Në emisionin “Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala janë publikuar fotot e Fatmir Troplinit, i njohur ndryshe si “Miri i Pojës” dhe Aldo Avdylit.

Të dy personazhet dalin në transkriptet e aplikacionit SKY që ka ccuar në një operacion të gjerë të SPAK, duke urdhëruar arrestimin e të paktën 50 personazheve, emra të njohur dhe të panjohur, individë me peshë edhe politike, por që rezultojnë pjesë e planeve për të vrarë kundërshtarët e tyre.

Emri i “Mirit të Pojës” del në dosjen që hedh dritë mbi aleancat e krijuara me grupet e Rrëshenit.

Dosja Hetimore

Nga data 12-14 Gusht 2020, Elson Reçi ka kontaktuar Arben Mërkurin që t’i sigurojë ndonjë person që të kryejë vrasje kundrejt pagesës në qytetin e Tiranës.

Dhe për këtë fakt mësohet se Arben Mërkuri ka folur me Fatmir Troplinin.

Nuredin Dumani nuk ka dhënë një çmim në momentet e para, pasi kërkonte të dinte vendin se ku do të kryhej krimi dhe objektivi.

Nga shtetasi Fatmir Troplini është krijuar kontakti mes Arben Mërkurit dhe Nuredin Dumanit me qëllim ai të dërgonte lidhjen e Dumanit tek vendi ku ishte objektivi Preng Gjini.

Nuredin Dumani nuk ka pranuar të japë çmim për kryerjen e vrasjes pa parë vendin dhe pa njohur objektivin.

Arben Mërkuri ka informuar shtetasin Elson Reçi për negociatat që po kryen dhe Elsoni kërkon të mësojë çmimin që kërkojnë në këmbim të vrasjes, por njëkohësisht i kërkon që të mos t’i tregojë objektivin.

Më date 14 Gusht 2020 Nuredin Dumani kontakton me shtetasin Arben Mërkuri dhe nis një person për të shkuar për të parë vendin ku do të kryhet vrasja.

Një tjetër personazh është Aldo Avdyli, i cili shfaqet në dosjen e SPAK si pjesë e aleancës së thirrur nga Arben Ndoka, për vrasjen e Durim Bamit.

SPAK e akuzon Aldo Avdylin, alias Elidon Avdyli për “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami”.