Connect with us

Bota

Hetim i madh për korrupsion/ Arrestimi i Yermak konsiderohet goditje e fortë për rrethin e Zelensky

Andriy Yermak, një aleat i ngushtë i Presidentit Volodymyr Zelensky dhe ish-kreu i administratës së tij, është urdhëruar të arrestohet këtë të enjte nga Gjykata Antikorrupsion e Ukrainës, nën akuzat për pastrim parash.

Gjykata caktoi gjithashtu një garanci pasurore prej 140 milionë hryvniash, e cila do t’i mundësonte Yermakut, që i ka mohuar akuzat ndaj tij, të lirohej deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për çështjen.

“Nuk kam atë lloj parash dhe avokati im tani do të punojë me miq dhe të njohur (për të mbledhur paratë për lirimin me kusht)”, u tha Yermak gazetarëve pas vendimit të gjykatës.

“Ekipi im ligjor do të paraqesë një apel. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të kërkuar drejtësi dhe të vërtetën,” shtoi ai

Të hënën, autoritetet ukrainase e shpallën Yermakun të dyshuar në kuadër të një hetimi të madh për korrupsion. Arrestimi i tij konsiderohet si goditja më e afërt që strukturat antikorrupsion në Ukrainë i kanë dhënë deri tani rrethit të ngushtë të presidentit.

Advertisement