Bota
SUPERFUQITE HAPIN PAZARIN NE PEKIN
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se udhëheqësi kinez Xi Jinping ofroi të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit midis SHBA-së dhe Iranit, teksa Kina ka lidhje të ngushta me Iranin dhe është konsumatori numër një i naftës iraniane.
Pritej gjerësisht që presidenti të nxiste Kinën që të bënte presion mbi Iranin që të pranonte një marrëveshje paqeje dhe të hapte Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte që është mbyllur kryesisht për shkak të luftës.
Një deklaratë e SHBA-së për takimin tha se Kina ra dakord që ngushtica “duhet të mbetet e hapur” dhe se Kina është kundër militarizimit dhe një takse për ngushticën, pika që përputhen kryesisht me deklaratat e mëparshme të Kinës.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha në një intervistë të veçantë me NBC News të enjten se SHBA-të nuk kërkuan ndihmën e Kinës dhe se nuk kemi nevojë për ndihmën e tyre.
Gjithashtu Kina ka rënë dakord të porosisë 200 avionë luftarakë ‘Boeing’ – tha Presidenti amerikan Donald Trump, duke shënuar blerjen e parë të vendit të avionëve komercialë të prodhuar në SHBA në gati një dekadë.
Pak detaje rreth marrëveshjes janë bërë me dije, por aksionet e Boeing ranë me më shumë se 4% pasi u transmetuan komentet. Totali ishte shumë më i ulët se raportet e medias të cilat kanë sugjeruar se prodhuesi i aeroplanëve po i afrohej një marrëveshjeje për të shitur 500 ose më shumë aeroplanë Kinës.
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, kishte thënë më parë se priste një njoftim në lidhje me një porosi të madhe nga Boeing gjatë vizitës së Trump në Pekin, gjatë së cilës ai zhvilloi bisedime me udhëheqësin kinez Xi Jinping.
Gjithashtu presidenti amerikan tregoi se homologu kinez i kishte kërkuar të hapte Ngushticën e Hormuzit. Trump pranoi duke thënë: – ‘Nëse mund të ndihmoj, do të doja ta ndihmoja’.
Pekini blen rreth 90% të naftës bruto të Teheranit me një zbritje, ekuivalente me rreth 10-15% të të gjitha importeve kineze të “arit të zi”.
