Connect with us

Pinknews

I ati e nxorri nga “Grande Fratello”, flet për herë të parë Heidi

Heidi Baci, e cila u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, u ka treguar disa prej banorëvee arsyen pse u tërhoq nga edicioni italian i këtij spektakli, “Grande Fratello”, vitin e kaluar.

Heidi pohoi se vendimi për të lënë lojën ishte i saji, pasi kuptoi që lidhja me konkurrentin Massimiliano Varrese po i shkaktonte dhimbje prindërve.

Ajo theksoi se askush nuk e detyroi të dilte nga dera e asaj shtëpie, por ajo ndihej jo mirë me atë që po ndodhte në shtëpi.

Gjatë kohës në programin italian, ajo qëndroi rreth një muaj e gjysmë, duke u ndarë nga publiku pas daljes së saj, shkruan FanPage Italia.

Disa mendonin që ajo veproi saktë kur doli, ndërsa të tjerët mendonin se humbi një mundësi të mirë dhe duhej të kishte qëndruar.

Problemi me Varresen nuk ishte mosha e tyre, por sjelljet e tij ndaj saj. Babai i saj kishte ardhur dhe i tha se prindërit nuk ishin mirë për shkak të situatave që u kishin krijuar me Massimilianon, dhe ajo nuk mundi të vazhdonte të mbante mendjen se ata ishin duke vuajtur.

Heidi gjithashtu u shpreh se kishte liri të plotë nga prindërit e saj që kur ishte shumë e re dhe që atëherë kishte pasur mundësi të ndryshme.

Ajo shtoi se donte të vijonte të punonte në televizion, tregon se prindërit e saj nuk ishin të rreptë dhe e lejuan të studiojë jashtë shtetit që nga mosha 19-vjeçare.

Gjithashtu, kishte jetuar një vit në Zvicër ku menaxhonte një bar. Pavarësisht se ajo kishte shkaktuar kaos total në Itali dhe kjo dukej të ishte një karakteristikë e saj, ajo kishte marrë shumë mundësi televizive. Tani që ka punën e saj dhe vijon të bëjë modelim, ajo thotë se televizioni është diçka që e pëlqen shumë.

Advertisement

Pinknews

Xhensila Myrtezaj vazhdon të provokojë në Instagram, “djeg” rrjetin me imazhet e “nxehta”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj po vazhdon të jetë emri më i lakuar në mediat rozë.

Arsyeja është ndarja nga aktori Bes Kallaku.

Krahas zërave të shumtë sa i përket fundit të kësaj martese, këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë detaj duke u fokusuar vetëm në jetën profesionale.

Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar më së shumti momente nga koncertet në të cilat mer pjesë.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar disa foto me në fokus belin e saj të sheshtë e të tonifikuar.

FOTOT: Xhensila Myrtezaj vazhdon të provokojë në Instagram,

 

Continue Reading

Pinknews

E shpallën të vdekur! Reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka reaguar në rrjetet e saj sociale pasi një lajm i cili po qarkullonte në Tik-Tok pretendonte se ajo kishte vdekur.

Ndaj dhe Matoshi shprehu pakënaqësinë e saj ndaj këtij dezinformimi.

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm”, shkruan Adriana në Instagram.

Ndërkohë që gjithashtu ka theksuar se emrin e ka me ‘D’, duke iu referuar postimit që emrin ‘Adriana’ e kishin shkruar gabim.

“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu”, shton ajo.

 

Continue Reading

Pinknews

“Doli që kisha tumor…”/ Rrëfimi prekës i Heidi Bacit: Fatkeqësisht….

Pasditen e sotme në shtëpinë e BBV ka mbërritur një zarf i bardhë, i cili është lexuar nga Juli. Në zarfin e ardhur shkruhej se të gjithë banorët do kishin mundësi të tregonin një histori personale apo të një të afërmi, që ka përjetuar një sëmundje serioze, kryesisht tumori.

Ka qenë Heidi ajo që ka nisur rrëfimin e saj, ku fillimisht ka treguar për sëmundjen e gjyshes së saj, e cila ishte diagnostifikaur me kancër në moshën 57-vjecare dhe kishte ndërruar jetë.

Ajo gjithashtu ka treguar se në një kontroll rutinë të saj, ajo rezultoi se kishte një tumor në dorë, të cilin fatmirësisht e ka kapur në kohë.

“Shkova dhe doli që ishte tumor. Faktikisht e kapa në kohë sepse dora ka shumë lidhje dhe mund të kishte kapur gjekun, nervat, cdo lloj gjëje dhe mund të degradonte situata. Kështu që këshilla më e mirë është të kontrollojmë veten për këto gjëra”, ka rrëfyer banorja e BBV.

Continue Reading

Pinknews

“E kam finalen e garantuar…”/ Ky banori i ‘BBV’ acaron Romeon me deklaratën

Teksa ka biseduar me Romeon në oborr rreth situatave në shtëpi, Juli i shprehet se për vete e ka të siguruar se do të shkojë në finale. Kjo gjë e ka bërë Romeon ta ironizojë duke i thënë të mos jetë i sigurt dhe kaq arrogant.

Juli: E kam finalen e garantuar

Romeo: Kjo siguria nuk të bën mirë

Juli: Çfarë ke more burrë

Romeo: Lërja publikut në dorë kjo siguria të nxjerr keq ty

Continue Reading

Pinknews

“Në gjumë finalisti dhe fituesja…”/ Franceska dhe Graciano ironizojnë çiftin

Prej mbrëmjes së djeshme situata në shtëpi ka qenë shumë e tensionuar për shkak të deklaratës së Gracianos, ku u shpreh se jashtë Romeo i ka shkruar mesazhe Erjolës dhe ajo ia ka lënë ‘seen’ dhe se ai ka pëlqim për të. Vetëm pak më parë banorët në oborr kanë komentuar Heidin dhe Romeon, të cilët ndodhen duke fjetur dhe i quajnë ‘finalisti dhe fituesja’.

Françeska: Finalisti dhe fituesi në gjumë dhe kjo tjetra që pretendon fitoren

Graciano: Jemi vetëm 10 ditë larg, ajo tjetra Big Brother me skece, mama dhia personazhi i përradhave

Continue Reading
Advertisement

TRENDING