Pinknews
Dua Lipa bashkëpunon me artisten e njohur belge, kënga mban titullin…
Vetëm pak javë nga bashkëpunimi i “Levitating” me reperin DaBaby, Dua Lipa ka bashkuar forcat me artisten belge, Angele për të sjellë një tjetër hit. Dueti mban titullin “Fever” dhe është publikuar pak orë më parë. Ky është debutimi i parë zyrtar i Angèle për audiencat anglishtfolëse, megjithëse është një zë mjaft i njohur për atë frengjishtfolëse.
Këngëtarja kishte planifikuar mbajtjen e një turi nëpër Europë, por duke qenë se situata prej pandemisë paraqitet e rënduar, ajo ka vendosur ta shtyjë atë për në shtator dhe tetor të vitit të ardhshëm. Lajmin e bëri me dije vetë Dua përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehej se biletat do të jenë të vlefshme, ndërsa premton surpriza tê shumta për fansat e saj.
Dua publikoi në fillim të këtij viti albumin që titullohet “Future Nostalgia” dhe pas suksesit të solli dhe një version remix të tij, për të cilin u bë bashkë me emra të njohur me famë botërore, mes të cilëve dhe Madonna. Dua është nominuar gjithashtu në disa kategori të rëndësishme në “MTV EMA”, “LOS40 Music Awards”” si dhe së fundmi në “American Music Awards”.