Connect with us

Bota

Horror në Torino, treni me shpejtësi marramendëse merr përpara 5 punëtorët e hekurudhë

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Itali në linjën e trenave Torino-Milano. Një tren i shpejtësisë së lartë ka përplasur punëtorët e mirëmbajtjes së hekurudhës duke i marrë zvarrë për qindra metra. Për pasojë 5 punëtorë kanë humbur jetën mbi trasenë e hekurudhës ku më i riu është 22 vjeç.Aksidenti ka ndodhur në mesnatë mes Chivasso dhe Brandizzo në një zonë ku po punonin punonjësit e kontraktorit që mirëmban hekurudhën ndërsa treni arrit të frenojnë 1 km nga vendi ku përplasi punëtorët. Treni shkonte drejt Torinos me një shpejtësi 160 km/orë, ai ishte bosh dhe transportonte vagonët për në një tjetër stacion. Dinamika e ngjarjes dhe hetime po shqyrtohet nga autoritetet kompetente dhe nga Rete Ferroviaria Italiana. Punëtorët ishin të gjithë punonjës të një kompanie të jashtme, Sigifer e Borgo Vercelli. Në vendngjarje ndodheshin patrulla të shumta të forcave të policisë, karabinierëve dhe Polferit, si dhe ekipe të ndryshme zjarrfikëse. Viktimat janë ende të paidentifikuar ndërsa po hetohet dinamika e aksidentit. Aktualisht është pezulluar qarkullimi hekurudhor ndërsa shumë udhëtime me tren janë anuluar.

Bota

“Media nuk është krim”/ Në Ditën e Lirisë së Shtypit Biden bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për lirimin e të gjithë gazetarëve, përfshirë Alsu Kurmashevën e Radios Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovichin e The Wall Street Journal, të cilët janë arrestuar në Rusi për akuza që ata, punëdhënësit e tyre dhe mbështetësit e tyre i hedhin poshtë si të nxitura politikisht.

“Gazetaria nuk duhet të jetë krim askund në botë”, tha Biden në një komunikatë për shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj.

“Në Rusi, gazetarët amerikanë Alsu Kurmasheva dhe Evan Gershkovich janë paraburgosur në lidhje me punën e tyre për Radion Evropa e Lirë dhe The Wall Street Journal”, tha Biden.

Kurmasheva – gazetare e REL-it me bazë në Pragë e cila mban dyshtetësi, amerikane dhe ruse – po mbahet në paraburgim në Rusi prej 18 tetorit, për gjoja shkeljen e të ashtuquajturit ligjin për “agjentët e huaj”. Kritikët dhe grupet për të drejtat e njeriut thonë se Kremlini e përdor këtë ligj për ta luftuar çdo kundërshtim. Kurmasheva, 47 vjeçe, akuzohet edhe për përhapjen e dezinformatave për ushtrinë ruse dhe përballet me burgim deri në 10 vjet, nëse shpallet fajtore.

Gershkovich, gazetar i të përditshmes amerikane, Wall Street Journal, është në paraburgim më shumë se një vit në Rusi, nën akuzat për spiunim. Autoritetet ruse nuk kanë ofruar të dhëna që mbështesin akuzat e tyre për spiunazh, të cilat Wall Street Journal dhe Qeveria amerikane, i kanë hedhur poshtë. Ato deklarojnë se Gershkovich ka qenë duke e bërë punën e tij dhe ka qenë i akredituar si gazetar në kohën kur është arrestuar.

Moska është akuzuar gjithashtu edhe për paraburgosjen e amerikanëve për t’i përdorur ata pastaj për shkëmbim me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të të gjithë gazetarëve, të cilët janë burgosur thjesht sepse po bënin punën e tyre”, tha Biden.

Biden tha se administrata amerikane do të njoftojë së shpejti për hapa konkretë si përgjigje ndaj arrestimit të jashtëligjshëm të gazetarëve në gjithë botën, duke e cilësuar si “kërcënim serioz” shtypjen e lirisë së medias për sigurinë kombëtare të Amerikës.

“Do të autorizoj masa, përfshirë sanksione dhe regjim vizash kundër atyre të ndërmarrin veprime abuzive për ta heshtur shtypin”, tha Biden.

Continue Reading

Bota

‘Nëse Moska depërton vijën e frontit, ne do të ofrojmë ushtarë për Kievin’

Presidenti francez Emmanuel Macron flet sërish për dërgimin e mundshëm të trupave perëndimore në Ukrainë, në rast të një përkeqësimi të situatës në front. Komentet Macron i bëri në një intervistë për ‘The Economist’, në një mënyrë më të detajuar: “Nëse Rusia do të kalonte vijën e parë të frontit dhe nëse do të kishte një kërkesë nga Ukraina, gjë që nuk është rasti sot, atëherë ne duhet të pyesim veten në mënyrë legjitime për këtë kërkesë”.

Pavarësisht reagimeve të vakëta, nëse jo armiqësore, të shumë aleatëve në Evropë, presidenti francez përsërit se “asgjë nuk mund të përjashtohet”.

Për herë të parë, presidenti francez i artikuloi këto deklarata në fund të shkurtit, në përfundim të një samiti për Ukrainën në Elysee. Që atëherë, Macron e ka përsëritur këtë pozicion në disa raste, duke e kontekstualizuar atë brenda një alarmi gjithnjë e më të fortë mbi një kolaps të mundshëm të rezistencës ukrainase.

Presidenti francez përsërit se niveli i kërcënimit rus është rritur, siç deklaroi dje edhe NATO, duke denoncuar “veprime hibride” të Kremlinit në pjesë të ndryshme të kontinentit, duke përfshirë “sabotim, akte dhune, ndërhyrje teknologjike, fushata dezinformuese”.

“Armiku nuk ka kufi”

Prandaj, Macron këmbëngul në nevojën për të mos vendosur kufizime në opsionet e mundshme të Perëndimit duke përfshirë dërgimin e trupave në territorin ukrainas.

“Të përjashtosh apriori do të thotë të mos mësosh mësimin e dy viteve të fundit”, shpjegon Macron, duke kujtuar se fillimisht vendet e NATO-s hodhën poshtë hipotezën e dërgimit të tankeve dhe avionëve luftarakë në Kiev.

“Siç thashë, nuk përjashtoj asgjë, sepse jemi përballë dikujt që nuk përjashton asgjë”, përsërit Macron, duke iu referuar Vladimir Putinit.

Macron inkurajon aleatët për një “zgjim strategjik”, duke treguar qëllimin e tij: “Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë”. “Nëse Rusia fiton, ne nuk do të kemi më siguri në Evropë”, thotë kreu i shtetit, i cili në të kaluarën besonte se një dialog me Putinin ishte i mundur. “Kush mund të presë që Rusia të ndalet atje? Çfarë sigurie do të ketë për vendet e tjera fqinje, Moldavinë, Rumaninë, Poloninë, Lituaninë e shumë të tjera? Nuk duhet të përjashtojmë asgjë”.

Maturia e BE-së

Nëse javët e fundit, me përkeqësimin e në frontin e luftës në Ukrainë, disa qeveri në Evropën Veriore dhe Lindore kanë rënë dakord me Macron, maturia vazhdon të mbizotërojë në shumë kryeqytete të kontinentit europian. Moska i hodhi poshtë deklaratat e reja të presidentit francez si jo lajm. “Deklarata javore, është një lloj cikli”, komentoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Në Budapest, Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjártó e përcaktoi pozicionin e liderit francez si “kërcënues”. “Nëse ka trupa perëndimore në territorin ukrainas, lufta do të bëhet më e madhe,” komentoi ai. Nga Italia, Matteo Salvini postoi: “Asnjëherë një ushtar italian nuk vdes në emër të Macron. Kështu mendoj”.

Në intervistë, lideri francez vlerësoi kryeministren italiane Giorgia Melon, e cila, sipas tij, ka demonstruar një “qasje evropiane”, ndryshe nga liderët e tjerë nacionalistë që kur “janë rreth tryezës”, e marrin Evropën peng.

“Unë u them evropianëve: zgjohuni!”, kërkon Macron. “Të gjithë nacionalistët evropianë janë Brexitistë të fshehur”, shton presidenti francez.

Vizita e Xi Jinping

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron të enjten mbrëma në Paris për një darkë për të diskutuar politikën e Bashkimit Evropian dhe Kinës. Kancelari gjerman ka hedhur poshtë deklaratën e parë të Macron për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë.

Takimi i cilësuar si “privat” nga Elysee, mbahet pak ditë para mbërritjes në Evropë të presidentit kinez Xi Jinping, që pritet të dielën në Francë dhe më pas në Serbi e Hungari. Scholz u kthye nga Kina, ku u takua me Xi, në prill. Macron i ka kërkuar Ursula von der Leyen që të jetë e pranishme në Paris për ardhjen e presidentit kinez dhe mund të përpiqet të bindë edhe kancelarin që të bashkohet./La Repubblica

Continue Reading

Bota

Me shtrirje në mbarë Europën, ‘zbërthehet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës, të arrestuar dhe shqiptarë

Një bandë kriminale me anëtarë të huaj e shqiptarë me bazë në Marbella të Spanjës është çmontuar falë bashkëpunimin të autoriteteve të disa shteteve europiane.

Bëhet fjalë për 14 të arrestuar me origjinë shqiptare, kolumbiane, gjermane, iraniane dhe nga Maroku.

Kjo bandë merrej me trafikun e drogës në rang ndërkombëtar dhe për arrestimin e tyre autoriteteve iu deshën 28 bastisje, nga të cilat 28 u kryen në Gjermani dhe 10 në Spanjë. Nga aksionet blic, policia ka gjetur dhe sekuestruar në bazat e tyre 180 mijë euro para të gatshme, 7 armë zjarri dhe 30 kilogramë marihuanë.

Organizata, e cila operonte nga një restorant në Puerto Banús, është e lidhur me dërgimin e më shumë se një ton kanabis në Gjermani dhe sekuestrimin e 382,000 eurove në Francë.

Sipas mediave të huaja, hetimi filloi në dhjetor 2022 pas arrestimit të tre personave (me origjinë kolumbiane dhe shqiptare) në qytetin francez Dax. Të arrestuarit – të cilët aktualisht qëndrojnë në paraburgim në vendin francez – kishin fshehur 382,000 euro para të gatshme të fshehura në një automjet.

Nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze u zbulua se paratë e sekuestruara ishin të destinuara për drejtuesit e një organizate kriminale, që dyshohet se i dedikohej trafikut ndërkombëtar të drogës, me qendër në Marbella. Po kështu u vërtetuan lidhjet me Gjermaninë, shtetin e destinacionit të drogës që transportohej nga Spanja.

Kjo motivoi fillimin e një ekipi të përbashkët kërkimor midis tre vendeve – Spanjës, Francës dhe Gjermanisë.

Drejtuesit e organizatës, dy gjermanë me origjinë iraniane dhe marokene, drejtonin një restorant të vendosur në Puerto Banus, ku zhvillonin takime me trafikantë të tjerë droge.

Përveç kësaj, ata kishin shoqërues të armatosur kolumbianë, misioni i të cilëve ishte, t’u siguronte atyre mbrojtje kundër rrezikut që organizata të tjera kriminale t’i sulmonin ose të përpiqeshin t’u vidhnin mallin.

Pas disa aksioneve policore, verën e kaluar pati disa sekuestrime të lëndëve narkotike që, siç rezultoi nga hetimet, ishin larguar nga provinca e Kadizit. Konkretisht, në qershor 2023, u sekuestruan 140 kilogramë hashash , të ndarë në tre ngarkesa të konfiskuara, të dërguara nga një kompani në Jerez de la Frontera në një kompani tjetër në Gjermani.

Nga ana tjetër, u sekuestruan 450 kilogramë hashash, të fshehura mes kutive me limon , në një kamion të sekuestruar në Gjermani dhe që vinte nga Murcia.

400 kilogramë të tjera të së njëjtës lëndë narkotike u gjetën në magazinën ku kamioni do të shkarkonte mallin.

Si rezultat i konfiskimeve, dhe përmes disa Urdhrave të Hetimit Evropian (OEI) të lëshuara nga Gjermania që kërkonin masa të ndryshme, mbikëqyrja e atyre që hetoheshin në Malaga – Puerto Banús, San Pedro Alcántara, në Marbella dhe qytetin e Estepona – u intensifikua. dhe Cádiz –Sanlúcar de Barrameda dhe Jerez de la Frontera.

Po kështu, hetimi ka zbuluar edhe lidhjet e organizatës me anëtarët e shquar të bandës së motoçikletave Hell’s Angels MC, si dhe me shtetas me origjinë shqiptare dhe bullgare, të gjithë me histori të trafikut të drogës.

Mënyra e funksionimit të përdorur nga organizata për transportin e drogës në Gjermani konsistonte në fshehjen e lëndës narkotike në shpella, si në automjete ashtu edhe në kamionë.

Në fund të prillit të kaluar, operacioni u krye njëkohësisht në Spanjë dhe Gjermani . Si rezultat, tetë persona janë arrestuar në Spanjë, dy prej tyre në Marbella, pesë në Estepona dhe një në provincën e Seviljes dhe dy në Gjermani.

Continue Reading

Bota

Goditje e fortë/ Turqia ndërpret të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin

Turqia do ndalojë të gjitha eksportet dhe importet nga Izraeli, raporton Bloomberg duke iu referuar dy burimeve që kanë njohuri për këtë çështje.

Megjithatë Bloomberg nuk ka publikuar ansjë njoftim zyrtar deri më tani që të provojë deklaratën e dy burimeve.
Sipas Shërbimit Statistikor Turk, tregtia midis Izraelit dhe Turqisë ishte 6.8 miliardë dollarë në vitin 2023.

Të enjten, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, shkroi në aplikacionin “X” “një diktator si (Erdogan) vepron në mënyrë që shkel interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe injoron marrëveshjet tregtare ndërkombëtare”, duke shtuar se “Izraeli ka një ekonomi të fortë. Ne fitojmë dhe ata humbin”.

Muajin e kaluar, Turqia njoftoi se do të kufizonte eksportet në Izrael, duke pretenduar se Tel Avivi refuzoi ta lejonte të dërgonte ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Ministria turke e Tregtisë njoftoi në atë kohë se do të vendoste kufizime në eksportin e 54 produkteve që mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Lista përfshinte dhjetëra produkte, duke përfshirë: hekur, makineri ndërtimi, xham, mermer, makineri për përpunimin e metaleve, plehra kimike, ngjitës, çimento dhe alumin.

Dje Ankaraja njoftoi se do të bashkëpunojë me Afrikën e Jugut dhe do të mbështesë padinë e ngritur kundër Izraelit në Hagë.

Continue Reading

Bota

Shirat e dendur dhe stuhitë goditën sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, anulohen disa fluturime

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur ditën e sotme nga një mot i pazakontë me shira të dendur dhe stuhi me bubullima dy javë pasi Dubai u godit nga stuhi të paprecedentë që paralizuan Emiratin për ditë të tëra. Kjo ka çuar në anulimin e disa fluturimeve ndërkombëtare.

Gjithashtu ditën e djeshme , Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave dhe Fatkeqësive të Emergjencave të vendit (NCEMA) ngriti nivelet e gatishmërisë dhe gatishmërisë së sistemit kombëtar për t’u përballur me situatën.

Linja ajrore Emirates me bazë në Dubai njoftoi anulimin e disa fluturimeve më 2 maj për shkak të motit të keq në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe pasi lëvizjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DXB) u reduktuan.

“Klientët që mbërrijnë ose nisen nga aeroporti i Dubait më 2 maj mund të presin disa vonesa pasi fluturimet janë riplanifikuar,” tha Emirates në një deklaratë.

Theksojmë se më 14-15 prill, reshjet ekstreme goditën rajone të Gadishullit Arabik, me Dubain që përjetoi shirat më të dendur të regjistruar që nga viti 1949.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING