Sport
Festa e çmendur e kombëtares/ Silvinjo si kurrë më parë, ‘fluturon’ nga gëzimi
Kombëtarja shqiptare ia doli mbrëm të kualifikohet për në playoffin e Botërorit 2026. Kuqezoinjtë e arritën objektivin e tyre dhe mposhtën Andorrën me rezultatin 1-0 duke marrë 3 pikët që i duheshin por duke falënderuar edhe Anglinë që mposhti serbinë duke i dhënë sigurinë matematikore kuqezinjve për pjesëmarrjen në playoff. Pas fitores, Silvinjo shpërtheu në dhomën e zhveshjes, ndërsa skuadra po e priste.
“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruan Silvinjo.