Connect with us

Kosova

Konjufca shpërthen ndaj BE: S’ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft-statut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të premten se Bashkimi Evropian (BE) “nuk ka kompetencë” për t’i propozuar Kosovës një draft-statut për formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, megjithëse autoritetet kosovare e kanë pranuar një të tillë tashmë nën ndërmjetësimin e bllokut.

“Mendoj se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Asociacion Kosovës. Është gabim të mendosh se është kompetencë e BE-së të na caktojë neve [draft-status për Asociacionin], kurse kompetencë e jona të jetë ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mendoj se është kompetencë e BE-së t’i propozojë draft Kosovës dhe Kosova të qëndrojë gatitur dhe ta dërgojë draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedurë”, tha Konjufca.

Konjufca po i përgjigjej pyetjeve rreth deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha një ditë më parë se e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës ta kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar vitin e kaluar prej Perëndimit për themelimin e Asociacionit.

“Do të ekzistojë një përgjigje nëse [dokumenti] është kushtetues apo jo, do të dihet a ka kompetenca ekzekutive apo jo, dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Diçka e tillë do të krijojë një dinamikë ndryshe dhe do të reflektojë përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet që ka”, tha Hovenier të enjten gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në ndërtesën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

 

 

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët perëndimorë i paraqitën Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për formimin e Asociacionit, i cili u hartua nga BE-ja dhe të cilin palët thanë se e pranojnë.

Në lidhje me këtë dokument, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte siguruar asokohe se është shkruar “me kujdes dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”

Kosova dhe Serbia së pari arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas edhe më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën, prandaj Prishtina zyrtare nuk pranon ta zbatojë atë marrëveshje.

Nga ana tjetër, Beogradi ka ngulur këmbë që Asociacioni të formohet ashtu siç është arritur pajtim në Bruksel, e jo që disa pika të harmonizohen me Kushtetutën e Kosovës, siç ka propozuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Të dy vendet janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011./ REL

Kosova

Lojëra lufte, stërvitja FSK-FA, si përgjigje “diplomatike” ndaj Serbisë

Brenda një harku kohor prej vetëm njëzet ditësh, artileritë u vendosën në dy anët e kundërta të Kosovës. Më 19 prill, në terrenin e përkohshëm ushtarak “Pester”, ushtria serbe gjëmonte me artileri të rëndë dhe avionë luftarakë. Më pak se tre javë më vonë, më 10 maj, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura Shqiptare (FA) “u përgjigjën” me një stërvitje të përbashkët në bazën e Bizës në Shqipëri, duke përfshirë veprime të kombinuara të zjarrit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë nga armët e artilerisë dhe mjete luftarake. Analistët në Tiranë dhe Beograd i thanë Kosovo Online se çdo ushtri në botë duhet të stërvitet. Megjithatë, ata nuk kanë dyshim se secila prej këtyre ushtrimeve ka shërbyer edhe si mesazh diplomatik për palën tjetër.

Stërvitja ushtarake shumëditore  e cila përfshinte disa mijëra trupa me rreth 500 sisteme dhe pajisje komplekse luftarake të mbajtura afër Sjenicës, u pa nga Prishtina zyrtare si një provokim i qartë.

“Ata janë duke bërë stërvitje me drone luftarake kamikaze dhe vendndodhja e këtyre ushtrimeve është vetëm 30 kilometra nga kufiri i Kosovës dhe vetëm tre kilometra nga kufiri Serbi-Mali i Zi. Kjo tregon se Serbia është aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor”- tha kryeministri Albin Kurti.

Marko Savkoviç , këshilltar i lartë në Fondin ISAC, shpjegon se stërvitjet ushtarake nuk kanë të bëjnë vetëm me demonstrimin e fuqisë, por edhe me dërgimin e mesazheve të qarta politike. Ai shpjegoi se në aspektin praktik, stërvitjet ushtarake në Shqipëri dhe Serbi nuk mund të krahasohen, sepse ajo në Rrafshnaltën e Pesterit ishte shumë më komplekse, duke përfshirë degë dhe sisteme të shumta armatimi dhe pajisje ushtarake, përfshirë aviacionin. Megjithatë, shtoi ai, të dyja kanë një emërues të fshehtë, të përbashkët – dërgojnë mesazhe jo vetëm për rajonin, por për të gjithë aleatët, partnerët dhe rivalët e mundshëm.

Për analistin Roland Qafoku, këto dy stërvitje ushtarake kanë një ndryshim thelbësor. Ai theksoi se stërvitja e Ushtrisë Serbe në Pester mund të interpretohet si paralajmërim apo provokim, ndërsa stërvitjet e përbashkëta në Shqiperi ishin nën kontrollin e NATO-s dhe pjesë e një procesi normal të përbashkët stërvitor sepse, siç theksoi ai, bëhet fjalë për dy shtete, vetëm një popull.

Duke komentuar stërvitjet ushtarake të Ushtrisë Serbe, dhe ato ne Shqiperi, të zhvilluara në harkun kohor prej njëzet ditësh, Qafoku tha se një “rastësi” e tillë ngre shumë pikëpyetje.

“Një pyetje që ka shumë pikëpyetje. Kjo mund të kuptohet pasi stërvitja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën mund të ishte paralajmërim, madje edhe provokim”- tha Qafoku dhe shtoi se stërvitja në bazën e Bizës nuk përbën rrezik potencial për askënd dhe nuk është zhvilluar në fshehtësi, sepse Shqipëria, si anëtare e NATO-s, është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga komanda e Aleancës në Bruksel, e cila ka informacion për çdo stërvitje të armatosur në territorin shqiptar.

Nga ana tjeter, analisti ushtarak Aleksandar Radiç, ofron një përgjigje të ndryshme.

Ai pohoi se stërvitja e fundit e përbashkët në Bizë duhet parë ekskluzivisht në kontekstin më të gjerë të projektit agresiv turk neo-osman që depërton në Ballkan. Sipas tij, qasja e Turqisë ndaj shitjeve të armëve disa vite më parë u nxit nga interesa komerciale, por tani është ekskluzivisht politike dhe theksoi se armatosja e Kosovës dhe e rajonit duhet parë edhe në një kontekst më të gjerë ku “rregullat e vjetra të lojës” po kthehen në skenë.

“Të gjithë po armatosen tani. Që kur forcat ruse kaluan kufirin në Ukrainë, bota ka ndryshuar. Shoqëritë po shkojnë drejt militarizimit dhe rregullat e vjetra të lojës po kthehen. Në këtë kontekst, të gjithë në Ballkan, përveç Bosnjës dhe Hercegovina, po blen armë dhe është e natyrshme të punohet për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë” – Deklaroi Radiç dhe shtoi se është një pyetje e rëndësishme se si Serbia duhet t’i ndërtojë marrëdhëniet me Turqinë në një situatë kur Turqia tregon qartë se kë ka favoritë kryesorë në Ballkan.

“Armët që i janë dorëzuar FSK-së dhe Shqipërisë tregojnë se kush ka besimin e Ankarasë zyrtare” – theksoi Radiç.

Continue Reading

Kosova

Nuk ka më kuptim, Serwer për gafat dhe kushtëzimin me Asociacionin për t’u anëtarësuar në KiE

Daniel Serwer, specialist në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe vëzhgues i njohur i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një artikull të titulluar “Çfarë të bëhet me Asociacionin?”, ka thënë se nuk ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Mendoj se presioni intensiv do ta bëjë Kosovën të marrë një statut të propozuar për Asociacionin. Por nuk ka kuptim të kushtëzojmë pranimin në Këshillin e Evropës me zbatimin e tij. Anëtarësimi në atë institucion do t’u jepte serbëve në Kosovë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo ofron një forum serioz për zgjidhjen e ankesave të pakicave etnike. Serbia, SHBA-ja dhe BE-ja duhet të mirëpresin interesin e Kosovës për t’u bashkuar me të”, ka shkruar Serwer

Sipas tij, përveç presionit ndaj Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet t’i kujtojnë Serbisë obligimet e saj sipas marrëveshjes së 2013-ës, derisa ka shtuar se serbët duhet të rikthehen në institucionet e Kosovës dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

“Beogradi duhet të përfundojë fushatën e tij kundër anëtarësimit të Kosovës në institucionet evropiane. Serbia duhet të dorëzojë terroristët e saj në Kosovë për gjykim, si dëshmi se Beogradi e pranon kornizën ligjore të Kosovës. Nuk kam asnjë dyshim, por se Prishtina do ta shikonte Asociacionin ndryshe nëse Beogradi do t’i përmbushte të gjitha këto kushte”, shtoi Serwer dhe ka potencuar se Beogradi ka dështuar të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes dhe se asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të bllokuar përparimin e Kosovës drejt BE-së, derisa ka theksuar se “kjo përfshin përpjekjet e fundit të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Continue Reading

Kosova

Fenomeni ‘Wanna be’ i Kurtit dhe si mund të kërkojë dikush më shumë?

Situata në Kosovë është bërë jashtëzakonisht serioze dhe shqetësuese, me qeverinë dhe Kryeministrin Albin Kurti, i cili, duket se nuk ka një sens të qartë për të kuptuar situatën gjeopolitike dhe ka një dëshirë të duket interesant në procesin e dialogut duke kundërshtuar tre nënshkrimet e “perandorive” politike evropiane, duke e ditur fundin e dialogut.

Fenomeni “Wanna be” te një politikan ka një referencë të keqe sepse iu takon individëve politikanë si Albin Kurti që përpiqen të imitojnë apo të bëhen si politikanë të suksesshëm apo të njohur më shume se sa dija dhe sensi iu jep fuqisë së tyre.

Ata e bëjnë shpesh këtë veprim duke ditur që s’e kanë as fuqinë as njohjen, përvojën, kualifikimin, dijen dhe aftësinë për të qenë lider i madh.

Liderët “Wanna be” si Albini ndjekin sjelljet, stilin e politikanëve që admirojnë duke humbur sensin për kohën, vendin dhe realitetin. Krejt kjo bëhet për t’u admiruar në publik.

Me këtë mungesë sensi politik të qeverisë, rrezikon që bashkësia ndërkombëtare të heqë dorë nga mbrojtja e interesave të Kosovës duke e lënë atë në margjinat evropiane.

Bashkësia ndërkombëtare ka arritur të dërgojë në Hagë liderët e Kosovës, dhe ka bërë të pamundurën që t’i japë Albin Kurtit hapësirën politike që qeveria e tanishme pa pengesë dhe pa opozitë të zgjidh problemet e mbetura.

Gjermania, si udhëheqëse e gjithë këtij procesi, bashkë me ndihmën e administratës amerikane u dukën aq të paaftë sa të mos jenë në gjendje të zgjidhin çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (ASMM).

Për më tepër, Kosova po izolohet gjithnjë e më shumë nga çdo institucion ndërkombëtar.

Gjermania, e cila ka qenë sponsorizuesi kryesor i Albin Kurtit, me pafuqinë e saj ndaj tij, e ka vendosur Kosovën në pozicionin më të keq të mundshëm qe nga viti 1999. Po ashtu Meloni, Macron dhe Scholz kanë vendosur firmën në letrën ku garantojnë që draft statuti s’ka lidhje me Republika Srpska apo çfarëdo që mund ta defunksionalizoje Kosovën.

Të verbuar nga lufta e brendshme, pushteti dhe opozita, Kosovën e marrin si të mirëqenë. Partnerët e Kosovës po ashtu janë shumë të zhgënjyer me mungesën e një qëndrimi të qartë nga opozita.

Në takime të mbyllura ata shprehin gatishmëri që ta zbatojnë Asociacionin, sipas propozimit evropian, ndërkaq në publik përdorin fjalor toksik dhe e sulmojnë statutin e propozuar.

Partnerët e Kosovës presin nga opozita qëndrim të qartë nëse duhet dërguar në Gjykatë Kushtetuese statutin e propozuar nga BE-ja.

Mungesa e një qëndrimi të qartë, sipas partnerëve të Kosovës, e ul kredibilitetin edhe të opozitës. Sipas tyre ndonjëherë krijohet përshtypja thuajse në Kosovë nuk ka fara partnerë kredibil.

Në një intervistë eskluzive për Albanian Post, një diplomat i lartë theksoi se Komuniteti Perëndimor nuk pret që Kosova të nxjerrë një dokument ligjor për krijimin e një asociacioni të tillë, siç sugjeron Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe sqaroi se komunat e Kosovës, përfshirë ato me shumicë serbe, janë të lira të asociohen dhe qeveria ose çdo entitet tjetër nuk mund të pengojë ushtrimin e këtij të drejti të garantuar ligjërisht.

Diplomati theksoi se të 27 anëtarët e BE-së, plus SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar, bien dakord që Statuti i Asociacionit, i propozuar nga QUINT, mundëson qe komunat të ushtrojnë kompetenca pa cenuar kornizën kushtetuese të Kosovës. Ai shpjegoi se Asociacioni do të krijohet në përputhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe ligjin e Kosovës, duke mbikëqyrur zhvillimin ekonomik, shëndetësinë, arsimin dhe zhvillimin urban dhe rural……………

Continue Reading

Kosova

Nëse jo sot, bëhet nesër, mospranimi i Kosovës në KiE, profesori tregon arsyen pse ndodhi

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj ka reaguar ndaj ndërkombëtarëve për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE dhe tha se Kosova u hoq nga agjenda e Komitetit për punë të jashtme, për shkak të futjes së Asociacionit si kusht.

Profesori pohoi se Asociacionin per Kosoven eshte nje barrë e rëndë, një thikë pas shpine që në vitin 2013 dhe 2015 qe ia futën vetë liderët e Kosovës, duke ia lanë si kopil para derës qeverisë së Kurtit që të merret me të, duke shtuar se ata nuk e patën as guximin e as kurajon që të merren.

“Pse e futën Asociacionin në marrëveshjen e 2013 kur për këtë nuk i nguti askush dhe të cilin mund ta refuzonin lirshëm sepse atëherë ishte vetem si kërkesë e Serbisë. Por këtë nuk e bënë, kurse Kosova ka 12 vite qe po ballafaqohet me ferrin ku i kanë renë mbi shpinë shumë emisar pro serb si: Borell, Lajçak, Grenell e sidomos me i zeshmi Escobar” – deklaroi Maxharraj dhe theksoi se, nuk ka dilema që tash 12 vite Asociacioni është bërë mollë sherri midis Kosoves dhe Serbisë.

“Sipas mendimit tim Asociacioni është një thikë me dy teha, ështe sulm mbi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës” – theksoi analisti politik.

“Presioni i ndërkombëtarëve per asociacionin si kusht që Kosova të anëtarësohet në organizmat ndërkombëtarë siç është KiE është i papranushëm, aq më shumë kur Asociacioni nuk ka lidhje me kriteret për pranim në KiE, por i takon dialogut që po vazhdon prej 12 vitesh pa ndonjë sukses. Kosova, Asociacionin nuk duhet të kalojë edhe me kushtin qe të mos pranohet në KiE, nëse jo sot, bëhet nesër, kurse Asociacioni është thikë pas shpine për Kosovë e cila ngadale depërton deri në zemrën e saj”, potencoi profesori Binak Maxharraj.

Continue Reading

Kosova

Eshtë ofenduese, Gjuriç për vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për Rezolutën për Srebrenicën

“Partia Progresive Serbe shpreh keqardhje të thellë për vendimin e autoriteteve në Mal të Zi për të mbështetur Rezolutën për Srebrenicën , e cila është e drejtuar kundër interesave jetike kombëtare të popullit serb në tërësi. Ndryshe nga një numër vendesh evropiane që nuk do të votojnë për rezolutën, disa prej të cilave janë edhe anëtarë të BE-së dhe NATO-s, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur, për një çështje kyçe të politikës së saj, kundër vullnetit të një pjese të madhe. të qytetarëve, që haptazi dhe publikisht të anashkalohet me ata që duan të krijojnë supozime për vendosjen e popullit serb në pozitë vartëse , që synojnë shfuqizimin e juridiksionit të Republikës Srpska dhe mbledhjen e reparacioneve të luftës, të cilat sigurisht nuk do të kalonin as nga Mali i Zi. – thuhet në deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq .

Siç tha ai më tej, vendimi është “i papërshtatshëm dhe fyes”, si dhe kundër pajtimit të serbëve dhe boshnjakëve.

“Duke respektuar plotësisht shtetësinë e Malit të Zi dhe veçanërisht kontributin shekullor të popullit dhe kishës serbe në këtë shtet, ne besojmë se është e papërshtatshme, madje ofenduese dhe sigurisht armiqësore që qeveria në Mal të Zi , pa konsultim me Serbinë, dhe me konsultim të drejtpërdrejtë paraprak me bashkë-sponzoruesit dhe autorët e rezolutës, vendosi të dilte me amendamente që nuk kishin për qëllim pajtimin e serbëve dhe boshnjakëve, siç pretendohet, por vetëm për të lehtësuar miratimin e saj. Prandaj presidenti Vuçic me të drejtë dhe arsye të plotë e ekspozoi këtë mashtrim të shëmtuar” – deklaroi Gjuuriç duke shtuar: – “Qeveria e Malit të Zi duhet të respektojë pavarësinë e Serbisë” pasi :nuk do të ketë asnjë përfitim nga kjo lloj politike dhe aq më pak respekt nga partnerët evropianë, shumë prej të cilëve gjeografikisht dhe kulturalisht janë dukshëm të ndryshëm, por që nuk do votojnë për këtë lloj rezolute”
“Do të ishte e udhës që Qeveria e Malit të Zi të fillojë të respektojë pavarësinë dhe shtetësinë e Serbisë dhe nëse nuk dëshiron të ndihmojë dhe dëshiron të jetë në anën e atyre që janë kundër Serbisë, të paktën ta lërë Serbinë të shpreh lirisht pikëpamjet për interesat jetike kombëtare dhe të mos hedhin kripë në plagën e popullit serb në kurriz të lajkave të qendrave të fuqive të huaja” – theksoi Gjuriç.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING