitet i Inceneratorit Tiranë.
Për ti faktuar SPAK se ECO Recycling ka vazhduar biznesin në landfillin e Sharrës, bashkëlidhur kallëzimit tonë, janë edhe të gjitha shënimet sqaruese të bilanceve të kompanisë.
Në kallëzimin e depozituar gjenden edhe të dhëna për humbjen financiare që ka pësuar Bashkia Tiranë me firmën e vetë Erion Veliajt, për t’ia dhënë biznesin e riciklimit drejtorëve të tij 5D.
I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për kolegun e tyre dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, i cili bashkë me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale.
Tomorr Alizoti revoltohet me shqiptarët: Thonë për Ramën që është njeri i pashëm, seksi…
Tomorr Alizoti është revoltuar me shqiptarët, pse nuk reagojnë kundër Ramës.
Madje, ai shprehet i habitur, se si disa mendojnë që Rama është njeri i pashëm, seksi dhe interesant.
Sipas tij, Rama ëstë një përbindësh dhe hajduti më i madh që nga koha e ilirëve.
“Unë hyj në njerëzit që mua nuk më surprizon Rama, pasi nuk e njoh nga afër, por mua më surprizon shoqëria shqiptare.
Në sytë e mi ai është një njeri pa ndërgjegje, pasi Niçja thotë se një njeri pa ndërgjegje është një përbindësh, pasi ndërgjegje është ajo që frenon njerëzit të jenë vrasës sadistë.
Ky është një lloj sadisti, pasi ka krijuar qeverinë më të korruptuar që nga koha e ilirëve, dhe ky del sot dhe thotë që këta janë të poshtër.
Dëmi më i madh është mos reagimi i shoqërisë shqiptare dhe ka disa nga ato që thonë se ky është një njeri i pashëm, seksi, interesant”, tha Alizoti për Adi Krastën.
Mesazhet e Ramës për zyrtarët e korruptuar, Milo: Mund të ndodhemi para një arrestimi tjetër…
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, mesazhet e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme me kabinetin qeverisës dhe grupin parlamentar socialist, për zyrtarët e korruptuar, i cilësoi si parapritë për ndonjë arrestim tjetër të bujshëm në radhët e eksponentëve socialistë.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se mesazhet e kreut të qeverisë nuk janë të reja, pasi janë përsëritur herë pas here qëndrime të tilla lidhur me luftën kundër korrupsionit, por edhe në radhët e Partisë Socialiste.
Sipas tij, sot u artikuluan me një theks më të veçantë, por nuk sheh ndonjë risi ose fenomen që nuk është identifikuar më parë dhe se tema qendrore ishte lufta kundër korrupsionit e cila është marrë dhe rimarrë disa herë nga Edi Rama.
“Tema është rimarrë sidomos gjatë muajve të fundit kur eksponentë të veçantë socialistë janë paraqitur para drejtësisë për të dhënë llogari për veprimtaritë e tyre korruptive.
Nuk kemi ndonjë element të ri që të sillte deklarata kaq të forta.
Është një fjalim i mirëmenduar për tu thënë sot, por që vjen si rrjedhojë e akumulimit të një numri akuzash që janë bërë ndaj eksponentëve të veçantë të Partisë Socialiste dhe qeverisë.
Ka gjetur momentin tani për ti artikuluar më me forcë, pasi mund të ndodhemi para ndonjë arrestimi tjetër të ndonjë eksponenti të PS, mund të ndodhemi përpara ndonjë shpërthimi tjetër korruptiv të qeverisë socialiste.
Kryeministri Rama patjetër që ka informacione të klasifikuara, se për shkak të detyrës informohet për informacione sekrete.
Është i pari mes të gjithëve në piramidën qeveritare që ka të drejtën të njihet, jam i sigurt që ka informacione të klasifikuara që i jepen nga shërbimet sekrete dhe agjencitë qeveritare që kanë për detyrë të luftojnë korrupsionin.
Është ende herët për të parë se cilin do ketë në fokus SPAK në radhën e qeverisë, apo eksponentë të Partisë Socialiste.
Nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë dhe mendoj se do ketë, por se cili emër i përveçëm do jetë para togave të drejtësisë, e kam të vështirë se nuk dua të paragjykoj”, deklaroi Milo.