Connect with us

Politike

Karikatura në protestë/ Bido: U prodhua nga Fredi Belerit, do vijoj të flas për plagën e Çamërisë

Në protestën e 20-të të zhvilluar në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, u shfaq një karikaturë satirike, që ironizonte deputetin socialist Ardit Bido, duke nënkuptuar se ai ka përdorur origjinën e tij për të përfituar pushtet dhe favore. Por përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bido ka theksuar se karikatura është prodhuar ‘Opinion Himara’ e eurodeputetit Fredi Beleri, me qëllim për ta sulmuar. Bido nënvizoi se origjina e tij është nga Labëria, teksa shtoi se nuk do të reshtë së foluri për plagën kombëtare të Çamërisë, pavarësisht nëse sipas tij, disave u djeg kjo gjë.

Reagimi i Ardit Bidos:Shihni vorioepirotistët e protestës Kanë nxerr një karikaturë të prodhuar nga Opinion Himara e Fredi Belerit për të më sulmuar. Jeni të qartë që tezat vorioepirotiste i keni mes jush? Për këdo që interesohet: nuk kam jetuar asnjëherë në Greqi e nuk kam bërë asnjë shkollë greke, nga “Hasan Tahsini” në Sarandë te Universiteti i Tiranës më gjeni Cili është problemi? Që jam lab 24 karatsh e kam folur, flas, e për inat të kujtdo, do vijoj të flas për plagën kombëtare të Çamërisë Nëse kjo i djeg Çanit, Belerit, Muçit, Qorit dhe të infiltruarve të tyre në protesta, aq më bën! Ama, sa keni këta në krah, më keni KUNDËR!!!

Advertisement