Connect with us

Pinknews

Ish-kryeministri kanadez “i çmendur” pas këngëtares së famshme: “Ajo është gruaja perfekte“!

Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se ka gjetur frymëzimin e tij të ri tek Katy Perry, dhe sipas një raporti të Page Six, ai është “i çmendur pas saj”.

Një burim që foli për median amerikane tha se Trudeau e konsideron këngëtaren si “gruan perfekte”, duke shtuar se mes tyre ka shumë përbashkësi.

“Ata bien dakord për gjithçka, nga politika dhe fëmijët, deri tek dashuria për kuzhinën franceze,” – është shprehur burimi për Page Six.

Të dy u panë për herë të parë publikisht në Paris, ku festuan ditëlindjen e 41-të të Perry-t, vetëm pak muaj pasi u zbulua lidhja e tyre e mundshme në Montreal, gjatë një darke intime në korrik.

Në atë kohë, revista People raportoi se mes tyre kishte pasur “një lidhje të menjëhershme”, duke shtuar edhe më shumë zëra për një romancë të re në horizont.
Burimi: Page Six

Advertisement