Connect with us

Kronike

Doli dhe Alqi Bllako

TIRANË– Ish deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka lënë ditën e sotme qelinë. Bllakos iu është ndryshuar masa e sigurisë, nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi.

Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Advertisement

TRENDING