Connect with us

Aktualitet

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të enjte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00.

Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Protestuesit pritet të qëndrojnë për disa minuta në shesh para se të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës ata do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas pritet të vijojnë me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Advertisement