Kosova
Dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë pune në Prishtinë, gjatë së cilës u takua me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin.
Takimi pati diskutime të lidhura me rëndësinë e patjetërsueshme të qasjes së bashkërenduar, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Shprehëm shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.”- u shpreh Cakaj lidhur me takimin .
Gjithashtu, bashkëfolësit ndanë pikëpamje të njejtë mbi dialogun Kosovë-Serbi, i cili sipas tyre duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme