Connect with us

Aktualitet

DHUNË NË AKSIN SHKODËR–VELIPOJË, TURISTI PËRFUNDON NË TOKË PAS PËRPLASJES ME SHQIPTARË

Një tjetër episod dhune ku përfshihet një turist raportohet këtë të mërkurë në Shqipëri. Këtë herë ngjarja është regjistruar në aksin Shkodër–Velipojë, ku një turist është përfshirë në një konflikt fizik me disa shtetas shqiptarë.

Sipas raportimit të JOQ Albania, personat shqiptarë, të cilët pretendohet se janë emigrantë nga Italia, kanë zbritur nga automjeti dhe më pas ka nisur përplasja fizike me turistin.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur një prej personave e rrëzon turistin në tokë, ndërsa ky i fundit tenton të largohet dhe të hipë në automjet.

Nga informacionet e deritanishme nuk rezulton që konflikti të ketë ardhur si pasojë e një aksidenti rrugor, pasi në automjetet e përfshira nuk raportohen dëme që të tregojnë një përplasje mes tyre. Megjithatë, motivi që ka shkaktuar sherrin nuk është sqaruar ende.

Situata është ndërprerë pas ndërhyrjes së disa kalimtarëve, të cilët kanë ndarë personat e përfshirë.

MBETET ENDE E PAQARTË SE ÇFARË E SHKAKTOI KONFLIKTIN DHE ÇFARË KA NDODHUR MES PALËVE PARA MOMENTIT TË FILMUAR.

Deri tani nuk ka të dhëna të tjera të konfirmuara mbi identitetin e personave apo nëse për rastin ka pasur ndërhyrje nga Policia.

 

Advertisement