Bota
HAKMARRJA PO VJEN, IZRAELI NE ALARM
Izraeli ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin pas asaj që zyrtarët e kanë përshkruar si një sulm parandalues ndaj Teheranit, mes frikës së hakmarrjes.
Njoftimi erdhi menjëherë pasi Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, tha se Forcat Mbrojtëse të Izraelit kishin kryer atë që ai e quajti një sulm parandalues kundër Iranit, duke theksuar se sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë kundër Izraelit priten në të ardhmen e afërt.
Në minutat e fundit, sirenat u dëgjuan në të gjithë vendin, të shoqëruara nga alarme paraprake të dërguara direkt në pajisjet mobile, duke i udhëzuar banorët të qëndronin pranë hapësirave të mbrojtura, tha IDF.
Në Izrael janë lëshuar udhëzime të reja të Komandës së Frontit të Brendshëm, të cilat ndalojnë aktivitetet edukative, tubimet publike dhe pjesëmarrjen në vendin e punës, me përjashtime vetëm për shërbimet thelbësore. Ushtria theksoi se alarmi proaktiv synon të përgatisë publikun për lëshimin e mundshëm të raketave drejt Izraelit.
Sulmi izraelit në Iran, media: Khamenei është në një vend të sigurt, nuk ndodhet në Teheran
Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetin hebre që l të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.Njoftimi i plotë: Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:
+972549042813
+972544806601
Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.
MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.