Pinknews
E konsideroi veprimin e saj “vepër penale”, Shqipja publikon tjetër…
Të hënën “Përputhen” e nisi puntatën duke iu përgjigjur akuzave që ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj bëri kundrejt Teas dhe Andit. Këto dy të fundit i mohuan zërat se ata njiheshin më përpara programit.
Gjithashtu u bë edhe një krahasim i Teas në profil me profilin e vajzës në foto, ku u panë ndryshime të mëdha.
Tea u shpreh se në vitin 2016, kur është publikuar fotoja, ka qenë rreth 16 vjeç duke bërë gjimnazin në Fier, teksa akuzoi Shqipen për xhelozi ndaj Andit.
“E mora shaka, por në fakt e pashë që po bënte aq shumë bujë dhe njerëzit po e besonin s’po dija si të reagoja. Pa pasur asgjë personale mundohet të hedh baltë mbi mua. Por shumë shpejt u zbulua e vërteta dhe jam qetësuar”, tha Tea.
Mga ana tjetër, Andi u shpreh se kjo foto është publikuar para disa javësh kur ai ishte i ftuar edhe në “Shqipëria live” dhe i gjithë publiku e kishte parë para se ta publikonte Shqipja.
Ndër të tjera Tea e konsideroi veprimin e Shqipes edhe si vepër penale. Kjo e fundit duket se nuk i ka shpëtuar Shqipes, e cila ka ndarë në “Instastory” një video shkëputur nga një episod ku Tea i thotë “Vetëm femër nuk je”.