Thinking ...
Connect with us

Kosova

13 vite burg për Rexhep Selimin, reagon bashkëshortja: Do të qëndroj krenare

Një ditë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar publikisht edhe Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një fotografi së bashku me dy fëmijët e saj, ku shfaqen duke mbajtur flamurin e UÇK-së. Në mesazhin shoqërues, Mehmeti-Selimi shprehet se do të vijojë të qëndrojë krenare dhe e fortë nën simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i saj vjen një ditë pas shpalljes së vendimit ndaj Rexhep Selimit, i cili u dënua me 13 vite burgim. Sipas aktgjykimit, Selimi u gjet përgjegjës për disa vepra penale të lidhura me krime lufte, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në përmbushjen e dënimit.

Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet, njësoj si aktgjykimet e dhëna ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Advertisement