Connect with us

Pinknews

Do të martohen? Romeo Veshaj zbulon planet e Borës dhe Donaldit

Kur bëhet fjalë për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn të gjithë janë sy e veshë për të mësuar diçka më shumë, sidomos gjatë këtyre muajve kur dyshja është përfolur shpesh për një bebe. Po një dasmë, a është në planet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt? Këtë e ka zbuluar Romeo. Ndonëse janë diskutuar së tepërmi për marrëdhënien e tyre, më tepër në kohën e Big Brother Vip, kur Donaldi ishte në një marrëdhënie me këngëtaren Beatrix Ramosaj, dyshja Donald dhe Bora vazhdojë të jetojnë ditët e tyre më të mira, krah njëri-tjetrit. Ajo që ka mbetur tani për të kompletuar marrëdhënien e çiftit është kurorëzimi i dashurisë së tyre, me një ceremoni. Gjatë këtyre muajve janë përfolur shpesh për një bebe, por a është një dasmë në planet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt? Për këtë është pyetur Romeo në një intervistë gjatë dasmës së Elgit Dodës.Duke zbuluar se vetë është beqar, aktori tha se u thotë shpesh Borës dhe Donaldit të bëjnë një dasmë, por shtoi se deri tani nuk po e dëgjojnë. “Do vdisja po të shihja Donaldin dhe Borën duke u martuar. Unë iu them shpesh ‘Pse nuk e bëni një dasmë?’ Nuk e di nëse e kanë në plan, mua nuk po më dëgjojnë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.

Pinknews

“Të mbrojë të dashurën, jo shokun”/ Sherri Heidi-Meriton, banorët sulmojnë Romeon

Heidi dhe Meritoni kanë patur një debat me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Romeos, i cili i ka thënë moderatorit se ‘e ka mërzitur shumë duke qenë se e konsideron shok. Nga ana tjetër, banorët mendojnë se Romeo duhej të mbronte të dashurën e tij. Julia shprehet se mes shokut dhe gruas, zgjidhet gruaja.

Pjesë nga biseda:

Egla: Të futet e të mbrojë të dashurën, se këta merren vesh me njëri-tjetrin apo jo? Janë shokë. T’i thotë ‘çuno je duke e tepruar, mbaj vendin, hajt shnet se po i flet gruas time’

Egla: Po ça janë këto, ia lejojnë njëri-tjetrit po ik

Françeska: Unë nuk mendoj se Romeo nuk do të futet, por nuk do të duket sikur po i merr gjënë asaj dhe e lë të përballet vetë

Egla: Një të dashure prej të vërteti, një çun futet edhe si futet ej

Juli: Nuk është kështu se e para, Meritoni duket ashiqare se do me shkuar tek ai

Françeska: A thua?

Juli: Se nuk ka mundësi tjetër. Njeriu e lë, e stopon. E jo ato llafe

Egla: Çfarë i tha? Se dëgjova Bacin që i tha ‘nuk futem në krevatet e tjerëve’.

Juli: I tha ‘o bionde’ dhe ‘unë prej Romeos dhe nuk jam Graciano se e kam në gojë me të thënë një gjë’

Continue Reading

Pinknews

‘Unë nuk dua t’ia di se çfarë….’/ Pas eliminimit nga “BBV3”, Erjola ka dy fjalë për publikun

Pak ditë më parë, Erjola u eliminua prej garës së “BBV3”. Ajo ishte një ndër personazhet më të preferuar për publikun dhe krijoi dinamika ngjarjesh për sa kohë ishte pjesë e shtëpisë.

Përveç intervistave të dhëna prej saj, nuk kemi patur një reagim që prej daljes nga shtëpia deri pak momente më herët.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ajo ka reaguar teksa falenderon gjithë mbështetësit e saj, tregon se si është përshtatur me botën jashtë shtëpisë së “Big-ut” dhe në fund e mbyll me shprehjen e Truman Capote: “Unë nuk dua t’ia di se çfarë thotë ndokush për mua, për sa kohë që nuk është e vërtetë!”

Continue Reading

Pinknews

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Aktori, Amos Zaharia, në një intervistë të dhënë së fundmi përveçëse foli për karrierën, zbuloi edhe disa detaje nga jeta private.

Megjithëse u tregua diskret, Amos tha se partnerja e tij i përket fushës së biznesit.
“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut ose biznesmene”, shprehet Amos.

E ndërsa pyetjes nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai u përgjigj se gjithçka ia lë kohës.

“Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”, shtoi aktori.

Continue Reading

Pinknews

Talenti i fshehur i Trejsi Sejdinit…

Modelja e njohur shqiptare, Trejsi Sejdini përveç modelingut duke se zotëron edhe një talent tjetër, atë të gatimit.

Përmes një Insta Story të publikuar në Instagram, modelja ka zbuluar një prej recetave më tradicionale shqiptare siç është fërgesa

Pamjet nga kuzhina, Trejsi i ka ndarë për 1 milion ndjekësit e saj, duke treguar një anë ndryshe të aftësive të saj.

FOTOT: Talenti i fshehur i Trejsi Sejdinit...

Continue Reading

Pinknews

E quajnë analfabet, Donaldi mbron Romeon dhe zbulon nga çfarë vuan vëllai i tij

Romeo është ngacmuar dhe akuzuar nga disa banorë për faktin se nuk di të lexojë rrjedhshºm gjuhën shqipe. Por kjo gjë mesa duket paska një tjetër të vërtetë. Në një episod të “Më lër të flas” para disa kohës Romeo dhe Donaldi kanë treguar një histori të fëmijërisë së tyre, ku një granat është hedhur afër shtëpisë dhe ka qenë një moment i vështirë për ta, pasi kaluan në temperaturë të lartë,e cila u la pasoja me shikimin.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING