Bota
Ferri në Kubë, dhjetra zjarrfikës të vdekur
Disa dhe qindra të plagosur është bilanci i luftës për shuarjen e një zjarri në një rafineri në Kubë.
Dhe për ironi, ajo që i përkeqësoi gjërat, ishte strategjia e pamatur për të shuar flakët.
Zjarrfikësit kubanë përdorën ujë në vend të shkumës dhe kjo e shtoi egërsinë e zjarrit.
Qeveria kubane u detyrua të kërkonte ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për të shuar flakët.
Organizata Prisoners Defenders që punon për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në ishullin e Karaibeve ka denoncuar sjelljen e autoriteteve të ishullit.
Bota
Megaprojekti i NATO-s në Ballkan që do të kushtojë miliarda dollarë
Në Rumani ka filluar ndërtimi i bazës më të madhe të NATO-s në Evropë, raporton Euronews.
Bëhet fjalë për një megaprojekt me vlerë 2.5 miliardë dollarë dhe baza e madhe do të mbulojë deri në 2800 hektarë.
Sipas Euronews, në fakt do të jetë një zgjerim i bazës ekzistuese të Forcave Ajrore Rumune, “Mihail Kogălniceanu”.
Në mënyrë që trupat dhe pajisjet ushtarake të NATO-s të kenë absolutisht gjithçka që u nevojiten, pista të reja, hangarë për aeroplanë dhe helikopterë, një numër magazinash për armë, karburant dhe të gjitha pajisjet e mundshme do të zgjerohen dhe ndërtohen dhe do të ndërtohen shkolla të reja për nevojat e vetë ushtarëve dhe familjeve të tyre, kopshte, dyqane dhe spital.
Kështu, një nga qëllimet e deklaruara të Moskës dhe Presidentit Putin – për ta shtyrë NATO-n sa më larg nga kufijtë rusë – në fakt dështoi.
Bota
“Të ardhurat e aseteve ruse mund të dërgohen në Ukrainë”, Borrell: Konsensus të fortë brenda BE…
Kryediplomati i Bashikimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se ekziston një “konsensus i fortë” në BE për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.
Borrell foli me gazetarët pas një takimi me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së të hënën. Ai konfirmoi se të ardhurat nga asetet mund të dërgoheshin në Ukrainë.
“Unë nuk them se ka pasur unanimitet, por një konsensus të fortë për të marrë këtë vendim”, tha ai.
Më herët sot, Këshilli Evropian ra dakord të rrisë mbështetjen e tij për Ukrainën me 5 miliardë euro.
Nga ana tjetër Ukraina vazhdon të theksojë nevojën e saj për armë, municion dhe ndihmë, me Presidentin Zelenskyy që ia përsëriti këtë mesazh senatorit amerikan Lyndsey Graham të hënën.
Bota
Përplaset autobusi me pasagjerë/ Raportohet për më shumë se 20 viktima
Njëmbëdhjetë njerëz me plagë të rënda u dërguan në spitalin e provincës Helmand.
Të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe 38 të tjerë u plagosën dje kur një autobus pasagjerësh u përplas me një çisternë naftë në provincën jugore Helmand të Afganistanit.
Një motoçikletë ishte përplasur fillimisht me autobusin që shkonte drejt Kabul, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në motor.
Më pas autobusi jashtë kontrolli kaloi në drejtim të kundërt duke u përplasur me çisternën që shkonte drejt Herat, njoftonin autoritetet në rrjetet sociale.
Mjetet u përfshinë nga flakët pak pas përplasjes. Pamjet nga vendngjarja tregonin automjetet e djegura dhe metalin e përhapur në autostradë.
Dy personat në motoçikletë, tre persona në mjetin çisternë dhe 16 pasagjerë të autobusit humbën jetën në aksidentin tragjik.
Bota
Bombardimet e Izraelit në Gaza/ OBSH thirrje për mbrojtjen e spitaleve: Po rrezikoni mjekët
Ndërkohë që Izraeli ka intensifikuar sulmet në zonën Rafah të Gazës jugore, Organizata Botëror e Shëndetësisë ka bërë thirrje për të pasur kujdes spitalet.
Në një deklaratë të bërë nga drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kërkuar që të ketë kujdes të madh për spitalin Al-Shifa në veri të Gazës ku po rrezikohet jeta e punonjësve të kujdesit shëndetësor.
“Spitalet nuk duhet të jenë kurrë fusha beteje. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën në spitalin Al-Shifa në veri të Gazës, i cili po rrezikon punonjësit e kujdesit shëndetësor, pacientët dhe civilët.”– shkruan në rrjetin social “X, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus .
“Spitali vetëm kohët e fundit ka rikthyer shërbimet minimale shëndetësore. Çdo armiqësi apo militarizimi i objektit vë në rrezik shërbimet shëndetësore, aksesin në autoambulanca dhe dërgimin e furnizimeve jetëshpëtuese”, shtoi numri një i OBSH-së, i cili më pas përfundoi: “Spitalet duhet të të jenë të mbrojtur. Pushoni zjarrin!”.
Më herët ushtria izraelite dhe Shin Bet njoftuan se në operacionin në kompleksin spitalor Shifa në qytetin e Gazës u vra Faiq Mabhuoch , kreu i operacioneve të sigurisë së brendshme të Hamasit.
Bota
Skandal në armatën belge/ Ushtarë të batalionit të lidhur me mafian shqiptare në trafikun e drogës dhe armëve
Një hetim është duke u zhvilluar për fakte që lidhen me drogën, municionin dhe pjesët e armëve në batalionin e 4-të inxhinierik të Amay, pranë Huy. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene. Mediat kanë “pushtuar” me tituj bombastik këtë aferë të kontrabandës në armaten belge me mafian e huaj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch.
Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe « bosi » i ushtrisë, admirali Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar në mënyrë parandaluese nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të natyrës “strukturore”.
Një togë e këtij batalioni (një nën-njësi prej rreth tridhjetë vetësh) u shpërbë, një vendim “serioz” dhe “ndoshta unik” në historinë e fundit të Mbrojtjes. Por sipas gazetës Het Laatste Nieuws dhe kanalit televiziv privat flamand VTM, disa anëtarë të batalionit janë gjithashtu nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene, shrkuan gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch, duke ju referuar mediave belge.
Gjithashtu do të hetohej përdorimi i drogave të lehta dhe të forta brenda batalionit si dhe trafiku i drogës me bandat shqiptare dhe çeçene. Het Laatste Nieuws flet për një hetim të veçantë brenda zyrës së prokurorit federal.
-
Pinknews13 hours ago
“O i pafytyrë mos më bëj gangon mua”/ Përleshje fizike mes Julit dhe Romeos
-
Pinknews17 hours ago
Agravon debati/ Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos (PAMJET)
-
Kronike12 hours ago
E rëndë/ 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit
-
Aktualitet13 hours ago
Gjendet vendndodhja e Vis Martinajt? Shokon eksperti i sigurisë: Ka bërë operacione
-
Kosova17 hours ago
Çështja e dinarit/ Osmani: Është arritur dakordësi për një pjesë të propozimit amerikan
-
Pinknews15 hours ago
“Nëna më ka fshirë numrin…”/ Familjarët kundër lidhjes së Bardhit me Sarën
-
Pinknews17 hours ago
“I paedukatë, flet për moralin dhe…”/ Romeo shpërthen keq ndaj Julit, aktori i përmend karrierën banorit
-
Kronike17 hours ago
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, çfarë vendosi gjykata për dëshmitarët