Aktualitet
Gjermania mbështet ruajtjen e arkivit të Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër
Gjermania mbështet Fototekën Marubi në Shkodër në katalogizimin, arkivimin digjital dhe ruajtjen e vazhdueshme të arkivit të saj të negativëve në xham, shiritave filmikë, dokumenteve dhe objekteve të tjera. Ministria e Jashtme Federale, në kuadër të Programit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, vë sërish në dispozicion për këtë qëllim 9.000 euro.
Ambasadori Peter Zingraf në vizitën e para disa ditëve në Shkodër u bind personalisht për progresin e këtij projekti dhe pati mundësinë të përftojë një panoramë të drejtpërdrejtë në punët e arkivimit. Në kuadër të mbështetjejes së dytë gjermane për muzeun u mundësua ndër të tjera blerja e kutive speciale të arkivimit dhe dosjeve për ruajtjen dhe konservimin profesional të shiritave filmikë dhe dokumenteve si p.sh. katalogëve dhe objekteve të tjera të arkivit.