Connect with us

Lifestyle

Dhjetori vjen me një fenomen të rrallë natyror: Do të nisë në datë 16 dhe pritet të mbarojë në 25

Galaktika jonë mahnit gjithmonë me misterin dhe fenomenet e rralla që ndodhin një herë në shekull ku nga qielli i Tokës arrijmë të dallojmë planetët e tjerë. I tillë është dhe afrimi i Jupiterit me Saturnin në 21 Dhjetor të këtij viti, që ndodh një herë në 800 vjet, shprehen astronautët.

Në solsticin e dimrit, këto dy planetë do të duken në qiell po aq qartë sa një hënë e plotë, por shtetet më pranë Ekuadorit do ta kenë fushëpamje më konkrete krahasuar me të tjerët. Londra dhe Neë York po ashtu. Afrimi do të nisë në datë 16 dhe pritet të mbarojë në datë 25 Dhjetor.

Sipas astronautit Patrick Hartigan, hera e fundit që ka ndodhur ka qenë 4 Marsi i vitit 1226. Dhe viti kur ky fenomen do të rindodhë parashikohet të jetë 2400. Pra Krishtlindjet do të na dhurojnë një spektakël madhështor këtë vit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *