Aktualitet
“Është alarm o Demo”, zbulohet kush është biznesmeni “qeros” në VIDEOT INTIME të Adi Hila
Personi i identifikuar me pseudonimin “Demo”, i cili shfaqet në disa prej materialeve intime të regjistruara në banesën e kompozitorit Adi Hila, raportohet nga mediat se është një biznesmen i njohur në fushën e prodhimit dhe tregtimit të verës dhe pijeve alkoolike.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D.H., i cili është kërkuar nga shërbimet e Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje. Ai raportohet se ndodhet jashtë vendit, ku ushtron aktivitetin e tij si biznesmen.
Në qarqet artistike dhe të biznesit, D.H. është njohur edhe me pseudonimet “Dema i Konjakut” dhe “Dema i Rrushit”, të lidhura me aktivitetin e tij në sektorin e pijeve.
Ndërkohë, në kuadër të hetimeve për materialet intime që kanë qarkulluar në rrjet, Adi Hila është marrë në pyetje nga policia. Sipas raportimeve, gjatë dëshmisë së tij ai ka pranuar se pajisja e përdorur për regjistrimin e pamjeve ishte vendosur prej tij dhe se bëhej fjalë për një kamerë.
Në një prej materialeve të bëra publike, dëgjohet Hila duke iu drejtuar “Demo”-s, ndërsa ky i fundit raportohet se kishte vënë re pajisjen e vendosur mbi tavolinë. Fillimisht, sipas materialeve të publikuara, pajisja ishte paraqitur si një orë me alarm.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e regjistrimit, mënyrën se si materialet kanë dalë nga pajisja dhe personat përgjegjës për shpërndarjen e tyre.