Connect with us

Aktualitet

Incidentet në Komisariatin Nr.3/ Organizatorët distancohen: U krye nga 3-4 persona

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës masive të zhvilluar në kryeqytet janë distancuar nga incidentet e shënuara pranë Komisariatit Nr. 3.

Përmes një reagimi sqarohet se aktet e dhunshme u kryen nga katër individë të cilët nuk kishin asnjë lidhje me tubimin popullor, por ishin të infiltruar nga forca politike që u ndien të kërcënuara nga përmasat e kësaj proteste.

Gjatë momenteve të tensionit, vetë qytetarët e pranishëm reaguan menjëherë duke thirrur në kor “Jo dhunës!”, duke izoluar tentativat për provokim. Protestuesit i kanë bërë një thirrje publike Policisë së Shtetit që të identifikojë urgjentisht autorët e incidentit. Ata e krahasuan këtë ngjarje me rastin e mëparshëm të flamurit të Izraelit, duke e cilësuar si një tjetër përpjekje të dështuar për të krijuar përçarje dhe intimidim. Sipas tyre, asgjë nuk do ta ndalë marshimin paqësor, i cili do të vijojë me pjesëmarrje të gjerë deri në largimin e kryeministrit

Ky tubim shënon një nga protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në vend, ku u përdorën simbolika të forta si torta e betonit, arkivoli politik dhe rrobat e burgut.

 

 

Sipas tyre, një incident i inskenuar me dashje nuk mund të njollosë revoltën e mijëra qytetarëve të mbushur me zhgënjim pas 13 viteve qeverisje. Duke sjellë në vëmendje ngjarjet e të kaluarës, si 21 janari, protestuesit deklaruan se niveli aktual i korrupsionit ka tejkaluar çdo limit, duke u kthyer në një ndjenjë të pastër revolte ndaj kryeministrit

Vetë protestuesit janë shprehur tej mase të revoltuar edhe në protestën e djeshme ndaj kreut të qeverisë, duke theksuar se njërizt jo vetëm që nuk e duan më, por e urrejnë atë.

Advertisement