Connect with us

Bota

Kush është njeriu që qëlloi Robert Ficon: dyshime për kontaktet me jashtë të pensionistit Cintula nga pacifist në vrasës

Nga Vitjon Nina

Njeriu i zakonshëm qëlloi kryeministrin sllovak. Sido që ta shikoni, në fakt këtë, profili personal i pensionistit 71-vjeçar Juraj Cintula Bra, ish-pjestar i grupeve për security në profesion dhe poet me pasion, është ai i një qytetari mbi të cilin nuk ka dyshime.

Pa asnjë precedent, pa raportime nga inteligjenca, asnjë kontakt i raportuar me personazhe potencialisht të dyshimtë.

Dhe është pikërisht kjo që e bën një mister të vërtetë sulmin ndaj liderit sllovak që tronditi Evropën.

Sepse njeriu i zakonshëm, i cili ndër të tjera kishte themeluar një lëvizje pacifiste, doli nga shtëpia dje, u nis për në Handlova (qytet ish-minatorësh me 18 mijë banorë), i shpëtoi aparatit të sigurisë (në realitet shumë të brishtë) që mbron Robert Fico-n në daljet e tij publike dhe qëlloi nga afër.

Tre të shtëna, ndoshta katër, shënuan.

Në një video që filloi të transmetohej rreth orës 19:00 dje në mbrëmje, Cintula pretendonte se kishte kryer sulmin «sepse nuk jam dakord me politikën e qeverisë… media është likuiduar. Pse po sulmohet RTVS? Pse u rrëzua Mazak?

(Fico e kishte kritikuar në mënyrë shumë aktive NATO-n dhe atë që ai e konsideronte “ideologjinë” e Ukrainës).

Por mund të jetë e gjitha propagandë, dhe lidhjet e Ciintula-s të jenë më të errëta dhe ende për t’u hetuar.

Jo çdo gjë bën sens, në fakt, në këtë gjuajtës të çuditshëm, të vetëquajtur jo të dhunshëm.

Pra, kush është Cintula? Nga vjen? Kush e dërgon?

Këto janë pyetjet që e gjithë Evropa i bën vetes në këto orë, për të kuptuar nëse dikush ka armatosur dorën dhe vullnetin e poetit në pension.

Nëse ka diçka tjetër pas saj, përveç çmendurisë së një personisti të vetmuar.

Kontaktet e tij telefonike kontrollohen nga aparati i inteligjencës sllovake, po kontaktohen të gjithë personat me të cilët ka pasur marrëdhënie në 48 orët e fundit.

Ndër hipotezat që shqyrtohen nga hetuesit është ajo sipas së cilës ai mund të jetë afruar nga dikush, sllovak apo i huaj, i cili e ka bindur të vepronte.

Për momentin po hulumtohen disa të dhëna, edhe me bashkëpunimin e tij. Dhe mbi të gjitha falë analizave të pajisjeve elektronike (telefonit që kishte me vete. Dhe një kompjuteri që iu sekuestrua në shtëpinë e tij).

Cintula në fakt është aktiv në disa kanale sociale. Dhe ka një sërë kontaktesh që po përpiqen t’i thellojnë dhe të cilat janë intensifikuar ditët e fundit.

Sepse, është e vërtetë, pensionisti nuk “njihet”. Por menjëherë pas sulmit u shfaqën disa nga të njohurit e tij të vjetër.

Për shembull, në vitin 2016 ai mori pjesë në disa demonstrata të organizuara nga një organizatë paraushtarake sllovake, Slovenski Branci, e mbyllur në vitin 2022, e ekstremistëve pro-rusë fort anti-evropianë.

Ishte një organizatë e çuditshme që rekrutonte të rinj me uniforma në të gjithë Sllovakinë për të “mbrojtur vendin” nga të huajt, por edhe nga një Evropë tepër “invazive”.

Sipas arkivave të mediave sociale, Cintula kishte parë diçka në atë grup, aq sa mori pjesë në disa demonstrata.

Kjo është e dokumentuar nga të paktën dy fotografi, në të cilat fytyra e sulmuesit përkon plotësisht – sipas një analize të kryer me softuerin e njohjes vizuale.

Slovensky Branci është një organizatë shumë pro-ruse sllovake, me elementë paraushtarakë dhe lidhje me ish-Spetsnaz ruse.

Slovensky Branci u panë gjithashtu në vitin 2012 në ceremoninë përkujtimore të Jozef Tiso, presidenti i një regjimi kleriko-fashist sllovak: më vonë lideri i organizatës Peter Švrček e distancoi Brancin nga kjo ngjarje dhe e pranoi se kishte qenë një gabim.

Në momentin e takimit me Cintulën, Slovensky Branci e prezantoi atë si shkrimtar dhe kolumnist në faqen e tij në Facebook dhe publikoi tekstet e tij.

Në të cilin ai shpesh kritikon emigrantët dhe shpreh mbështetjen publike për organizatën.

Slovenský Branci ishin një grup paraushtarak i paregjistruar, i përbërë nga fanatikë të ndryshëm, në atë kohë, me lidhje me ekstremistët dhe me orientim pro-rus.

Në vitin 2022, organizata pushoi së funksionuari.

E gjitha kjo të njëjtën periudhë kjo në të cilën Cintula botoi disa poezi kundër migrantëve dhe në përgjithësi kundër sistemit.

Nëse kjo është e vërtetë, është gjithashtu e vërtetë se 71-vjeçari njihet mes miqve të tij si mbështetës i së majtës sllovake, në veçanti partisë opozitare Sllovakia Progresive.

Dhe i cili vitet e fundit kishte themeluar së bashku me një mik të tij një lëvizje kundër dhunës.

Një tjetër pjesë e pashpjegueshme e kësaj historie.

“Ne e bëmë këtë pasi një filipinas që jetonte pranë nesh u rrah për vdekje. Dhe kjo nuk është e pranueshme. Në një vend demokratik nuk mund të ketë kurrë dhunë”, shpjegoi Cintula për gazetën Aktuality (i njëjti ku punonte Jan Kuciak, gazetari i vrarë në 2018 për hetimet e tij), pak orë pas sulmit.

Por pse një njeri që themeloi një grup kundër dhunës po qarkullonte i armatosur?

“Ai kishte pësuar një sulm në punë dhe për këtë i është dhënë një armë për vetëmbrojtje”, shpjegon gjithmonë miku i tij. I cili është gjithashtu fqinj i Cintula-s.

Ata jetojnë në Levice, në Sllovakinë jugore. Nga atje duhen 55 minuta me makinë për të arritur në Handlovà, ku Fico dje mori pjesë në një takim me autoritetet lokale. Arma që ka qëlluar rezulton e poseduar dhe e denoncuar ligjërisht, siç shpjegon djali i tij.

“Jam në shok, nuk e kisha idenë se çfarë po planifikonte babai im apo pse e bëri atë”.

Djali i Cintulës ka dashur të thotë vetëm një gjë për opinionet e tij politike. “Nuk ka votuar për Ficon, kjo është e sigurt, nuk do të shtoj asgjë tjetër”.

Sipas asaj që ai i tha gazetës sllovake, babai i tij nuk ka shprehur asnjëherë qëllime terroriste apo synim për të sulmuar kryeministrin dhe as nuk duket se ka probleme të plota psikiatrike.

“Ndoshta ai pati ndonjë krizë. Ai është një burrë i fortë, por jo i dhunshëm. Ai ishte poet”.

Advertisement