Connect with us

Bota

Emigrantët në Angli, Braverman: Do i fusim në maune e tragete për të kursyer

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, synon të ulë faturën e strehimit të azilkërkuesve në hotele, duke i strehuar emigrantët në anije dhe tragete. Sipas The guardian vendet që Ministria e Mbrojtjes po shqyrton për t’i përdorur për të strehuar  azilkërkuesit janë ambjente të papërshtatshëm për të jetuar.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick deklaroi se njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paligjshme do të vendosen në vende të ndryshme përfshirë vende si ish-baza ajrore RAF Ëethersfield në Essex dhe baza RAF Scampton në Lincolnshire.

Nga ana tjetër një raport nga Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se ish-baza ajrore RAF, zona e ruajtjes së municioneve të luftës së ftohtë “ka të ngjarë të ketë një rrezik të lartë të municioneve të pashpërthyera”. Po ashtu një letër drejtuar Organizatës së Infrastrukturës së Mbrojtjes për bazën ajrore Wethersfield, rezulton zonë me “rrezik të lartë të kontaminimit të tokës, asbest dhe municione”.

Banorët dhe Sekretari i Jashtëm James Cleverly në një kërkesë për lirinë e informacionit zbuluan se, pavarësisht se ministritë ishin në dijeni të këtij kontaminimi të mundshëm, nuk ishin ndërmarrë hapa të mëtejshëm për ta hetuar apo korrigjuar atë.

Rreth 51,000 emigrantë besohet se do të qëndrojnë në 395 hotele me një kosto prej më shumë se 6 milionë paund në ditë.

Çështja e emigrantëve në Britaninë e Madhe është kthyer në problem muajt e fundit. Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak dhe Suella Braverman kanë paralajmëruar se do të fusin në fuqi projektligjin e ri që synon të lërë jashtë shqyrtimit të gjitha format e kërkesave për azil që janë bërë nga ata emigrantë që futen në vend përmes gomoneve.

Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë. Kryeministri Edi Rama vizitoi së fundmi Londrën ku u takua dhe me Sunak. Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes ministrave të dy vendeve, shqiptarët e dënuar dhe që ndodhen në Britaninë e Madhe do të kthehen në Shqipëria për ta vuajtur këtu dënimin. Rama bëri thirrje për respektin e komunitetit shqiptar, pasi këta të fundit kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi.

Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat ‘tufë’ dhe ‘pushtim’, i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve.

Bota

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim”/ Reagon Putin për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico mesditën e së mërkurës si një krim monstruoz. Gjithashtu Putin tha se e njeh kryeministrin sllovak si në njeri të guximshëm dhe me mendime të fuqishme dhe shpreson që këto cilësi ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë.

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim monstruoz. Unë e njoh Robert Fico-n si një njeri të guximshëm dhe me mendim të fuqishëm. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë”, tha Putin.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Continue Reading

Bota

Hapi zjarr drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.

Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.

Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.

Continue Reading

Bota

Atentati/ Presidenti i zgjedhur sllovak: I tmerruar nga sulmi ndaj kryeministrit Fico

Presidenti i zgjedhur sllovak Peter Pellegrini thotë se është i tmerruar nga atentati ndaj kryeministrit. Pellegrini tha se ishte i tmerruar kur dëgjoi se Fico ishte shënjestra e një atentati.

” Unë jam i tmerruar se ku mund të çojë urrejtja për një opinion tjetër politik. Ne nuk duhet të pajtohemi me gjithçka, por ka shumë mënyra për të shprehur mosmarrëveshjen tuaj në mënyrë demokratike dhe ligjore,” tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se mendimet e ndryshme politike duhet të shprehen në qendrat e votimit dhe jo me armë.

Continue Reading

Bota

Atentati ndaj kryeministrit sllovak/ Ku ndodhi sulmi?

Kryeministri sllovak Robert Fico ditën e sotme u qëlluar me armë zjarri. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu autori është arrestuar nga policia.

Ku ndodhi sulmi?
Kryeministri sllovak Robert Fico ishte duke përshëndetur njerëzit përpara një qendre komunitare kulturore në qytetin qendror Handlova në Sllovaki kur disa të shtëna u qëlluan nga një turmë. Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

Fiko u transportua me helikopter në një spital aty pranë përpara se të dërgohej më vonë në një spital tjetër në Banska Bystrica, në lindje të Handlova.

Continue Reading

Bota

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Von der Leyen dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Diplomatja europiane përmes një postimi në “X” e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në “X”.

 

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING