fbpx
NTV
No Result
View All Result
09/01/2021 , 4:38
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
09/01/2021 , 4:38
NTV
No Result
View All Result
Home Kosove

Hoti mohon të ketë dhënë dorëheqje, kërkon marrëveshje për presidentin ose zgjedhje

Në Kosovë brenda disa muajsh duhet të zgjedhet presidenti i ri, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje në fillim të muajit nëntor, dhe u dërgua në Hagë, për t’u përballur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga ana e Prokurorisë së Specializuar

by Cuci
27/11/2020 , 11:45
0 0
Hoti mohon të ketë dhënë dorëheqje, kërkon marrëveshje për presidentin ose zgjedhje
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se partitë parlamentare i kanë dy opsione: të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve.

Përmes një komunikate për media, nga zyra e kryeministrit, thuhet se “informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen e kryeministrit janë të pavërteta”.

“Kryeministri Hoti ka dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime, arritja e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Në Kosovë brenda disa muajsh duhet të zgjedhet presidenti i ri, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje në fillim të muajit nëntor, dhe u dërgua në Hagë, për t’u përballur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga ana e Prokurorisë së Specializuar.

Ushtruese e detyrës së presidentit është kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, por në bazë të Kushtetutës ajo nuk mund të ushtrojë këtë detyrë më shumë se gjashtë muaj.

Partnerët e koalicionit qeverisës (Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe pakicat) kanë edhe pesë muaj kohë për arritjen e dakordimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Më 24 nëntor, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar thirrjen e një takimi me liderët e partive politike për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme, nuk janë opsion.

Deri më tash, vetëm lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur hapur synimin për t’u bërë president i vendit, por ai nuk është mbështetur nga LDK-ja.

AAK-ja ka thënë në vazhdimësi se nëse kandidati i tyre nuk zgjidhet president, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Për zgjedhjen e presidentit duhen 80 vota të deputetëve të Kuvendit dhe koalicioni qeverisës nuk e ka këtë shumicë.

Related Posts

Katër të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Kosove

Pesë viktima dhe 321 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

08/01/2021 , 15:41
Katër të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Kosove

Dy të vdekur dhe 301 raste të reja me koronavirus në Kosovë

06/01/2021 , 15:24
Shpërthen bombola e gazit – 41 të plagosur, 4 në gjendje të rëndë (FOTO)
Kosove

Shpërthen bombola e gazit – 41 të plagosur, 4 në gjendje të rëndë (FOTO)

05/01/2021 , 16:40

Recent Posts

  • DPT nis nga 11 Janari testimin e kamerave rregjistruese në terren
  • Janë ngritur shtabet e emergjencave për të menaxhuar situatën
  • “Komandanti” Seriali që do të ju mbajë të mbërthyer para ekranit, jeta sekrete e Hugo Chavez-it
  • Dëshironin se**ks treshe – Prostituta u ftua nga çifti britanik për të… rrezikojn burgun pasi thyen ligjin anti – Covid
  • Foto – Nuk mundi ta fitonte dot betejën me Covid! Peshonte rreth 160 kg – Ja cili është 21-vjeçari nga Durrësi që ndërroi jetë

Kategorite

  • Aktualitet (1,017)
  • Bota (1,105)
  • Ekonomi (188)
  • Foto lajm (10)
  • Horoskopi (82)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (177)
  • Kronike (222)
  • Kulture (41)
  • LAJMI I FUNDIT (33)
  • Lifestyle (404)
  • MEMORIE (7)
  • Moti (84)
  • OPINION (33)
  • Pinknews (574)
  • Politike (297)
  • Rajon (102)
  • REAGIM (66)
  • Shendeti (290)
  • Shkrime (10)
  • Shtypi Dites (23)
  • Sociale (53)
  • Sport (255)
  • Videonews (232)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!