Connect with us

Kronike

EMRI/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Ka rënë në pranga ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës që u shkarkua nga detyra mbrëmjen e shkuar. Durim Toska, 52-vjeç akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur edhe armë zjarri dhe municione pa leje.

Njoftimi:

Pogradec/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion pa leje, vihet në pranga 52-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kronike

“Vrasje me paramendim”/ Zbardhen akuzat për të akuzuarit nga mega-operacioni i SPAK

Arben Ndoka  –  “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bam.

Arian Tuku

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të

 

 

shtetasit Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

Ilia Ndoka

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë

kriminale”

Samuel Ndoka “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të

shtetasit Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

Vinçens Tuku

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të

shtetasit Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës

Ervis Martinaj – “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Elvis Gacaj

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasve Leonard Duka, Altin Gega, Fatmir

Hyseni

Jozi Kraja

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

Astrit Avdyli, alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani – Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

Aldo Avdyli, alias Elidon Avdyli

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

Miri Bruli

“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në

bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Naim Stafuka

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

Emiljano Shullazi

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

Blerim Abazi, alias Blerim Gashi

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

Elvis Ndreca

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

Oltion Zefi

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të

bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë

kriminale”

Edson Jozuik, alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të

bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë

kriminale”

Armando Ndreca

“Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formë të veçantë

të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal

Kasandër Noga

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të

bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i

strukturuar kriminal”

Elson Reçi, alias Elson Kacorri

“Vrasja për gjakmarrje”, e mbetur në tentativë, në dëm të

shtetasit Preng Gjini, ndodhur në datën 15.09.2020 në qytetin e

Tiranës

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini

Besian Xhixha

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini

Enver Diva

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini

Robert Laçi

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini

Fatmir Troplini

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini

Klodian Shahini

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini

Henerigert Mitri

“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të

bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i

strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar

kriminal”

“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione

publike” “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në

kundërshtim me ligjin”

Gjergji Cukali

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Elvis Gacaj

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Altin Gega

Kristos Teta

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Leonard Duka

Denis Meta

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasve Altin Gega, Leonard Duka dhe Erlis

Duka

Viktor Imeraj

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Fatmir Hyseni

Satilno Basho

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Fatmir Hyseni

Marklen Haka, alias Marklen Aliu

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të

shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në

qytetin e Tiranës

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami

Tori Xhecuka, alias Hektor Xhecuka

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të

shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në

qytetin e Tiranë

“Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit

Hamza Tërziu

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Tërziu

Edison Muceku

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Tërziu

Albert Zaja

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të

shtetasit Durim Bami në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Tërziu

Florenc Kelmendi alias Florenc Toçi

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të

shtetasit Durim Bami në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Tërziu

Ardit Gjokrosa

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Tërziu

Deivis Bajramaj,

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese

dhe municionit”, në formën e shitjes dhe tregëtimit, kryer në

bashkëpunim e posaçëm në formën e “Grupit të strukturuar

kriminal”

Adrian Pikli

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese

dhe municionit”, në formën e shitjes dhe tregëtimit, kryer në

bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”,

Durim Bami

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Ndoka

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasve Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi

“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të

bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal

Endrit Dokle

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Ndoka

Xhelal Rraja

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Ndoka

Altin Morina

“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të

bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal

Gentjan Binjaku

“Vrasje me paramendim”, në dëm të shtetasit Shkëlzen

Kastrati, ngjarje e ndodhur në datën 01.02.2021 në qytetin e Fierit

Leonard Duka

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Ervis Martinaj, Erigers Mihasi

Erlis Duka

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Ervis Martinaj, Erigers Mihasi

Fatmir Hyseni

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Ervis Martinaj, Erigers Mihasi

Drianto Bardhi

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Ervis Martinaj, Erigers Mihasi

Altin Gega

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, në dëm të shtetasit Ervis Martinaj, Erigers Mihasi

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj

“Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një

detyrë shtetërore” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të

strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”

Elton Zalla

“Kultivimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e

grupit të strukturuar kriminal

Continue Reading

Kronike

“Kape dhe q*** robt”/ Emiljano Shullazi nga burgu bisedë me informatorin për vrasjen e Durim Bamit: Ky legeni…

Nga fashikujt hetimorë të SPAK, zbardhen detaje të reja të megaoperacionit të zhvilluar fundjavën e kaluar me 50 urdhërarreste. Durim Bami kërkohej i vdekur. “I forti” i Niklës konsiderohej kockë e fortë dhe i vështirë për t’u arritur.

Për eliminimin e tij ish-deputeti i PS, Arben Ndoka lidh aleancë me disa banda duke angazhuar Ervis Martinajn, vëllezërit Astrit dhe Aldo Avdyli si dhe Emiljano Shullazin me bandën e tij edhe pse ndodheshin në qelitë e burgut të dënuar për vepra të mëparshme të rënda kriminale.

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja. Nga komunikimet në aplikacionin Sky rezulton se Emiljano Shullazi ka komunikuar me informatorin që ishte porositur të ndiqte lëvizjet e Durim Bamit. Shullazi i kërkon ta vrasë pa humbur kohë. Shullazi përmend edhe Redjan Rrajën, nipin e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja i cili e duket se njeh nga afër Durim Bamin.

Kape q** robt, mos ia zgjat, se jam ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Ky legeni që është këtë në burg Rraja, (Redjan Rraja) thotë që Duri është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”. është ky komunikimi i Shullazit me informatorin e tij.

 

 

Gjithashtu, gazetarja Klodiana Lala ka siguruar pjesë nga dosja hetimore edhe nga përgjimet e ish-deputetit Arben Ndoka me krerët e krimit. Me të cilit po bashkëpunonte për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit.

Pjesë nga dosja:

Më datë 16.04.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami dhe Emiljano shprehet që:

..mbase i vjen ora kurvës, mos me prit mu me dal, se brënda javës ja qi lëkurën, vetëm ma qit aty te lumi.

Më datë 20.04.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Ndër të tjera Emiljano Shullazi e pyet:

…Ai, Durim Bami me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa Italiane? Po me cfarë targash e mban? Me të rejat? Sa e ka targën? Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardhur në Tiranë? Po Blindin e mori atë audin?

Më datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke i shkruar,

“…Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyqe. Aty ndihet i sigurt. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij….Bedriu i vogel i qet në prit por lek. Por nuk e di ke mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrim kot. Po pra, se ai rrin shumë mbyll. Kshu më pëlqen mos i zëm të dy në një makin. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef zoti.

Continue Reading

Kronike

Të groposura ose në kasaforta, si u gjetën milionat e eurove të grupeve kriminale

Të tjera detaje kanë dalë nga megaoperacioni i zhvilluar nga SPAK në disa qytete të vendit, ku u nxorën të paktën 50 urdhër-arreste për personazhe të njohur të botës së krimit në vend.

Sipas burimeve nga vetë SPAK, bëhet me dije se megaoperacioni ka zgjatur për rreth 20 orë dhe është shtrirë në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Nga këto urdhër-arreste deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre, 14 prej të cilave në Shqipëri dhe të tjerat jashtë vendit.

Po ashtu bëhet me dije se janë kontrolluar rreth 50 objekte banimi, përfshi ato të Avdylajve në Shijak, Bamëve në Nikël, klanit Duka në Tiranë dhe të Fatmir Hysenit në Vlorë.

Nga operacioni janë sekuestruar rreth 1 milion euro kesh, një sasi e madhe orash të shtrenjta me vlerë rreth 500 mijë euro e automjete të blinduara me vlerë rreth 500 mijë euro. Vlera totale e parave, makinave dhe sendeve me vlerë të sekuestruara shkon në rreth 4.5 milionë euro.

Ajo që bie në sy është se nga fotot e operacionit, sasia e madhe e parave është kapur një pjesë e tyre të groposura në fuçi, ndërkohë që pjesa tjetër në kasaforta brenda banesave të bastisura nga forcat speciale.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet.

Continue Reading

Kronike

Detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë: Vajza në prag divorci, ishte kthyer te shtëpia e prindërve, shkak një konflikt i çastit

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku babai Behar Musaku plagosi vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten.

Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë për ABC News se Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin.

Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt. Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.

Ndërkohë, po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.
Continue Reading

Kronike

Tori Xheçuka u iku në Dubai, bashkë me vëllain morën pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit, u dënua me 4.6 vite për at*entatin ndaj Enrik Metës

    

Hektor alias Tori Xheçuka, është një nga personat e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Policia e Shtetit, e ka konsideruar  si një vrasës me pagesë, por Xheçuka nuk u bw e mundur të arrestoheej nga RENEA, për shkak se është larguar në Dubai.

Përmes hetimeve të kryera nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Alfred Shehu, mbi një material të aplikacionit SKY, që ka mbëritur në Shqipëri këtu e tre vite më parë, SPAK finalizoi hetimin me 50 urdhër-arreste.

Materiali voluminoz që sot SPAK e ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme tek Atalanta Zeqiraj, ka mbërritur në Shqipëri disa muaj para se të vritet në 2022 në Fushë-Krujë, Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Dy nga episodet kriminale që SPAK, pretendon se ka arritur të zbardhë është vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier dhe Enrik Metës në Burrel.

Për këto dy ngjarje, SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Tori Xheçukën dhe disa persona të tjerë.

Por që nga momenti kur kanë ndodhur këto ngjarje, Policia e Shtetit dhe prokuroria e Fierit dhe ajo e Matit, kanë dalë me konkluzione të qarta, se kishin arritur të zbardhnin krimet dhe të vinin në pranga disa persona.

Sipas hetimeve të SPAK, Xheçuka, del se ka pasur rol të caktuar dhe në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në qytetin e Fierit.

Pavarësisht se kjo ngjarje deri diku është zbardhur nga Prokuroria e Fierit, duke dënuar me 19 vite njërin nga të arrestuarve Albert Zaja, SPAK pretendon se ka zbardhur rolin e personave të tjerë në këtë vrasje.

Për këtë çështje, prokurori i Fierit Dorian Tafili, kishte kërkuar për Zajën 25 vite burgim, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 21 vite heqje lirie.

Ndërkohë, Apeli Tiranë e dënoi përfundimisht me 19 viite heqje lirie.

Në këtë ngjarje kriminale besohet se ka marrë pjesë dhe Elson Xheçuka, vëllai i Hektor Xheçukës nga Kamza.

Ndaj Elsonit dhe dy personave të tjerë Elmir Tufa dhe Silvio alias Roland Cara, prokuroria e Fierit ka lëshuar masa arresti, por ende nuk janë ekzekutuar nga policia. Ata vijojnë të jenë në kërkim.

Çështja hetimore ndaj tyre, është kthyer për rihetim nga gjykata e Fierit. Për tre personat e mësipërm, gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre. Ndërkohë, tashmë ky hetim në dorë është marrë nga SPAK.

Deri më tani mendohet se Elson Xheçuka, është personi që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin. Njëri nga pjesëmarrësit në këtë vrasje, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale, atë të grabitjes së 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ngjarje për të cilën është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Grabitjes me armë”.

Shkëlzen Kastrati (40-vjeç), u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip “Range Rover”, që pas vrasjes u gjet e djegur te “Mbikalimi i Baltzës”.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën

Ndërkohë për tentativën e vrasjes së Enrik Metës të ndodhur në Burrel, është arrestuar fillimisht Tori Xheçuka dhe pas disa muaj është liruar nga apeli, duke caktuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Hektor Xheçuka, fillimisht është akuzuar nga prokuroria e Matit për veprën penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë në dëm të Enrik Metra dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Për këto dy akuza, prokuroria e Matit, ka kërkuar dënimin deklarimin fajtor dhe dënimin me 6 vite burgim të Hektor Xheçukës.

Ndërsa trupi gjykues i përbërë nga Armela Hasantari, dhe dy gjykatësit e Tiranës, Artan Gjermeni e Lazër Sallaku, vendosën të kualifikojnë akuzën ndaj Hektor Xheçukës, nga “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje”, duke e dënuar Xheçukën me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Ky vendimin është apeluar nga prokuroria e Matit, e cila kërkon në gjykatën e Apelit Tiranë, dënimin me 6 vite burgim të Xheçukës.

Por teksa Xheçuka ka qenë në pritje për t’u gjykuar në Apel, e njëjta gjykatë ka marrë në shqyrtim një kërkesë për lirimin e Xheçukës, nga masa e “arrestit në burg” në atë të “arrestit në shtëpi”.

Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka urdhëruar që Xheçuka të qëndronte i mbyllur në banesën e tij në Kamëz.

Por Xheçuka nuk e ka zbatuar këtë masë sigurimi, duke lëvizur disa herë nga shtëpia dhe më pas arrestuar nga policia, por sërish atij nuk i është revokuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Xheçuka tashmë është larguar në drejtim të Dubait, duke ju shmangur ndjekjes nga strukturat e policisë kriminale dhe SPAK.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING