Politike
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD-së për Avokatin e Popullit, Bardhi: Faktet u shtrembëruan
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se opozita do të respektonte çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese, por kundërshton mënyrën se si, sipas tij, janë paraqitur faktet dhe provat në arsyetimin e vendimit.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së pretendon se Gjykata Kushtetuese ka shtrembëruar faktet dhe provat gjatë arsyetimit të saj. Sipas Bardhit, mënyra e paraqitjes së tyre ngre pikëpyetje mbi vendimmarrjen e Gjykatës në këtë çështje.
Reagimi i tij vjen pas vendimit të Kushtetueses për kërkesën e deputetëve të PD-së, të cilët kishin kundërshtuar procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e Endri Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit.