Bota
“Gënjeshtra…”/ Trump: SHBA nuk hyri në luftë me Iranin prej Izraelit
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimet se ai është “bindur” që të bashkohet me luftën kundër Iranit nga Izraeli.
Ai u shpreh në një postim në Truth Social se përfshirja e Uashingtonit në konflikt bazohej në sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit dhe në “mendimin e tij të përjetshëm” se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore.
Që nga fillimi i luftës me Iranin ka pasur disa pretendime se Trump është ndikuar nga Benjamin Netanyahu, përfshirë edhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, e cila tha se u “tërhoq në” luftë nga Izraeli.
Në të njëjtin postim, Trump kritikoi mediat për “gënjeshtra dhe histori të sajuara”, duke thënë se “rezultatet në Iran do të jenë të mahnitshme”.
Ai tha gjithashtu se nëse “udhëheqësit e rinj të Teheranit janë të zgjuar”, Irani mund të ketë një “të ardhme të shkëlqyer dhe të begatë”.