Connect with us

Bota

Krishtlindjet – Pushime më të gjata shkollore dhe jo…

Komisioni i BE ka publikuar udhëzimet për javët e ardhshme, në përpjekje për të shmangur një valë të re infeksionesh gjatë periudhës së festimeve.

“Në kontekstin aktual epidemiologjik në BE është e vështirë të justifikosh heqjen e masave të kontrollit. Për ata që duan të udhëtojnë, rekomandohet vaksina e gripit, “ tha Komisionerja e BE për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.
E cila theksoi se është e nevojshme që të mbahet nën kontroll pandemia derisa të gjitha vendet të kenë të disponueshme një vaksinë anti-COVID.

«në Evropë çdo 17 sekonda një person humbet jetën për shkak të Covid. Situata mund të stabilizohet, por mbetet delikate . Ne nuk duam të anulojmë Krishtlindjet, por t’i bëjmë më të sigurta,” shtoi ajo.

Teksti i Komisionit nuk përmend sportet dimërore, por mesazhi është i qartë, të gjitha shtetet duhet të sakrifikojnë diçka për të arritur për të vënë nën kontroll pandeminë.

Rekomandimet e Brukselit, synojnë të koordinojnë përgjigjen ndaj Covid, sepse janë Shtetet Anëtare ato që kanë kompetencë ekskluzive në këto fusha.

Pushimet shkollore

Në mënyrë që të zvogëlojë rreziqet e transmetimit në periudhën pas Krishtlindjes, Komisioni bën thirrje që t’i kushtohet vëmendje zgjatjes së pushimeve shkollore ose kalimit në një peiudhë në mësimin online, për të parandaluar infeksionet futen në shkolla. Në këto raste, shpjegon Brukseli se do të jetë e rëndësishme “të përcaktohet një datë disa ditë para se fëmijët të kthehen në shkollë, në të cilën të gjitha familjet me fëmijë dhe arsimtarët duhet të jenë kthyer në shtëpi nëse kanë udhëtuar.

Ceremonitë fetare

Në rastin e ceremonive fetare, Brukseli fton Shtetet Anëtare të ‘shmangin shërbimet e mëdha ose të dëgjojnë ceremonitë online, në televizion ose radio, të caktohen vende specifike për familjet dhe për të ndaluar këndimin kolektiv. Përdorimi i maskave është veçanërisht i rëndësishëm gjatë këtyre llojeve të takimeve “.

Distancimi fizik

Distancimi fizik dhe kufizimi i kontakteve shoqërore mbeten “thelbësore” edhe në muajt e dimrit, në veçanti gjatë periudhës së pushimeve. Masat duhet të bazohen në situatën epidemiologjike në vendin përkatës për të kufizuar ndikimin social dhe ekonomik dhe për të rritur pranimin nga njerëzit. Komisioni fton të gjithë që të të mos lejojmë takime masive dhe të përcaktojmë kritere të qarta për ngjarje të jashtëzakonshme p.sh. të përcaktohet numri maksimal i njerëzve të lejuar për takime të brendshme dhe të jashtme dhe masa specifike të kontrollit.

Puna nga shtëpia dhe karantinimi

Në funksion të pushimeve, për të shmangur infektimin, është e preferueshme “të lejoni njerëzit të punojnë nga shtëpia ose nga vendi ku ata synojnë të kalojnë pushimet e fundvitit disa ditë para dhe pas, mundësisht rreth shtatë ditë “.

Qëllimi është të sigurohet që punëtorët mund të vetë-karantinohen (për të paktën 7 ditë) para se të kthehen në vendin e punës. “Aty ku puna në distancë nuk është e mundur, punëdhënësit duhet të vendosin masa që lejojnë kthimin e sigurt në punë.”

Testet mbeten thelbësore për të zbuluar grupet dhe për të ndaluar transmetimin. Aplikacionet kombëtare të gjurmimit të kontakteve të disponueshme për shumicën e Shteteve Anëtare mund të ndihmojnë.

Udhëtime të sigurta dhe një vaksinë anti grip

Pushimet e fundvitit mund të çojnë në një rritje të udhëtimeve. Është e nevojshme që të ruhet siguria dhe të arrihet koordinimi midis shteteve. Komisioni po ashtu kërkon që të gjithë qytetarët të bëjnë vaksinën e gripit para udhëtimeve.

Sistemi shëndetësor

Shtetet duhet të përgatisin plane të vazhdimësisë së trajtimit të sëmundjeve të tjera dhe menaxhimin e shpërthimeve të Covid .

Mbështetje psikologjike

Pandemia shkakton stres të madh. Komisioni i BE fton Shtetet Anëtare të “forcojnë mbështetjen e publikut për të luftuar lodhjen pandemike. Duhet gjithashtu të intensifikohet mbështetja psikosociale ».

Plani i vaksinave

Komisioni është i gatshëm të mbështesë Shtetet Anëtare nëse është e nevojshme në shpërndarjen e vaksinave në përputhje me planet e tyre të shpërndarjes dhe vaksinimit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *