Connect with us

Kronike

Edhe gratë me trafiqe/ Arrestohet 32-vjeçarja

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas, operacioni policor i koduar “The invitation”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ftonte shtetas të huaj, në Shqipëri, me pretendimin për t’i punësuar dhe më pas i ndihmonte ata, kundrejt pagesës, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së, vihet në pranga 32-vjeçarja. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Procedohen penalisht 3 shtetas të huaj që kishin ardhur në Shqipëri, me qëllim për të kaluar drejt vendeve të BE-së, me ndihmën e 32-vjeçares.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “The invitation”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja R. L., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i saj, shtetasi S. H., 50 vjeç, banues në Indi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja R. L., në bashkëpunim me shtetasin S. H., siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga India, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi. Pasi shtetasit e huaj vinin në Shqipëri, 32-vjeçarja i ndihmonte ata, kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit B. J., 38 vjeç, T. Sh., 41 vjeç dhe Y. S., 19 vjeç, të tre banues në Indi, të cilët kanë hyrë në Shqipëri me dokumente të dyshuara të falsifikuara, me pretendimin se do të punësoheshin nga shtetasja R. L.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kronike

“Ishte horror”/ Shqiptarja qëllohet disa herë me thikë, dëshmitarët: Kërkoi ndihmë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Luton të Anglisë, ku një shqiptare është qëlluar me thikë.

Mediat angleze shkruajnë se shqiptarja është qëlluar disa herë me thikë pranë një shkolle fillore dhe u la në një pellg gjaku.

Dëshmitarët thanë se ajo po ulërinte: “Ndihmë, më ndihmoni, po humbas gjak”.

Policia tha se viktima është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa është arrestuar një burrë pak pas ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se viktima kishte probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur në banesën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

“Ishte horror, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë që e kapi për fyti dhe më pas i futi dorën në gojë që të mos bërtiste. Më pas e goditi disa herë me thikë në të gjithë trupin dhe e la në rrugë”, tha një dëshmitar.

Edhe ai konfirmoi se gruaja u sulmua sapo la fëmijët në shkollë.

Continue Reading

Kronike

Tragjedia në Martanesh/ Reagon KSSH: Minierat janë kthyer në galeri vdekjesh, shteti amniston shkelësit!

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëdë që ndodhi sot në një minierë të Martaneshit ku humbi jetën minatori Armond Peshku dhe u plagos miku i tij Hajdar Balla.

Në një reagim në rrjete sociale KSSH shkruan se minierat në vendin tonë janë kthyer në galeri vdekjesh dhe se shteti amniston shkelësit. KSSH bën thirrje më tej që policia të zbardhë ngjarjen, ndërsa kërkon nga Inspektoriati I Punës të rris intensitetin e kontrolleve në galeritë dhe minierat.

Reagimi:

Minierat si galeri vdekjesh dhe shteti që amniston shkelësit! Një tjetër tragjedi u shënua sot në Minierën e Thekës në Martanesh, ku një minator vagonist humbi jetën dhe kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes së Armand Peshkut që humbi jetën dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit Hajdar Bala. Nga informacionet paraprake shkak i këtij aksidenti në pune mendohet të jetë mosmarrja e kushteve të sigurisë teknike, çka ngarkon me përgjegjësi përfaqësuesit e firmës.

KSSH i kërkon Policisë Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të rrisë intensitetin e kontrolleve në galeritë e minierave.

Continue Reading

Kronike

Akuzoi babanë për abuzim seksual, e mitura në Kavajë refuzon të bëjë kontroll mjekësor

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë të martë në Kavajë, ku 49-vjeçari Bledar Rako u arrestua nga Policia pasi akuzohej se ka abuzuar seksualisht me të bijën 15-vjeçare. Ka qënë kjo e fundit që në një bisedë me psikologen e shkollës ka rrëfyer se abuzohej nga i ati.

Por në dëshmitë paraprake të dhënë para hetuesve, 49-vjeçari ka mohuar akuzat teksa është shprehur se nuk e ka prekur me dorë të bijën. Njësoj ka pohuar edhe nëna e vajzës, e cila pretendon se e bija po mashtron.

Vajza nga ana tjetër është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejne marredhenie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë para një viti. E mitura është dërguar në Durrës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, por mësohet se ka refuzuar ti nënshtrohet ekzaminimit. Nuk dihet arsyeja pse e mitura refuzon të pranojë ekzaminimet, ndërkohë hetimet janë duke vazhduar, ndërsa 48 vjecari tashme është në pritje të masës së sigurisë që do të caktojë gjykata për të.

Continue Reading

Kronike

Minatori humbi jetën në galeri, policia e Bulqizës shoqëron disa persona

Pas aksidentit ku humbi jetën minatori 29-vjeçar Armand Peshku ka humbur jetën në vend, ndërsa Hajdar Bala është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë, Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona .

U mësua se dy minatorët me detyrë vagonist kanë qenë në frontin e punës në momentin që një masiv i madh gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë.

Ndërkohë, policia pritet të japë detaje në lidhje me personat përgjegjës të cilët janë shoqëruar në ambjentet e policisë së Bulqizës./ Balkanweb

Continue Reading

Kronike

E rëndë, 24-vjeçari humb jetën gjatë punës në gurore (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 15:30, në fshatin Brataj të Selenicës, ku 24-vjeçari Jurgen Veshaj, ka humbur jetën në vendin e punës.

Policia bën me dije se i riu ishte duke punuar në një skrep të gurores dhe është dëmtuar nga gurët

Si pasojë i riu ka humbur jetën.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING