Kronike
Dyshohet se ishte i armatosur/ I plagosuri nga efektivët dërgohet te Trauma
Një person ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi fillimisht ishte dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Kurbinit.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është qëlluar nga policia gjatë një ndërhyrjeje për neutralizimin e tij. Burime bëjnë me dije se efektivët kishin informacion se personi ishte i armatosur.
Gjatë operacionit, një prej efektivëve ka përdorur armën e shërbimit, duke e plagosur personin, i cili më pas është transportuar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme lidhur me incidentin.
lajm ne perditesim