Connect with us

Politike

Fjalim nga ballkoni/ Berisha: Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, ju një pushtim të brendshëm

Ndërsa ndodhet në ‘arrest shtëpie’, Sali Berisha edhe këtë pasdite ka dalë në një ‘fjalim’ nga dritarja e banesës së tij, drejtuar simpatizantëve.

 

Ish-kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij iu është drejtuar mbështetësve që ndodhen poshtë banesës së tij, duke u thënë se ata janë duke luftuar me “një pushtim të brendshëm barbar”.

 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të vërtetë, djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që qëndroni të pamposhtur, qëndroni të vendosur, qëndroni të sigurt në misionin tuaj, në fitoren tuaj, në fitoren e opozitës shqiptare, fitoren e Shqipërisë.

 

 

Sot, shqiptarët kudo që janë, nderojnë me adhurimin më të madh, prijësin e tyre të të përjetshëm, Skënderbeun në lindjes së përjetësisë së tij.

Miqtë e mi, Skënderbeu i doli zot Shqipërisë dhe kombit në një kohë kur rajoni dhe Europa dridhej para fuqisë së perandorisë otomane.

Ky shqiptar, ky atdhetar, ky princ i lirisë, besoi tek shqiptarët, besoi tek trimëria dhe guximi i tyre, besoi te forca dhe fuqia e armëve të tyre dhe bëri beteja për 25 vite me radhe, të cilat bënë historinë e kohës, jehuan në të katër anët e planetit dhe Skënderbeu mori përjetësinë.

Natyrisht ajo kohë ishte kohë perandorish, ishte kohë shekuj më parë, por Skënderbeu mbetet për çdo shqiptar, frymëzimi i tij.

Skënderbeu mbetet engjëlli që ruan Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo kohë.

Skënderbeu i vetëm, por u ngrit dhe mundi një perandori. Forca e vërtetë e tij qëndronte në të vërtetat që mbronte. Në idealet për të cilat ai luftonte dhe luftoi.

Ndaj dhe për ne, ai është dhe mbetet frymëzuesi i çdo shqiptari, që beson të vërtetën, që është i vendosur të sakrifikojë për të.

Ju jeni të pathyeshëm sepse po mbroni të vërtetat e mëdha të kombit.

Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët.

Po luftoni një pushtim të brendshëm si pushteti i një kryehajduti që në 8 vite varfëroi, mjeroi duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë dhe duke u pasuruar vetë me miliarda, me qeveritarët e tij, me suitën e tij.

Edi Rama me regjimin e tij në 8 vite rrokullisi shqiptarët në njerëzit më të keqpaguar në rajon.

Prej muajsh e muajsh është dërguar në parlamentin e krimit ligji për minimumin jetik në mënyrë që shqiptarët të mos vuajnë për vaktin e ushqimit. Por ky ligj refuzohet sepse Edi Rama e di se duke i varfëruar shqiptarët, ata ose nënshtrohen gjithnjë e më shumë, ose largohen nga vendi i tyre.

Politike

Veliaj: Lepujt s’më heqin dot, nuk dorëzohem

Rithemelmi nuk heq dorë nga dhuna. Pavarësisht apelit të policisë për të mos kryer akte dhune, grupiprotestuesit kanë hedhur molotov drejt bashkisë së Tiranës. Disa të rinj janë filmuar edhe duke hedhur vezë drejt godinës. Pjesëmarrja është shumë e ulët.

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që po zhvillohet online.

Veliaj duke folur online para këshilltarëve bashkiakë me gjuhë të ashpër ndaj kundështarëve politikë e jo vetëm, atyre që i quan ‘armiqë’ u shpreh i vendosur se do të vijojë të jetë në krye të bashkisë madje inkurajoi dhe këshilltarët bashkiakë të vijojnë punën për një Tiranë më europiane.

Lepujt s’na heqin dot… Nuk dorëzohem. Do të punoj akoma më shumë. E shijova në mënyrë profesionale shkuarjen në SPAK.  Nëse janë burra të zbresin nga ballkoni I Berishës të zbresin nga paralelja e Metës e të shkojnë në SPAK. Secili prej maskarenjve atje përballë ka interesin e vet” 

Continue Reading

Politike

Basha: Sfida kodoshësh, i përdorin njerëzit si ‘mish për top’

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka ironizuar fjalën e Ilir Metës se është në gjendje të grumbullojë qindra protestues sërish në shesh. Sipas Bashës këto janë numra të një kaste politike, që i përdor njerëzit si mish për top. Basha tha në Frontline Interview në Report Tv, se do ta çrrënjosin këtë kulturë politike.

‘Këta janë sfida kodoshësh të vjetër që nuk kanë lidhje me realitetin. Janë njerëz të mbaruar. Çfarë janë këta i ka rrogëtar nëse u ka falur janë numra të një kaste të vjetër politike që i trajtojnë njerëzit mish për top këtë kulturë politike në do ta çrrënjosim. Nuk ka më të marrë këtu të çoj atje, hajde këtu.

Nëse qeveria do të rrezohet vetëm me protesta atëherë do të ishte e thjeshtë, anulonim zgjedhje, anulonim kushtetutën. Ky është model anarkist. Protestat janë një moment presioni.’- tha Basha

Continue Reading

Politike

‘I bëri elozhe prej legjendari, por Berisha e lëshoi Metën’

Arben Meçe  foli për indiferencën e Sali Berishës për Konventën Kombëtare të PL-së së Ilir Metës. Meçe tha se, Berisha nuk do ta lejojë Metën që ta lidhë figurën e tij, më të, edhe pse kreu i PL-së i thuri elozhe prej legjendari ish-kryeministrit.

“Berisha ishte bojkotuesi më i madh i Konventës së Metës. Ai ishte absolutisht i ftohtë me Metën. Sepse vetëm një gjë nuk e pranon Berisha. Nuk mundet ta barazojë autoritetin e vet, simbolikën e vet me simbolikën e Ilir Metës dhe të dy të bashkohen si të dënuar politikë nga regjimi i Ramës etj.

Berisha është i kujdesshëm që nesër kur të arrestohet Meta të thotë: “Jo zotëri ai e bëri veprimin, por unë nuk e pranova, sepse unë nuk i dërgova njerëz, nuk e thirra, ai erdhi vetë.” Në fjalimin e tij Berisha nuk foli fare për PL-në. Çdo lloj fjalimi mbajti, ama vetëm për PL-në nuk foli.

Ndërsa Meta veshi fanellën simbolikë dhe i bëri elozhe prej legjendari Berishës. Kishte një qëndrim prej servili. Nuk ishte servil, por ishte strategji ndaj Berishës që të bashkonte figurën e vet më të ish-kryeministrit. Por Berisha nuk e pranon këtë gjë.”, tha zoti Meçe.

Continue Reading

Politike

“Isha te kolegët”/ Berisha: Veliaj në SPAK, si kryeinspektori i drejtësisë!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deklaratën e këtij të fundit, duke i qujatur prokurorët ‘kolegë’.

Gjatë fjalës në protestën poshtë banesës së tij, Berisha u shpreh ndër të tjera se ‘kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektor i drejtësisë’.

Më tej Berisha theksoi se Veliaj urdhëroi mbledhjen e Këshillit online, dhe rrethoi Bashkinë me 500 policë pasi u frikësua nga revolta e qytetarëve.

“Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës”,- thotë Berisha ndër të tjera.

Berisha: Miqtë e mi, kur qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbarë kombit, pa se si u ngritën në ajër si luanë barrikadat që mbronin horrin.

Keni marrë, keni merituar bekimin e mbarë shqiptarëve.

Urimin e zemrës së mbarë shqiptarëve.

Mosbindja juaj civile, revolta juaj ishte një kryevepër në llojin e vet.

Një kryevepër e njerëzve që mbrojnë kauza të drejta.

Është fatlum ai apo ajo që i kushton veten një kauze të drejtë.

Dhe ju e patë se çfarë fuqie kishte kauza jonë sot.

Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës.

Ju e patë mirë shpërfytyrimin e tij.

Të dashur miq, kam një lajm të mirë për ju dhe për shqiptarët.

Duke evokuar protestat e 30 viteve më parë, lajmi i mirë është ky: ju garantoj se këta qeveritarë të sotëm, të kalbur dhe krimbur në krime dhe drogë, kanë humbur çdo sens realiteti më keq se sa nomenklatura komuniste e vitit 1991.

Ju u keni kallur datën, po i lebetitni, po i lemerisni me qëndresën tuaj.

Diktaturës i keni dhënë sot goditjen më të rëndë.

I keni dhënë sot lebetinë dhe tmerrin më të madh.

Miqtë e mi, por sot ishte edhe një ditë siç u thashë, që dëshmoi kalbësirën e plotë dhe totale të narkoshtetit, të narkodrejtësisë, të narkobashkisë.

Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë.

Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë.

E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë.

Ky kryehajdut i bashkisë.

Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët.

Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta.

Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit.

Edhe kjo është një pjesë e qenësishme e fitores tuaj sot.

Sepse sot, prapë ju hapët sytë edhe shqiptarëve më skeptikë se kush është Erion Veliaj dhe ç’është Skapi i partisë.

Continue Reading

Politike

Berisha: I bëj thirrje policisë të mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij si çdo natë, para mbështetësve nga ballkoni i shtëpisë.

Berisha tha se i bën thirrje policisëtë mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, ftesa ime, bashkohuni me ne se ky ortek nuk ndalet kurrë. Se ky uragan nuk mposhtet kurrë. Ky është uragani i lirisë. Ky është uragani që do përmbysë diktaturën. Ky është uragani i fitores. Rroftë fitorja! Rrofshi ju. I bëj thirrje policisë të vetëpërmbahet, të mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh. I them çdo polici, i bëj një pyetje: cili nga ju është martuar me paratë e vjedhura të taksapaguesve? Cili nga ju ka marrë përsipër të ndërtojë objekte 130 milionë euro dhe të mos gjendet nam as nishan?

Cili nga ju në repartin e tij, në qytetin e tij, në fshatin e tij, ka pretenduar se ka mbjellë jo 1 milion, por 10 mijë pemë? Asnjë prej jush. Cili nga ju, kur ka dëgjuar ndonjëherë se kryetari i bashkisë vjedh 100 përqind paratë me tendera. Ndaj dhe kthehuni shpinën këtyre horrave. Altin Dumani që u akuzon ju se bashkëpunoni me krimin, është vetë bashkëpunëtori më i shpifur me krimin. Se nuk ka kriminel më të madh se Erion Veliaj. Se nuk ka kriminel më të madh se Edi Rama. Se nuk ka kriminel më të madh se Taulant Balla. Shërbëtor i të cilëve është Altin Dumani.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING